BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Zgjerohet lista e medikamenteve të rimbursueshme për vitin 2017, ja 30 barnat e reja që shtohen

Zgjerohet lista e medikamenteve të rimbursueshme për vitin 2017, ja 30

Lista e medikamenteve të rimbursueshme për vitin 2017 do të pasurohet me 30 medikamente të reja, që më parë nuk kanë qenë pjesë e listës. Ky është vendimi i marrë nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor që me anë të një vendimi të tillë synon ardhjen në ndihmë të pacientëve në nevojë. Fokusi dhe filozofia e zgjerimit të listës së rimbursit këtë vit është pikërisht te sëmundjet me përhapje të gjerë në popullatë, sikurse janë sëmundjet e zemrës dhe veshkave. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar të sëmurëve me tumor, për të cilët janë shtuar në listën e rimbursimit barna që shkurtojnë kohën e hospitalizimit të tyre. Lista e re e barnave me rimbursim mbulon edhe një kategori shumë të ndjeshme por më herët, pak të përfaqësuar në listë, sikurse është ajo e fëmijëve. Në total listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar 30 medikamente që e pasurojnë atë edhe më tej. Konkretisht, lista e re e vitit 2017 e barnave të rimbursueshme do të përfshijë barna të tillë si: Anti-diabetikë; Kundër obezitetit në pacientët që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje kardiologjike; Për shërbimin e Pediatrisë për Mukopolisakaridozë tipi VI; Për kardiologjinë, të cilat e çojnë trajtimin e pacientit nga monoterapia në kombinime të terapive të ndryshme; Për shërbimin e Nefrologjisë; Për shërbimin e Psikiatrisë; Për Sklerozën e shumëfishtë recidive remitente; Për shërbimin e Reumatologjisë/ Dermatologjisë për sëmundjen e psoriazis; Për onkologjinë, me rëndësi për pacient që që vuajnë nga sëmundje tumorale, të cilat shkurtojnë kohën e hospitalizimit; Vendimi për zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme u mor në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Fondit dhe pritet te miratohet ne Këshillin e Ministrave, ndërkohë që lista pritet të hyjë në fuqi më 1 Maj 2017 dhe do të mbulohet nga FSDKSH.

Paketat shëndetësore

Me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit, janë zgjeruar dhe përmirësuar të gjitha paketat shëndetësore që mbulohen nga sigurimet shëndetësore si në spitalet publike ashtu edhe ato private. Rishikimi i protokolleve të mjekimit të paketave shëndetësore është në funksion të lehtësimit të pacientëve dhe zgjerimit të shërbimeve, që mbulohen brenda paketave që financohen 100% nga fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Përfitues janë pacientët që vuajnë nga dializa, të cilët do të përfitojnë dy paketa të reja, atë të fistulës dhe graftit, të cilat do të financohen plotësisht nga Fondi si në shërbimin publik ashtu edhe në atë privat. Gjithashtu janë shtuar disa ekzaminime të reja në paketën e dializës, në mënyrë që shërbimi i ofruar në paketë të jetë i plotë dhe tërësisht në sinkron me protokollet europiane të këtij shërbimi. Ndryshime të rëndësishme kanë pësuar edhe paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë. Përpos interventit, nga dy ditë qëndrim në terapi intensive të parashikuar në paketat e mëparshme, tashmë janë tetë ditë qëndrim në terapi intensive për interventet e kardiokirurgjisë, që do të mbulohet financiarisht nga Fondi si në shërbimin publik ashtu edhe atë privat. Gjithashtu, për të gjashtë paketat që përfshihen brenda këtyre dy shërbimeve, janë shtuar ekzaminime të tjera, duke ofruar kështu një shërbim të plotë dhe cilësor për pacientët.

Bujar Muçaku