Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Zv. Drejtori i FMN-së: Shqipëria ka bërë progres në ruajtjen e stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë

Postuar: 13/02/2018 - 20:34

Në përfundim të vizitës së tij në Shqipëri, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), z.Tao Zhang, në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria ka bërë një përparim në ruajtjen e stabilitetit dhe zhvillimin e ekonomisë.

“Ishte një kënaqësi për mua të vizitoja Shqipërinë për herë të parë si zv.Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së. Unë pashë një vend që ka bërë përparim domethënës në uljen e varfërisë, në ruajtjen e stabilitetit dhe në zhvillimin e ekonomisë. Kjo gjë është arritur falë reformave të rëndësishme të zbatuara nga Shqipëria.

“Në bisedimet me autoritetet, unë theksova se ky është momenti për të përshpejtuar reformat. Ekonomia botërore është në një fazë rritjeje. Kjo përfshin Europën ku inflacioni dhe normat e interesit janë të ulëta. Megjithatë, këto kushte kaq të favorshme të mjedisit të jashtëm nuk do të zgjasin përgjithmonë. Kështu që tani është koha për të ndërmarrë reforma dhe për të ndërtuar mburoja më të forta ekonomike dhe financiare.

“Unë gjithashtu diskutova me autoritetet politikat për të rritur potencialin e rritjes ekonomike të Shqipërisë.  Këto përfshijnë përmirësime në infrastrukturë, arsim dhe në klimën e biznesit, sidomos në forcimin e shtetit ligjor. Ulja e borxhit publik është një objektiv i rëndësishëm që mund të arrihet duke forcuar menaxhimin e financave publike dhe sistemin tatimor.

“Në përfundim, unë dua të falenderoj Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe të gjithë zyrtarët e tjerë për mikpritjen e ngrohtë dhe për mundësinë që të njihem më shumë me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të Shqipërisë.”

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2018 - 10:16

Projekt vendimi i përgatitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike për përjashtimin e Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net dhe që pritet miratohet javën e ardhshme në mbledhjen e Këshillit drejtues të këtij institucioni, është një skandal i vërtetë.

Postuar: 17/02/2018 - 11:53

Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një serrë organike, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore. &nb

Postuar: 17/02/2018 - 10:09

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë eur

Postuar: 17/02/2018 - 10:03

Pas kompanive celulare, Vodafon dhe Telekom, është Autoriteti i Konkurencës ai që hedh poshtë pretendimet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, se është konsult

Postuar: 16/02/2018 - 21:28

Zona e Bedatit, ne Divjakë dikur një zonë e shkretë është kthyer në një plantacion gjigant të mbjelljes së pemëve dru frutore.

Postuar: 16/02/2018 - 19:47

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë eur

Postuar: 16/02/2018 - 08:12

AKEP ka shtyrë marrjen e vendimit për përjashtimin vetëm të Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net.