BREAKING NEWS

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the prosecutors are expected to take the facts from the American Justice in their hands, the order letters in the USA are launched, information will also be obtained about Patrick He...

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of Ilir Metaj's spy file, we expect that the "syringe with sea water" that the DASH senior official injected into SPAK prosecutors will lead to the arrest of "heavyweights"

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of
x
BREAKING NEWS

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a quorum on the Law on Strategic Investments, this is how the Constitution was overturned by the majority, the fraud is revealed

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a
x
BREAKING NEWS

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who challenges the old "wolves" in politics, apartment 200 thousand euros, 11 bank accounts, staggering profits from rent, 180 thousand euros from property sales, how he justified the milli...

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who
x
BREAKING NEWS

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the corruption of Klodian Allajbeu and Vilma Nushi, thefts with "Hemodialysis", "Check Up", "Laboratories" and "Sterilization" are proven, arrests are expected from SPAK

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha set up a commission to destroy SPAK and the Justice Reform, here are the new "non-women" deals with the prime minister to block arrests

Rama-Berisha set up a commission to destroy SPAK and the Justice Reform, here
x
BREAKING NEWS

The Port of Vlora scandal broke, this is how Samir Manes was forgiven 57 thousand square meters of land, 2 ministers were implicated, SPAK takes over the lawsuit against the government mega-oligarch

The Port of Vlora scandal broke, this is how Samir Manes was forgiven 57
x
BREAKING NEWS

The well-known journalist warns of sensational arrests in the coming days, here are some of the "scorching" files that SPAK is investigating and the scheme followed by BKH agents to arrest Jorgo Goro, the acting mayor of Himara was intercepted for 4 mo...

The well-known journalist warns of sensational arrests in the coming days, here
x

Kultura

Mikel Temo: Government no program for the development of culture, today no one talks about visual arts, GKA minimal activities

Mikel Temo: Government no program for the development of culture, today no one

Last year, the artist Mikel Temo closed the year with a bust of the architect Gani Strazimiri, founder of the Institute of Cultural Monuments in our country. For the newspaper "SOT" the well-known artist Mikel Temo tells about the work with the work, as well as the inauguration that took place in the last days of the year we left behind. Artist and art teacher, Mikel Temo in this first month of the year talks about the problems that the pandemic has brought for artistic activity, as well as stops at the lack of help from institutions for visual arts in our country. For the artist Mikel Temo there are no programs for visual arts in the country, where the lack of exhibition spaces is obvious. For the artist Mikel Temo, the problem is the non-representation of artists after the '90s with their works in the GKA collection, because they have not been bought over the years. Mikel Temo graduated in Monument Painting and Drawing at the Academy of Arts in Tirana, Albania in 1986, after training in an intensive program in traditional art he completed a doctorate in Arts in 1997. From 1986-1998 Mikel Temo shared his knowledge his and his love of art with students as teachers in the School of Arts of Tirana. After exploring trips to art museums in Italy and France his work became more abstract with traces of reality.

 

-How did the year 2021 start for you, we are in its first month?

Ne jemi akoma në një gjendje pritjeje, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas datës 11 janar të këtij viti. Jemi si pedagogë akoma në pritje për vendimet nga qeveria. Kjo është një situatë globale dhe në bazë të kësaj vepron edhe Shqipëria. Bëhet fjalë dhe për sistemin arsimor, ku ne jemi të punësuar si pedagogë në Universitetin e Arteve, sepse çdo projekt lidhet gjithashtu edhe me vendin e punës sonë. Por jemi akoma në këtë situatë të pasigurisë, për atë se çfarë do të ndodhë më vonë. Por projektet e mia individuale në studion time të pikturës vazhdojnë. Unë punoj me idenë që me rregullimin e situatës të vazhdojmë me programet e ekspozimit të veprave të punës, që është bërë gjatë kësaj periudhe. Por me gjithë këtë periudhë të vështirë që kaluam me pandeminë dhe kemi humbur dhe miq e të afërt gjatë kësaj kohe, kjo është një situatë emocionale që shpeshherë na pengon që të jemi kreativë në mënyrën e duhur. Por gjithsesi situatat qofshin negative apo pozitive janë një burim frymëzimi.

-Vitin që kaloi e mbyllët me një vepër të arkitektit Gani Strazimiri. Çfarë mund të na thoni rreth realizimit të saj?

Ishte vepra ime e parë publike në gjininë e skulpturës dhe për mua ishte një kurorëzim me sukses i punës që kam bërë gjatë këtyre 2-3 viteve, që i jam rikthyer skulpturës. Kuptohet që përveç punës në studio dhe projekteve personale të ndryshme, kjo ishte një kërkesë nga familjarët e arkitektit Gani Strazimiri dhe angazhimi im ishte i plotë. Doli një punë jashtëzakonisht e mirë, duke bashkuar dhe forcat me palën tjetër që do ta vendoste këtë bust në një hapësirë publike në ambientet e jashtme të Institutit të Monumenteve të Kulturës, në ish Kinostudio. Gani Strazimiri është themeluesi i Institutit të Monumenteve të Kulturës, por atë ditë nuk kishte drejtoresha e IMK apo dhe ministrja e Kulturës. Sigurisht që duhet të ishin të pranishme, por nuk kam informacionin e duhur se çfarë ndodhi. Atij institucioni i është dhënë emri Gani Strazimiri dhe më pas është vënë një emërtim tjetër. Por normalisht duhet të ishe drejtoresha e Instituti të Monumenteve të Kulturës, apo edhe ministrja e Kulturës në atë ditë që u bë inaugurimi i bustit të Gani Strazimirit, sepse ai ka qenë themelues dhe drejtues i IMK.

-Sa ju ka penguar pandemia, me krijimtarinë tuaj në pikturë?

Në krijimtarinë time nuk më ka penguar, përkundrazi është bërë frymëzuese në kuptimin që kemi qenë të detyruar të qëndrojmë mbyllur për një periudhë gati 3 muaj e gjysmë gjatë pandemisë, dhe kjo ka qenë kreative për mua si krijues. Por sa i përket aktiviteteve kulturore të ekspozitave ka çeduar problemi për arsye sepse nuk lejohen grumbullimet e njerëzve, ka një protokoll të caktuar që duhet të ndiqet. Por gjatë asaj periudhe disa muaj më parë në vitin që lamë pas me rikthimin në shkollë dhe kjo jo për sa i përket krijimtarisë sime personale por në raport me studentët, ne bëmë një ekspozitë goxha të rëndësishme. Bëhej për herë të parë një ekspozitë e ateliesë së pikturës monumentale në Universitetin e Arteve me punë të studentëve gjatë periudhës së karantinës dhe para saj. Pati pak njerëz, ku u ndoq protokolli dhe njerëzit futeshin nga dhjeta veta për të parë ekspozitën në galerinë FAB. Kuptohet që janë situata të reja dhe gjetëm formate të reja në galerinë FAB për ta bërë të mundshme prezencën në publik, ku dhe në media ajo ekspozitë pati një jehonë të mirë.

-Në 2021, çfarë doni të jetë ndryshe për artin pamor në vend?

Deri tani që ne flasim në vendin tonë nuk ka asgjë për artin pamor nga institucionet në vend, pra nga Ministria e Kulturës dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Edhe konkursi “Onufri” që ne flasim kaq shumë vjet u bë në Galerinë Kombëtare të Kosovës. E vetmja ekspozitë “Onufri” që ishte si format i krijuar prej vitesh dhe që funksionoi deri para disa vjetëve u mbyll, dhe disa kolegë e transferuan atë aktivitet në Prishtinë dhe e titulluan “Onufri Remade”. U bë, por a do të vazhdojë përsëri dhe si do të vazhdojë kjo është një pikëpyetje e madhe, sepse nuk e organizon më Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës. Ishte një iniciativë private, që e morën disa artistë dhe e ribënë në Prishtinë aktivitetin. Nuk e di se çfarë kanë parashikuar në programet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë për artin pamor.

 

-Vitet e fundit Galeria Kombëtare e Arteve sipas artistëve të ndryshëm nuk ka pasur aktivitetin, që ata prisnin. Si ka ndikuar kjo?

Galeria Kombëtare e Arteve në vendin tonë është e përqendruar kryesisht vetëm në 4 aktivitete në vit. Këto janë shumë pak, qoftë dhe për të justifikuar vendin e punës. Ato 4 aktivitete i kanë bërë publike dhe një prej tyre është dhe ekspozita, që u hap me veprat e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Por një organizim, i cili pretendohet të ketë sjellë risi ndërkohë nuk mendoj që ka sjellë ndonjë risi. Është një ekspozitë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve me një ide si magazinë, më saktë nxirre magazinën jashtë dhe nuk kemi lexuar asgjë kuratoriale rreth ekspozitës, çfarë synonte ajo të nxirrte. Janë bërë shkrime të përgjithshme, por jo në kuptimin kritik të fjalës. Jo thjesht për të kritikuar periudhën kur janë bërë, por dhe për të vlerësuar çfarë është bërë. Janë dy gjëra që shkojnë së bashku, si vlerësimi dhe kritika. Dakord që fondi i veprave të GKA është aty, po ata artistë nga viti ‘90 e deri më sot ku janë? Ata mund të ndërtojnë një projekt tjetër, por deri tani nuk ka gjë në GKA.

 

-Kur ju shpreheni artistët nga viti 1990 e deri tani e keni fjalën për veprat e fondit, por si ka ndikuar problemi i mosblerjes së veprave për fondin e GKA?

Galeria Kombëtare e Arteve nuk ka blerë më vepra arti, dikur blinte. Nga viti 1990 e këtej nuk ka blerë dhe nëse do të ketë ndodhur kanë qenë shumë pak, dhe nuk janë masë për tu ekspozuar si periudhë e pas viteve’ 90. Pas vitit ‘90 veprat janë blerë dhe te ekspozita “Onufri” në GKA. Vepra që vlerësoheshin me çmim mbaheshin nga GKA dhe pasuronin fondin e saj. Ai fond që ka Galeria Kombëtare e Arteve sot është me veprat e artit që janë blerë para viteve ‘90. Tani Galeria Kombëtare e Arteve nuk ka mundësi që të ketë një koleksion të artit bashkëkohor, sepse nuk ka blerë gjë. Përgjegjësia për këtë? Një buxhet me 3 milionë lekë të reja, çfarë do të bëjë Galeria Kombëtare e Arteve? Unë nuk e di nëse ka lëvizur ky fond, por është shumë i vogël për të blerë vepra arti sot. Problemi është, që nuk ka një program qeverie mbi zhvillimin e kulturës dhe artit në Shqipëri. Asnjë nuk flet për program kulturor, që ka lidhje me artin pamor në vend.

-Për ju si artist, si ndikon jo?

Planet e qeverisë janë si organizohen gjërat. Në planin e qeverisë përveç ekonomisë dhe të tjerave është dhe kultura, po kush janë planet? Nuk kemi dëgjuar nga asnjëra palë qeverisëse se çfarë do të bëhet me promovimin e artit shqiptar brenda vendit, jo më të mendojmë për jashtë. Merren me disa emra të përveçëm dhe mendojnë se me ata emra e kanë zgjidhur problemin kulturor shqiptar. Me pjesëmarrjen në ndonjë bienale jashtë apo dhe me ardhjen e ndonjë artisti shqiptar që jeton jashtë që e rikonfirmojnë brenda territorit të Shqipërisë nëpërmjet GKA, dhe kaq nuk ka gjë më. Mbaron aktiviteti. Por kjo nuk mjafton. Për autorët dhe artistët, që krijojnë aktualisht nuk ka alternativa. Galeri private nuk ka, shtetërore jo, atëherë duhet bashkia të kishte galerinë e saj. Nëse fillon restaurimi i Galerisë Kombëtare të Arteve dhe do mbyllet për një periudhë kohe, çfarë do të ndodhë me ne artistët? Mungesa e konkurseve kombëtare bën që të mos ketë dhe një konkurrim të hapur për të gjithë. Sot gjithsecili ekspozon me mundësitë e veta ose te Muzeu Historik Kombëtar ose të galeria FAB, apo te ndonjë galeri tjetër private. Sipërfaqet ekspozuese janë të vogla dhe nuk marrin shumë autorë, janë të limituara zgjedhjet, kështu që janë probleme që na shoqërojnë me aktivitetin krijues.

Interviewer: Julia Vrapi