BREAKING NEWS

Sad! Valentina Leskaj loses dear man from coronavirus: Today is a very difficult day for me

Sad! Valentina Leskaj loses dear man from coronavirus: Today is a very difficult
x

Opinion / Editorial

"Big Lie" - or the opposition strategy to win the election

"Big Lie" - or the opposition strategy to win the election

A diabolical scenario is being prepared by the opposition to win the April 25 elections. It is based on Berisha's statement in an interview that…. either we win on April 25 or we do on February 20. A diabolical strategy of the opposition to win the elections at all costs through the slogan "The bigger the lie the more credible it is for the masses". This propaganda war wearing a new costume, the one worn by the actors in the variety shows.

 But far more dangerous than the show itself when you look, that instead of actors (some of them talented), it is the politicians themselves and their bosses who pay to take power at all costs and not to please the citizens and couples who watch the show to spend time on tv, in theaters or elsewhere. That show is a fierce struggle for power and as such is carefully prepared to regain power, that power that gives it all: money, dignity, personality, wealth, and of course women or LGBTQ, if the politician is perverse. This struggle for power in Albania started in the 90s, when R. Alia, to escape the popular hatred that was exposed very sadly when the Ceausescu couple were shot, started by dividing the ALP into four parts (as an element to tell Europe that we are moving towards democracy and that communism is over) and in all parts placed four groups of individuals who had long worked in the ALP: the former communists in office, ex-security guards, ex-spies and fanatics (enverists without paste) by best mixing parts of the four groups in each party and putting the most obedient or those with files on the party chairman. This power struggle in a poor country like ours with a ridiculous GDP in the '90s (but with $ 20 billion in military reserves and $ 10 billion in unused revenue and merchandise, with a gold reserve of 5- 8 tons, which were misused and stolen by the authorities) and with per capita income (GDP per capital) of $ 100-$ 200 per year, with a policy of parasitism through poverty, with the first atheist place in the world, with a "young" man as a Frenchman sarcastically wrote in those years: "unwashed, with decayed teeth and torn shoes, and with a sexual ferocity to be envied" , became very harsh, as soon as inexperienced people came to power and influenced either by neighbors or by greed to get rich quickly under the pretext of "forming the rich capitalist class", destroyed hundreds of enterprises, factories, plants, factories , made law 7501 which destroyed private property so much that they did the opposite of what the then director of the World Bank Camdesu advised "fix private property and do not create other new problems for property". The then government did not even implement the implementation of the lustration law precisely because there were former spies in all parties,

 Shqipëria deri në 1997 u bë një shtet anarkist, pa qeveri të besueshme, pa politika të qarta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe parulla e të rinjve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” u sfumua sepse 1/3 e popullatës u largua dhe vazhdon të largohet nga një vend pa të ardhme të sigurtë. Kjo shkaktoi shpërbërjen e shtetit në ‘97, grushtin e shtetit në ‘98, por lufta në Kosovë në ‘99 stabilizoi gjendjen sepse miqtë amerikanë dhe europianë ndihmuan Shqipërinë që të bëhej si bazë mbështetjeje e shtetit të ri të Kosovës, i cili u deklarua i tillë në 2007. Vitet e mëvonshme vazhduan me të njëjtën ashpërsi të luftës politike, ku në çdo zgjedhje lokale dhe parlamentare, humbësi akuzonte ashpërsisht kundërshtarin që fitonte me deklaratën: “zgjedhje të manipuluara”.

 Për të mbajtur pushtetin, partitë aktivizuan të rinjtë e shkollave dhe fshatin i cili përbënte 70% të popullatës, duke dëmtuar rëndë hierarkinë profesionale dhe meritokracinë, e për pasojë në qeverisje u futën njerëz jo profesionistë, në pushtetin lokal u futën militantë, në polici u futën amatorë dhe ish-hajdutë e të korruptuar. Për pasojë Shqipëria gëzonte dhe gëzon një nam të keq brenda vendit dhe jashtë tij. Parlamenti gëlon nga njerëz jo të përshtatshëm, madje me studentë që nuk kanë mbaruar shkollën dhe me policë pa shkollë, apo me njerëz me diploma fallco, apo me dosje policore, ¾ e popullatës që nuk paguante taksat, me individë që kanë zaptuar pronat me urdhër partie e me vula noteriale apo nga gjykatës të korruptuar dhe me punë të pambaruara dhe me një deficit të brendshëm 70% të PBP, me një korrupsion galopant, me vrasjen e 27 banorëve në Gërdec në 2007, me vrasjen 4 njerëzve në demonstratë, me kultivim droge të paparë, por që nuk deklarohej përveç Laxaratit, sepse pushteti pengonte transparencën. 35% e prodhimit kombëtar ishte i jo-formalizuar sipas CIA. Kjo është Shqipëria deri në 2013.

Gjatë këtyre 8 vjetëve e deri tani kur flasim qeverisja e majtë u përpoq të vendosë Shqipërinë në binarët e ligjit dhe të punës, gjithmonë me përkrahjen e fortë e BE dhe sidomos të SHBA. Reformat që ndoqi qeverisja e majtë shkaktuan një reaksion të fortë tek ish pushtetarët, sidomos vetingu. Atëherë opozita e sotme ndoqi strategjinë e re për të marrë pushtetin e humbur prej dy mandatesh: taktikën e vjetër të quajtur “Big Lie”: pra gënje dhe mashtro sa të mundësh, bëj gënjeshtrën e madhe, përsërite që populli në mos do ta besojë- do të dyshojë… Orientimi i saj është: “Çdo element të gabuar që ka bërë qeverisja e ish-pushtetarëve përsërite sikur ta kenë bërë pushtetarët e sotëm, njollose Edi Ramën me çdo gjë. Çdo veprim që do të bëjë - akuzoje, çdo punë të mirë që do bëhet - akuzoje sikur të mos jetë bërë. Bli mediat. Kush ka në dorë mediat tv, mediat e shkruara, dhe linket, fiton zgjedhjet, sepse nëpërmjet tyre populli shikon, dëgjon, flet, proteston, angazhohet, komunikon, e bardha bëhet kollaj e zezë, puna e mirë bëhet një makth i keq në sy të popullit. Krijo shoqata ku të drejtohen nga njerëz me probleme personale të mprehta dhe me inate personale ndaj pushtetarëve dhe shaj sa të mundësh e shkruaj fake news sa të mundësh. Nxit për protesta sa të mundësh. Ngrini në protesta studentet sepse ata janë si barut i thatë dhe përdoren lehtë. Pavarësisht dy fatkeqësive të tmerrshme natyrore: tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia, vazhdoni të akuzoni qeverinë për keq qeverisje. Edhe nëse BE dha 1 miliard euro për ndihmat e tërmetit, shkruani në media të huaja me emra të rremë se këto ndihma keqpërdoren dhe shkojnë në duart e oligarkëve”. Praktikisht në korin e zbatimit të strategjisë “Big Lie’, janë futur tv të ndryshme kombëtare dhe lokale si “Syri net”, gazeta si Telegraf, Koha Jonë, janë angazhuar analistë që paguhen mirë në rolin e gjithologut për të shtrembëruar sa më shumë realitetin, janë angazhuar gazetarë që pyesin njerëz të thjeshtë duke i detyruar që të shajnë sa mundin çdo gjë. E gjitha kjo bëhet në përpjekje për të krijuar një destabilitetit, anarki, mërzitje, dëshpërim tek populli. Nga e kanë gjetur këtë strategji për të marrë pushtetin pa luftë, por më demagogji të sofistikuar si “Big Lie”? Një nga iniciatorët e “Big Lie” aktualisht është ish-presidenti Berisha, i cili e ka përdorur me sukses disa vite rresht dhe tani ua ka shpjeguar kolegëve të vet si vihet në zbatim. Big Lie (Grosse Lyge- në gjermanisht) është një teknikë propagandistike e suksesshme e përdorur nga Adolf Hitler dhe e shkruajtur nga ai në Main Kampf që më 1925. “Kjo duhet përdorur -thotë Hitleri- si një “gënjeshtër kaq kolosale” sa që askush nuk do të besojë që ai që e shpreh të ketë paturpësinë të deformojë të vërtetën në mënyrë kaq famëkeqe”. Në vazhdim Hitleri ka paraqitur rregullat se si duhet thënë kjo gënjeshtër e madhe: “Kurrë mos lejoni publikun të “ftohet”, kurrë mos pranoni që jeni gabim ose keni faj, kurrë mos pranoni që armiku juaj ka disa anë pozitive, kurrë mos i lini audiencës alternativa, kurrë mos pranoni që jeni fajtor, përqendrohuni mbi armikun në çdo kohë dhe fajësojeni atë për çdo gjë që ndodh; populli do të besojë që kjo “gënjeshtër e madhe” më shpejt se sa ato të voglat – do t’i besojë herët ose vonë”. Gebels (Paul Josef Goebels) gjithashtu përdori këtë taktikë duke u shprehur se: “Nëse ju thoni një gënjeshtër të madhe dhe ta përsërisni atë, njerëzit do fillojnë ta besojnë atë përfundimisht. Kjo gënjeshtër mund të vazhdojë përsa kohë shteti mund të mbrojë njerëzit prej pasojave politike, ekonomike dhe/ose ushtarake të gënjeshtrës. Kjo -vazhdon Gebels- bëhet shumë e rëndësishme për shtetin që të përdorë të gjithë fuqitë e tij për të shtypur pakënaqësinë, sepse e vërteta është armiku vdekjeprurës i gënjeshtrës dhe për pasojë, e vërteta është armiku më i madh i shtetit”. ((Big lie - Wikipedia)

Kjo strategji e vjetër përdorur mjeshtërisht nga opozita jonë nuk do të japë rezultate nëse qeverisja do t’i përgjigjet jo vetëm me punë të mira dhe të dobishme, por edhe me një propagandë reale pa gënjeshtra sepse siç e ka thënë dhe Gebels e vërteta është armiku vdekje prurës i gënjeshtrës. Dr. Claire Wardle tek “First Draft News” identifikon këto shtatë tipe të lajmeve të rreme: satira ose parodia, informacionet false, përmbajtje keqinformuese, koneksti fals, përmabjtje mashtruese,përmbajtje e manipuluar, përmbajtje e fabrikuar. Po kjo eksperte e medias së shkruar në 2017, nuk flet më për “fake news”, por për “ndotje informacioni” dhe dallon tre forma të ndotjes së informacionit: -Keqinformimi, -Disinformimi, -Malinformimi (Fake news - Wikipedia). Strategjia e sipërpërmendur e përdorur për vite me radhë, i ka ardhur koha t’i jepet një përgjigje e merituar njëherë e mirë sepse shoqëria shqiptare po vuan padrejtësisht nga kjo luftë e shëmtuar politikë që po ndot nëpërmjet media tv, mediave të shkruara, internetit, shoqërinë shqiptare, e cila nëse nuk do të ketë një përkrahje të vendosur dhe të sinqertë nga shteti shqiptar dhe nga SHBA dhe BE, mund të përsërisë, siç ka përsëritur çdo 10-13 vjet, rrëmuja sociale që e kanë çuar ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në zero dhe nga ku pastaj ka filluar nga e para. E përse? Për shkak të këtyre politikanëve të gjeneruar që 30 vite përpara, të cilët kanë ndotur shoqërinë shqiptare vetëm e vetëm ose për të rifituar pushtetin ose për t’i shpëtuar drejtësisë.