BREAKING NEWS

No casualties, infections fall in place, MoH updates data: Here are how many new cases were recorded in the last 24 hours by the coronavirus

No casualties, infections fall in place, MoH updates data: Here are how many new
x
BREAKING NEWS

Prime Minister Rama gives another fantastic news

Prime Minister Rama gives another fantastic news
x
BREAKING NEWS

After the sentence of 2 years in prison of the former chief prosecutor Adriatik Llalla, Rama gives the strong message to France 24, warns of the big change: We will do what is possible that ...

After the sentence of 2 years in prison of the former chief prosecutor Adriatik
x
BREAKING NEWS

The names are whitewashed! Who are the two brothers and the young man from Tepelena who wanted to kill the well-known businessman in Saranda?

The names are whitewashed! Who are the two brothers and the young man from
x

Opinion / Editorial

Europe community of minefield ideas

Europe community of minefield ideas

Today on Europe Day, we still hope, as there once did, that people believed that a better Europe and World could be built from the rubble of misery and war. But if there is one issue for which there is so much interest in the world today, it is security. Given the importance of ensuring security, it is no coincidence that so many meetings or conferences of the highest political and technical levels take place every year at European and global level. The importance attached to the recognition of the concept of safety and its placement in practice, has become today an integral part of the curricula of many schools of different levels. After all, this all-encompassing interest is explained by the belief that ensuring security would enable people to lead normal lives. But the concept of security, as a reflection of everyday realities, it also has the dynamics of its development. It would not be difficult to conclude that currently in addition to the traditional physical dimension, ensuring security to a considerable extent requires the recognition and prevention of risks at other levels such as the virtual one. Europe and the whole world has just realized that: If the coronavirus pandemic has taught us anything beyond the necessity of maximum personal hygiene, it is that the first victim of this pandemic was the leadership of a country. At no point in our years has humanity ever needed a moment of "the only thing we should be afraid of is fear itself." Today’s political renaissance is transnational in sources of inspiration, due to the impact of mass communication. Modern populist political passions can be directed against a distant goal, in the absence of a unifying doctrine. Cultural, social and religious diversity carry the risk that the political revival will turn against Europe as unity. What are some of the threats and challenges facing the European Union today?

In a more concrete analysis it is not difficult to conclude that currently at European level there are risks, which in isolation or in interaction with each other can undermine the efforts of the international community to guarantee a more peaceful and secure environment. sure. These risks can be classified as risks of the internal structural nature of the Union itself, as well as external risks mainly of a geopolitical nature. The trend that is being observed, which to some extent reflects the tensions within the European Union, is the perception that a significant number of residents in some member states have regarding the contribution and guarantees offered. Covid-19 pandemic, economic and financial crises such as those of Greece, Spain, Italy and Portugal,

Në masë tek qytetarët europianë është krijuar përshtypja se kemi të bëjmë me dy modele të ndryshme të drejtimit të shtetit. Nëse vendet e Europës Qendrore, Veriore e Perëndimore kanë arritur të ndërtojnë dhe të vënë në eficencë institucione shtetërore të besueshme dhe më pak të korruptueshme, e kundërta ndodh me vendet e Europës Jugore por edhe Lindore, të cilat kanë demonstruar deficite të konsiderueshme në përmbushjen e detyrimeve si ndaj shtetasve të tyre, ashtu edhe ndaj Unionit, prandaj konsiderohen edhe si barrë për vendet e tjera. Këto deficite dhe vështirësi përkthehen në kosto financiare për buxhetin e përbashkët dhe njëkohësisht edhe në qëndrime e vlerësime negative për vendet në vështirësi. Kjo ka krijuar një hendek në aspektin sesi banorët respektivë e shohin dhe konsiderojnë njëri-tjetrin. Paragjykimet dhe steriotipet për pjesë të ndryshme të kontinentit sigurisht që, nuk i shërbejnë sigurisë dhe integritetit të brendshëm të Bashkimit Europian. I ndërtuar duke pasur në bazë koherencën Bashkimi Europian do të detyrohej të vuante nga shumë probleme madje të rrezikohej për të ekzistuar nëse kjo koherencë do të humbiste.

Përveç sa më lart, sinjale paralajmëruese për të qenë të kujdesshëm dhe për të përmirësuar gjithnjë e më tepër instrumentet strukturorë e legjislativë përsa i përket garantimit të sigurisë erdhën edhe përtej kufijve të Bashkimit Europian. E ashtuquajtura Pranvera Arabe, megjithë arritjet në demontimin e sistemeve autoritariste dhe diktatoriale përsëri “eksportoi” rreziqe dhe kërcënime për Europën. Çështja e emigracionit ka kohë që diskutohet në kancelaritë e shumë vendeve europiane dhe me gjithë “solidaritetin” dhe “përkrahjen” për emigrantët përsëri nuk është arritur të gjendet gjuha e përbashkët, sa kohë që shtete të ndryshme anëtare të unionit e shohin dhe e vlerësojnë këtë çështje në këndvështrime të ndryshme nisur nga interesa të ngushta kombëtare. Statistikat nga Europoli dhe agjenci të tjera flasin se, së bashku me emigrantët që u kanë ikur luftërave në Lindjen e Mesme, e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e varfra të Europës, në Berlin, Paris, Bruksel, Romë, etj, hyjnë edhe elementë me precedentë penalë, individë që u përkasin grupeve dhe organizatave terroriste, të cilët kanë kryer akte vrasëse, të cilat Europa i kishte harruar prej dekadash. Por, përveç tyre Bashkimi Europian është i detyruar të marrë në konsideratë edhe rolin e aktorëve të rëndësishëm gjeopolitikë siç janë Rusia dhe në një farë mase edhe Turqia, vende këto që ndodhen në kufijtë natyralë me Unionin. Rëndësia e këtyre vendeve për sigurinë e Bashkimit Europian, lidhet me faktorët siç janë numri i popullsisë dhe i madhësisë gjeografike të tyre, aksesi i tyre në burime të rëndësishme energjetike, por edhe si vende transite për kalimin në Bashkimin Europian, jo vetëm të rezervave energjetike aq të nevojshme për konsumatorin dhe ekonominë, por edhe të dukurive dhe fenomeneve kërcënuese që barten nga individë e organizata të ndryshme. Në dhjetë vitet e fundit Rusia është rikthyer fuqishëm në arenën ndërkombëtare si një aktor i rëndësishëm. Duke shfrytëzuar burimet e saj energjetike, kaq të rëndësishme për shumë vende anëtare të Unionit, ajo ka treguar se në momente të caktuara mund të luajë fort me kartën e furnizimit me energji të Europës dhe të përpiqet që të mbrojë interesat e saj përkundrejt interesave të Bashkimit Europian në tërësi dhe të shteteve të veçanta anëtare. Ngjarjet në Ukrainë, janë një tregues kuptimplotë se megjithë përparimet e mëdha të bëra në fushën e sigurisë, Bashkimi Europian nuk është imun ndaj kërcënimeve të reja. Pikërisht edhe sot përplasja për të ardhmen e Ukrainës që prodhoi dhe prodhon konflikt jo vetëm të brendshëm mes mbështetësve të qëndrimeve të ndryshme në Ukrainë, por edhe në divergjenca dhe këndvështrime të ndryshme ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit nga njëra anë dhe Moskës nga ana tjetër. Një aktor shumë i rëndësishëm rajonal si dhe me një rëndësi të veçantë gjeopolitike për interesat dhe sigurinë e Bashkimit Europian, është edhe Turqia, e cila ndryshe nga Rusia, po përpiqet që të forcojë dhe stabilizojë rolin e saj përmes rritjes së volumit të tregtisë me prodhuesit lokalë duke e shtrirë atë edhe në procesin e përpunimit të mëtejshëm të mallrave. Duke parë se perspektiva e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian nuk është shumë premtuese për shkak të qëndrimeve bllokuese të disa prej vendeve më me peshë të Unionit, Turqia nën drejtimin e Erdogan po përpiqet që të kthehet në një superfuqi jo vetëm ekonomike, por edhe politike të rajonit. Një ndër kërcënimet aktuale për Bashkimin Europian, është rritja e frymës së euroskepticizmit. Vetëm një dekadë më parë shumë pak studiues mund ta kenë parashikuar se pas 10 vjetësh do të kishte një nivel kaq të lartë të skepticizmit mbi Unionin, fenomen ky që vërehet kryesisht në vendet më me influencë dhe me kontribute më të mëdha anëtare. Sigurisht që ky perceptim lidhet me faktorë të natyrave të ndryshme qofshin këto politike, ekonomike, sociale apo edhe kulturore, të cilat në realitet duke ndërvepruar me njëra-tjetrën rezultojnë në rënien e entuziazmit për Europën e Bashkuar. Fryma euroskeptike, megjithëse fillesat i ka që nga koha kur Britania drejtohej nga kryeministria konservatore Theçer, sot konsiderohet si një fenomen me mbështetje gjithnjë e në rritje. Pas Brexit në mjedisin politik Europian është shtuar mbështetja për partitë euroskeptike si, AfD në Gjermani, Fronti Kombëtar në Francë, Partia për Lirinë në Holandë, Partia e Lirë në Austri, Lega Nord në Itali, etj.

Ajo që shqetëson politikën, por edhe shoqërinë civile në shumë vende të Bashkimit Europian, është fakti se në këtë simfoni forcash politike me prirje euroskeptike, shpesh ndërthuren edhe elemente të ideologjisë populiste dhe ksenofobe, të cilat rrezikojnë dhe minojnë sigurinë. Janë të njohur qëndrimet radikale ndaj fesë myslimane të liderit të ekstremit të djathtë në Holandë Ëilders, një ndër kundërshtarët e vendosur për mosdhënien e statusit kandidat për vendin tonë.

Shih çfarë ndodhi vetëm në harkun kohorë të një viti kur Europa dhe qeveritë e saj transmetuan reagimin e tyre për krizën e koronavirusit. Shumë europianë pas kësaj krize po e thonë se, ka ardhur momenti tashmë të ngrihen dyshimet, nëse integrimi kishte shkuar shumë larg dhe nëse shteti-komb duhet të “rimarrë kontrollin”. Pas disa muajsh, njerëzit do të arrijnë në përfundimin se kriza ka nxjerrë zbuluar faktin që ka patur shumë pak Europë, ose tepër Europë. Ata mund të dëshirojnë më shumë Europë për t’i mbrojtur nga pandemitë e ardhshme, ose mund ta refuzojnë atë. Migrantët dhe kufijtë e hapur mund të jenë viktimat e para të debatit mbi Europën, të dominuar nga virusi, krizat, populizmi, dhe kërcënimet. Tani që disa shtete anëtare kanë rikthyer përkohësisht kufijtë, liderët dhe votuesit mundet që, pasi e keqja të ketë kaluar, të konkludojnë se nuk ka kuptim t’i rihapin ato plotësisht. U desh koronavirusi dhe u vunë në dyshim disa nga supozimet themelore mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian, i cili kur të kapërcehet pandemia, do të rifillojë, por më pak intensiv dhe i ndryshëm nga ai që kemi njohur deri më tani. Tradicionalisht, ne kërkojmë ngushëllim tek feja, sporti, argëtimi dhe në premtimin se shkenca dhe shoqëritë moderne, ofrojnë të gjitha mjetet e nevojshme për të zgjidhur çdo problem. Por momentalisht “janë hedhur në erë” idetë tona më themelore për komunitetin.