BREAKING NEWS

Frrok Çupi discovers the sensational names that have been removed from politics and exposes them all: Azem Hajdari told me that 'I will kill Berisha, or he will kill me', Ilir Meta wanted to execute Becchetti for 2 million euros, here how they poisoned...

Frrok Çupi discovers the sensational names that have been removed from
x
BREAKING NEWS

What is happening? Two explosions in Tirana / Explosives are planted in two apartments, the police reveal the details

What is happening? Two explosions in Tirana / Explosives are planted in two
x
BREAKING NEWS

Troubles for Ilir Meta are increasing, the Assembly asks the File Authority to publish the names of former insurance agents who are part of the Public Administration

Troubles for Ilir Meta are increasing, the Assembly asks the File Authority to
x
BREAKING NEWS

The behind-the-scenes "bombshell" is revealed, this is why Berisha took out the spy file from Meta, Begaj's decree, flirting with Rama and ambassador Kim made the head of "Foltore" mad

The behind-the-scenes "bombshell" is revealed, this is why Berisha
x
BREAKING NEWS

Details from the injury in Fushë-Krujë/ The reason why the fight started between the perpetrator and the 55-year-old man, where he aggravated the use of weapons, becomes clear. Police respond

Details from the injury in Fushë-Krujë/ The reason why the fight
x
BREAKING NEWS

The Balkans smell of "gunpowder", the diabolical plan that Vucic is preparing together with Putin for Croatia is revealed, riots are warned, this is how the situation can escalate into an armed conflict

The Balkans smell of "gunpowder", the diabolical plan that Vucic is
x
BREAKING NEWS

The scary scenario at the Serbian-Russian table, the "red lines" between the USA and Russia could ignite Kosovo, Putin wants bloodshed in the Balkans

The scary scenario at the Serbian-Russian table, the "red lines"
x
BREAKING NEWS

"Zelensky is like Hitler", Dmitry Medvedev comes up with the scary theory, this is how the senior Russian official is preparing the ground to take the place of Vladimir Putin

"Zelensky is like Hitler", Dmitry Medvedev comes up with the scary
x

Opinion / Editorial

Compensation for construction companies, Bujar Leskaj: It serves only the oligarchs and increases the risk of corruption

Compensation for construction companies, Bujar Leskaj: It serves only the

Normative Act No. 10 dt. 18.05.2022 for "Financial compensation of the price for some construction materials, according to the stipulations in public contracts for work, as a result of the special situation, created in the market during the year 2022", although in principle it represents an opportunity to help businesses that realize public work, in reality risks turning into a highway of corruption and abuse of public money. This Act should not have been like this. It had to be preceded by a study of costs and benefits, from a complete database of companies that have received state contracts and from them, of companies with problems in the realization of public tenders, that had to be excluded from support. The Act should have come to Parliament in the form of a full law,

I. Normative Act without a concrete financial bill

Normative Act No. 10 comes unaccompanied with a concrete financial bill of how much the support to businesses will cost the State Budget. Public tenders make up nearly a third of the state budget for a year, or more than 1.2 billion euros. In the tenders of the two years together, 2020 and 2021, it is about two thirds of the annual state budget. Most of the funds in value are procurements for the construction of important road accesses.

The purpose of the normative act is to determine the rules and criteria for financial compensation, while this financial compensation for private enterprises that have won public contracts is set at 5-30%, a very wide margin that leaves an open path for abuses and favoritism of companies clients of the Rama sect, not fulfilling what itself must fulfill the criterion: precise and clear definition to avoid any room for abuse, which would greatly burden the state budget.

The question is how much will be the financial effects of this normative act? And since it will be covered by the state budget, in what form: by increasing taxpayers' taxes or by borrowing?

Normative Act No. 10 does not contain concrete financial calculations, at least on a quarterly basis, of the obligations arising from the applications of the companies subject to the Normative Act. There is no methodology for evaluating the winning companies of state tenders, and no register or database has been created for the companies that are subject to the benefit of compensation from the Act.

Mungojnë po ashtu të dhënat për kompanitë që kanë rezultuar problematike gjatë procesit të tenderimit, kanë sjellë oferta fiktive ose janë tërhequr nga gara, duke shmangur konkurrencën e lirë, ose kanë fituar tendera shumë pranë fondit limit dhe me vetëm një ofertues. Akti Normativ nuk jep një përgjigje dhe nuk sjell një metodologji për të vlerësuar kompanitë që kanë realizuar vonesa serioze në kryerjen e punëve publike më parë, duke mos u treguar korrekte me kontratat e nënshkruara me shtetin.

Akti normativ nuk jep asnjë garanci për sipërmarrjet private që kërkesa e tyre për kompensim do të shikohet me transparencë dhe do të përfitojnë ato kompani që nuk kanë kryer shkelje gjatë procesit të prokurimit publik për fitimin e kontratës së ndërtimit.

Parregullsitë dhe shkeljet me tenderat shtetërorë që dëshmojnë një nivel të lartë abuzimi dhe korrupsioni, janë kthyer në dukuri kronike dhe të shëmtuara të menaxhimit të financave tona publike.

Shkeljet e konstatuara nga institucionet e pavarura ligjzbatuese ne Shqiperi, por edhe nga institucionet nderkombetare, konsistojnë kryesisht në (i) përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, (ii) në hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit; (iii) në llogaritjen e vlerës së kontratës; (iv) në respektimin e kufijve monetarë, (v) në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit publik, (vi) në  paraqitjen dhe pranimin e ofertave; (vii) në hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të paraqitura në konkurrim, (viii) në njoftimin e fituesit, (ix) në procedurat e prokurimit me një ofertues, (x) në lidhjen e kontratave dhe marrëdhëniet me nënkontraktorët, si dhe (xi) në arkivimin e dosjeve për tenderat e zhvilluar.

Akti Normativ Nr. 10 dt. 18.05.2022 nuk merr parasysh asnjë rast të shkeljeve të mësipërme në kontratat e prokurimeve publike në ndërtim, objekte të zbatimit të Aktit, çka do të thotë se sekti në qeverisje i ka duart e lira të përzgjedhë kë kompani do të kompensojë dhe cilën do ta përjashtojë, si dhe sa do ta kompensojë, duke prodhuar favorizim të hapur për sipërmarrjet kliente të tij.

Ky akt normativ shkon në kundërshtim flagrant me gjashtë parimet e qeverisjes së mirë të SIGMA-OECD, si (1)Korniza Strategjike e Reformës së Administratës Publike, (2)Zhvillimi dhe Koordinimi i Politikave, (3)Shërbimi Publik dhe Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, (4)Llogaridhënia, (5)Ofrimi i Shërbimeve dhe (5)Menaxhimi i Financave Publike.

Akti nuk mban parasysh shqetësimet dhe rekomandimet e DASH, Komisionit Evropian, FMN, Bankes Boterore dhe BERZH, në lidhje me procesin e prokurimeve publike, sidomos të prokurimeve me vlera të mëdha, të dhëna në formën e kontratave të Partneritetit Publik-Privat(PPP).

Departamenti Amerikan i Shtetit, në një nga raportet e fundit të tij cilëson se “Raportet e korrupsionit në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë duke përfshirë edhe investitorët e huaj.”.

Komisioni Evropian gjithashtu ka kritikuar modelin e PPP-ve në ekonominë shqiptare. Në raport-progreset e viteve te fundit, ai i konsideron PPP-të si “rrezik fiskal”. Komisioni shprehet se pjesa më e madhe e kontratave PPP janë përzgjedhur në bazën e ofertave të pakërkuara, çka redukton konkurrencën në prokurim. Ne raportin e tij të fundit për ecurinë e reformave në Shqipëri gjate vitit 2021(file:///C:/Users/user/Doënloads/Albania-Report-2021%20(1).pdf), Komisioni shprehet se “Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar

respektimin e procedurave dhe parandalimin e korrupsionit në ciklin e prokurimit...Shqipëria duhet në veçanti: (i) të miratojë legjislacionin e mbetur për zbatimin e ligjit të ri të prokurimit publik,si dhe (ii) të zhvillojë dhe zbatojë sistemin elektronik të menaxhimit të kontratave dhe atë elektronik të regjistrit të ankesave për përmirësimin e monitorimit dhe transparencës së prokurimeve publike”.(Faqe 60 e Raportit)

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në disa nga raportet e tij ka paralajmëruar se PPP-të mund të dëmtojnë bilancin publik. FMN i ka rekomanduar në vijimësi Shqipërisë përdorimin e huave nga institucionet ndërkombëtarë dhe jo PPP-të, si mënyrën me koston më të ulët për projektet publike.

Në nje raport të vitit të kaluar, Banka Boterore shkruan se qeveria shqiptare duhet të analizojë më mirë risqet fiskale që i vijnë ekonomisë së vendit nga projektet e shumta të bëra ose të parashikuara për t’u bërë nëpërmjet partneritetit publik-privat. Po ashtu, Banka rekomandon qeverinë që të jetë më transparente për mënyrë dhe procesin se si merr vendimet se cilat investime publike të bëhen me PPP. Edhe më herët, Banka Botërore ka shfaqur dyshime dhe kritika për projektin e Qeverisë “1 miliardë dollarë” investime me PPP në infrastrukturë. Ekspertët e BB-së për Shqipërinë kanë rekomanduar në mënyrë të vazhdueshme që projektit “1 miliardë dollarë me PPP” t’i bëhet një analizë e qartë dhe transparente për të parë përfitimet e vendit dhe qytetarëve.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), gjithashtu ka kritikuar institucionet shqiptare për dhënien e Partneriteteve Publike-Private pa garë dhe analizë të qartë të risqeve që i vijnë ekonomisë. Në raportin e Tranzicionit 2019-2020, BERZH shkruan se qeveria ka dhënë PPP pa një proces transparent konkurrimi dhe pa garë. Një tjetër shqetësim që ngre BERZH është mospasja e mundësive financiare të kompanive që kanë fituar kontratat PPP.

II. Akt Normativ pa një analizë kosto-përfitim

Lind pyetja: përse nuk kemi një relacion të detajuar me të gjitha produktet për të cilat do kompensohen firmat private dhe në çfarë niveli gjithseicili, nisur nga të dhënat zyrtare në INSTAT?

Ka shumë paqartësi, pasi, së pari, çmimet nuk kanë ndryshuar njësoj për të gjitha produktet dhe së dyti, po për ato pjesë produktesh të cilat janë prodhim vendes dhe jo të importuara nga jashtë, si do të veprohet? Sepse niveli i rritjes së çmimeve të mallrave vendase nuk është i njëjtë në ndikim, me rritjen e çmimeve të produkteve të importuara nga jashtë.

A kemi një analize kosto-përfitim të këtij akti normativ? Me të dyja mënyrat e mbulimit të efekteve financiare, efekti dhe pasojat i kalojnë qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë që në deklaratën përmbyllëse më 19 maj 2022, Misioni i Fondit Monetar theksoi se “…ne e shohim me vend një mbështetje të mirë-orientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara, me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë dhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal”.

Po ndalem tek pika 2 e Nenit 8 te Aktit Normativ nr. 10, e cila citon: Vonesat në zbatimin e kontratave publike, për të cilat shtrin efektet ky akt normativ, si dhe vonesat në zbatimin e kontratave në kuadër të procesit të rindërtimit, që janë në proces zbatimi nga data 1 janar 2020, nuk do të konsiderohen si shkelje e kushteve kontraktore dhe nuk do të aplikohen penalitete ndaj operatorëve ekonomikë.

Sërisht ky formulim lë hapësirë për abuzime nga autoritetet kontraktore, për aq kohë sa vonesat në zbatim mund të lidhen me faktorë të tjerë nga keqmenaxhimi i fondeve, burimeve njerëzore, etj të vetë subjekteve që realizojnë shërbime publike dhe në këtë rast nuk kanë përse të jenë objekt përjashtimi ndaj penaliteteve.

Nga ana tjetër jemi përballë një trajtimi jo të barabartë ndaj subjekteve. “Ato subjekte që kanë kryer punimet me çmime të rritura përpara hyrjes në fuqi të aktit normativ nuk do të marrin kompensim, ndërsa subjekte të tjera të cilat nuk kanë respektuar grafikun e kontratës dhe nuk kanë kryer punimet, do të kompensohen,” dhe një trajtim jo të barabartë me cdo qyetatar shqiptarë që detyrohet të përballojë rritjen e cmimeve të shportës së konsumit, naftës, energjisë elektrike, cmimeve të qerasë, blerjes së apartamenteve etj.

Theksoj faktin se kompanitë e ndërtimit kanë përfituar mbështetje edhe nga Garancia Sovrane Shtetërore në kuadër të rimëkëmbjes nga pandemia në vlerën afro 1,6 miliardë lekë. Këto mbështetje të vijueshme, në kohën kur rrisin riskun e buxhetit të shtetit, kanë nevojë për kritere të mirëpërcaktuara me qëllim shmangien e cdo abuzimi që rëndon vetëm taksa paguesit dhe do të rris nivelin e borxhit publik, duke e future vendin edhe më tej në kolaps.

III. Fuqi diskrecionale e jashtëzakonshme në kompensim. Akti Normativ nr. 10-sozie perfekte e ligjeve me porosi

Kompensimi financiar për sipërmarrjet private që kanë fituar kontrata publike caktohet 5-30%, një marzh ky shumë i gjerë që lë shteg të hapur për abuzime dhe favorizime të kompanive kliente të sektit Rama. Mund të përgjigjet dikush se si janë përcaktuar kufijtë e kompensimit nga 5-30 përqind? Cilat janë kriteret për caktimin e kufijve të tillë? Janë çmimet ndërkombëtare të lëndëve të para, çmimet e shërbimeve, të kolaudimeve teknike, etj.?

Akti Normativ nuk shoqërohet nga një studim paraprak i evolucionit të çmimeve të lëndëve të para dhe të shërbimeve në sektorin e ndërtimit, gjatë pandemisë dhe pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Ky diskrecion i jashtëzakonshëm me hapësirë 6 herë(5-30%) për rritjen apo uljen e kompensimit, e shndërron Aktin Normativ nr. 10 në një sozia perfekte të ligjeve të qepura me porosi, të denoncuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe organizata prestigjoze Transparency International në raportet e tyre të fundit për Shqipërinë.

Me këtë akt normativ, nëpunësi i caktuar nga sekti Rama në shtetin tonë të kapur ka fuqi diskrecionale t’ia ulë ose rrisë me 6 herë kompensimin financiar kompanisë private që aplikon, duke e lënë sipërmarrësin privat që ka fituar kontratë dhe kryen punë publike tërësisht vasal, të varur nga vullneti i sektit dhe vetë Liderit Global.

Ngrihet krejtësisht e ligjshme pyetja nga qytetarët: pse vijohet të jepen fonde publike kompensimi, kësaj rradhe në nivelin 7 miliardë lekë ose mbi 58 milionë euro (fond i paracaktuar për zbatimin e Aktit Normativ nr. 10, sipas Institutit Shqiptar të Shkencave), me këtë praktikë të akteve normative, tërësisht në vullnetin dhe diskrecionin qeveritar, jo transparente dhe në mungesë të plotë të mekanizmave të kontrollit parlamentar dhe të shoqërisë civile?

Pyetja tjetër që vijon dhe ngrihet po ashtu tërësisht legjitime: pse nuk vjen një ligj i plotë në Kuvend për të ndihmuar kompanitë e ndërtimit që kanë fituar kontrata për punë publike, i cili të jetë tërësisht i monitorueshëm dhe transparent në zbatimin e tij? Pse qeveria kërkon diskrecion të plotë dhe të jetë ajo që vendos e vulos në dhënien e parave të taksapaguesve shqiptarë si kompensim për biznesin?

Mos vallë kemi procesin tenderues publik më të mirë në Ballkan dhe të krahasueshëm me shtetet anëtare të BE-së?!

Procesi ynë tenderues, në të kundërt, është opak dhe jo transparent. Mjafton të marrim rastin e tenderit dhe kontratës për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Megjithë përpjekjet e bëra në cilësinë e deputetit, nuk kam gjetur asnjë informacion të plotë për detyrimet dhe angazhimet e buxhetit të shtetit në kontratë, për risqet e marra përsipër nga shteti, në bazë të performancës së trafikut ajror, sidomos në vitet e para të funksionimit të aeroportit. Gjen vetëm përmendjen e Liderit Global nga ana e sipërmarrësit politikan kosovar, të konsoliduar si biznes me ndërtimet në Moskë, i cili ka mbi gjysmën e investimit dhe i referohet Liderit në çdo dalje publike të tij, në këmbim të llokmës së majme të marrë me ndërtimin e aeroportit në Vlorë.   

IV. Akt Normativ që injoron shkeljet e rënda në tenderat publikë

Prokurimet tona publike vijojnë me shkelje të rënda, të vërtetuara jo vetëm nga institucionet e pavarura kushtetuese të monitorimit dhe kontrollit, por edhe nga Progres Raportet e Bashkimit Evropian dhe nga raportet e Bankës Botërore dhe FMN.

Nisur nga raporti i auditimit të zbatimit të buxhetit faktik mbi prokurimet publike për vitin 2020, rezultojnë me shkelje:

-për “Procedurën e hapur”, 130 procedura në vlerën 8,144,431 mijë lekë.

-për “Procedurën e kufizuar”, 1 procedura në vlerën 582,847 mijë lekë.

-për procedurën “Me negocim me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, 2 procedura në vlerën 3,177,532 mijë lekë.

-për procedurën “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” 9 procedura në vlerën 36,937 mijë lekë.

-për procedurën “Shërbim Konsulence” 2 procedura në vlerën 70,869 mijë lekë.

-për procedurën “Kërkesë për propozim” 21 procedura në vlerën 49,092 mijë lekë.

Situata paraqitet shqetësuese edhe për vitin 2021. Autoritetet kontraktuese kanë kryer 17,400 procedura të pa-anuluara tenderimi, me një fond limit mbi 147 miliardë lekë pa TVSH, ose mbi 1.2 miliardë euro. Prej këtij fondi, mbi 24 miliardë lekë, ose 16.4 përqind, janë tenderuar përmes Procedurave të Kufizuara ose Negocimit pa Shpallje. Të dyja këto procedura kufizojnë konkurrencën mes operatorëve dhe nuk lejojnë zhvillimin e garës së hapur, duke lënë vend për dyshime të arësyeshme për korrupsion. Për vitin 2021, autoritetet kontraktuese kanë kryer 137 tendera me procedurë të kufizuar për Rindërtimin, me vlerë totale të fondit limit mbi 19 miliardë lekë pa TVSH, ose mbi 158 milionë euro. Këto kontrata me Procedurë të Kufizuar, zënë 13.1 përqind të fondit limit total.

Janë të panumurta denoncimet në media të shkeljeve të ARRSH-së në tenderat për ndërtimin e rrugëve, si ai i Tunelit të Llogarasë, të tenderuar tri herë, ku firma shqiptare dha një ofertë 30 milionë euro më të ulët dhe fitoi një konsorcium i huaj, i cili zgjodhi si partner nënkontraktor pikërisht firmën shqiptare me ofertën më të ulët!; tenderi për Mbikalimin në TEG, ku firma fituese dha një ofertë 6 milionë euro më të shtrenjtë, ai për Rindërtimin e Rrugës së Porto-Romanos, duke refuzuar të tri ofertat më të ulta, pa respektuar kriteret përzgjedhëse, tenderi 12 milionë euro për mirambajtjen e rrugëve në Jug të vendit, për të ardhur tek skandali i fundit me tenderat, ai i rrugës Kardhiq-Delvinë, i denoncuar fuqimisht nga opozita, ku punë të kontraktuara që në vitet 2007-2008 me vlerë 50-60 milionë euro përfundojnë në vitin 2022 me vlerë 108 milionë euro , etj.

Pothuajse të gjitha tenderat e Autoritetit të Rrugëve apo Fondit Shqiptar të Zhvillimit karakterizohen nga përqëndrim fondesh në pak biznese ndërtimi, kliente dhe favorite të sektit Rama. Këto prokurime kanë skualifikime të operatorëve që ofrojnë vlera më të ulëta, duke lënë fituese oferta të larta dhe shumë pranë fondit limit.

Tenderat e qeverisë qendrore tejkalojne në shkelje, abuzime dhe korrupsion prokurimet e bashkive, për sa i takon mungesës së konkurrencës, anullimeve të përsëritura, negocimeve të drejtpërdrejta dhe mos-respektimit të afateve.

Problematik dhe me defekte të mëdha paraqitet edhe Fondi i Rindërtimit pas tërmetit, ku në vitin e dytë dhe të tretë 2021-2022 të programit, janë përdorur miliarda lekë, që kontraktohen me procedurë të kufizuar, pa garë ofertash, me afate vetëm 10 ditore për paraqitje interesi.

Megjithëse tenderat kapin vlera të larta në miliona dhe dhjetëra miliona euro, asnjë kompani e huaj nuk del në skenë ne kontratat e rindërtimit pas tërmetit. Fondet nga paratë e taksapaguesve fitohen nga shumë pak kompani mbizotëruese në treg  dhe mungesa e konkurrencës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon Aktin Normativ të dhjetorit 2019, duke anashkaluar legjislacionin për prokurimet.

Under these conditions, the use by the ruling Rama sect of 58 million euros of Albanian taxpayers' money through Normative Act No. 10 dt. 18.05.2022, although a fair initiative in principle, to help construction enterprises with public contracts, in coping with the consequences of the price crisis in construction, will unfortunately turn into a massive redistribution of public money and complete lack of transparency, in favor of the government's client companies and in flagrant violation of the six OECD-SIGMA principles for good governance and good administration of public funds, as well as the recommendations of DASH, the European Commission, IMF, WB and EBRD.