
About to break out "World War III", Sweden and Finland prepare for conflict with Russia

Name/ The storm brought down the socks tent in Saranda, the 22-year-old died in the hospital

Tirana is 'burning' from high temperatures, while in Saranda the rain is making its name, vacationers run away

He was killed with a bullet in the head/ New details are revealed, here's who the decomposed body belonged to on Malin e Gramozi (Name)

The Dutch Prime Minister surprises with the statement: We almost got physical with Rama in Sofia, Albania has problems with...

The gun "fires" in Shkodër, the first details are disclosed

Journalists' protest starts in front of the Prime Minister's Office

Joint conference with Rama, the Prime Minister of the Netherlands: We strongly support Albania for the opening of negotiations, but the problem is that...

Measures should be preventive, not after accidents occur

Written by Ramazan Sherja 17 Maj 2022

Brenda javës që u mbyll ndodhën gjashtë aksidente, ku katër persona humbën jetën. Një i ri, nget makinën nën efektin e drogës dhe alkoolit me shpejtësi marramendëse, pa patentë, shkel semaforin, dhe goditi rëndë një çift me vajzën e tyre tre muajshe që po kalonin brenda gjithë rregullave për në anën tjetër të trotuarit. Fëmija shpëtoi paq, kurse çifti ndodhet ende në rrezik për jetën i shtruar në spital. Pasi arrestohet, ky tip shoferi, jo vetëm nuk kërkon ndjesë, por pa të keq mohon të gjitha akuzat, sikur të ketë qenë në lojë me kukulla. Një tjetër i ri, pa zbatuar asnjë shenjë të qarkullimit, merr kthesën si t’i teket dhe me kapriçiozitet rinor, u shkakton vdekjen një çifti turistësh polakë. Dy punëtorë humbën jetën, njeri në Tiranë dhe një në Llogara, pasi ranë nga lartësia e ndërtesave përkatëse ku punonin për një kafshatë bukë. Një shofer tjetër në Berat, pa respektuar asnjë rregull të sinjalistikës “fluturon” me makinën e tij dhe përfundon në një magazinë frutash. Kështu nga mëngjesi në darkë, na trishton kronika e zezë. Para ca kohësh xhaxhai vrau nipin për një copë oborr që e kishin të përbashkët, të cilin kishte tentuar ta vriste edhe më parë. Më tej vazhdon lajmi i kronikës së zezë: vjehrri vret dhëndrin, i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij, në dyert e gjykatës, një tjetër në Librazhd u vetëvar në një pemë. Në kohë shiu do të dëgjojmë se Shqipëria përmbytet nga uji, dhe në kohë vape jepen njoftimi për flakë zjarri që kanë përfshirë pyjet. Por e palejueshme është se në këto raste viktimat përdoren për satiskë, dhe organet kompetente kujtohen të marrin masat e duhura, pasi ndodhin tragjedi të tilla. Pas ngjarjes nis një aksion si “flakë kashte” dhe pas disa ditësh gjendja rikthehet në anormalitetin që ishte. Pas dy aksidenteve që përmendëm më lart, menjëherë u dha njoftimi se “ menjëherë forcat e policisë forcuan kontrollin ndaj shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit e që drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkoolike!” Po pse duhet të ndodhë një herë e keqja, dhe pastaj të kujtohen organet kompetente “të marrin masat e duhura?” A janë dhjetra policë e zyrtarë të ndryshëm që paguhen nga taksat e shqiptarëve, të cilët kanë për detyrë të “forcojnë kontrollin” e të parandalojnë aksidente e tragjedi të tilla dhe jo “të turren” kur katastrofa ka ndodhur!? Shumica e “trimave” që bëjnë aksidente, janë ata që disa herë i kanë xhiruar gomat “triumfalisht” edhe para punonjësve të policisë. Është absurd rasti i një shoferi, që e kishte për të tetën herë që shkelte rregullat e qarkullimit dhe nuk “i kishte hyrë gjemb në këmbë!” Dhe shoferë të tillë arrogantë nuk ndëshkohen për dy arsye: ose policët i kanë frikë, ose ata korruptohen me to. Në të dy rastet persona të tillë nuk duhet ta mbajnë më uniformën e policit. Çdo përdorues rruge, duhet të zbatojë rregullat, si qytetari ashtu dhe drejtuesi i mjetit, dhe në çdo rast duhet përcaktuar qartë faji dhe secili të marrë atë që meriton. Po ç’kusur ka kalimtari i shkretë, si çifti që përmendim më lart, i cili duke kaluar në viza të bardha, vjen një rrugaç i droguar e i rrezikon jetën. Marrja e masave si “kofini pas të vjelave”, pas ngjarjes, nuk i duhen më askujt, nëse ikin për teka shoferësh jetë njerëzish. Disa raste vdekjesh kanë ndodhur, siç thamë më lart, ngaqë punëtorët kanë rënë nga lartësitë e ndërtesave ku punojnë. Por nëse do të merreshin masat e duhura nga firma ndërtuese, nëse do të kontrollohej me rreptësi nga ana e kompetentëve zbatimi i rregullave të sigurimit teknik, nuk do të kishim përsëritje të vrasjeve të tilla. E njëjta gjë ndodh edhe me fatkeqësitë natyrore. Shumë njerëz të pafajshëm humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe shumica e ndërtesave u shembën ngaqë nuk ishin ndërtuar sipas parametrave teknikë. A janë kontrolluar cilësisht këto pallate, kur janë marrë në dorëzim?Apo edhe këtu korrupsioni e ka bërë punën e vet. Si shpjegohet që pallatet e ndërtuara në kohën e Enverit nuk u rrëzuan asnjë, ose patën dëmtime shumë të lehta pa shkatuar fatkeqësi njerëzore? Ndodhin çdo vit përmbytje, sepse firma të babëzitura gllabërojnë zhavorrin e lumenjve, nuk mbahen në gatishmëri kolektorët, nuk ndërtohen prita aty ku duhen dhe masat ndëshkuese, ose nuk merren fare, ose merren me vonesë. Sapo fillon thatësira, vërshojnë zjarret nëpër pyje, kudo nëpër Shqipëri, ku shumica janë të qëllimshme, dhe nuk merren masa që të mos ndodhin më. “Po të ketë ligje të forta, thoshte i moshuari i fshatit tim, çdo fatkeqësi natyrore parandalohet, me përjashtim të stuhisë dhe vullkaneve. Këto të dyja janë objektive dhe vetëm zoti e ka fuqinë ndaj tyre.” Në kohën e monizmit mbaheshin mjetet zjarrfikëse në gatishmëri të plotë, dhe po të binte një xixë zjarri, jepej alarmi, ngriheshin të gjithë në këmbë e çdo zjarrvënie parandalohej . Mbaj mend që brigadierin e fshatit tim, e dënuan një vit burg, sepse nga pakujdesia u dogj një hangar i vjetër bosh, dhe ai nuk kishte mbajtur të mbushur fuçinë me ujë. Gjithashtu burim konfliktesh që çojnë në humbje jete, shpesh herë bëhen edhe gjykatat, të cilat, ose nuk japin drejtësi ose i zvarritin për arsye korrupsioni hetimet gjyqësore. Disa vetëgjyqësi kanë ndodhur ngaqë gjykata nuk kanë dhënë drejtësinë në kohën e duhur dhe organet kompetente kanë marrë masa të lehta, ose i kanë toleruar fare gjyqtarë të tillë. Pas tri vjetësh sorollatje nëpër dyert e gjykatave , për të marrë pronën e tij që e dispononte me tapi të rregullt, por që ia kishin dhënë padrejtësisht një tjetri, një qytetar nga Elbasani u detyrua të merrte pushkën e ta vriste rrëmbyesin e pronës. Por më absurdja është që persona të tillë, të veshur me pushtet, që e kanë për detyrë të marrin masa parandaluese, jo vetëm që nuk vihen para përgjegjësisë, por përkëdhelen dhe strehohen të vende pune më të majme. Denoncohen gjykatës e prokurorë që kanë bërë tjetërsimin e pronës, të cilat kanë çuar deri në vrasje, apo vetëvrasje të pronarëve të ligjshëm, dhe pasi është bërë zhurmë ca ditë, madje mund të jetë pezulluar edhe ndonjë gjyqtar nga detyra, gjendja është rikthyer siç ishte. Lind një pyetje: pse nuk kishte kaq shumë vrasje, zjarre, ngujime, tragjedi nga tërmeti e nga përmbytje në monizëm? Përgjigja është se zbatoheshin me rreptësi ligjet. “E po atëhere ishte diktaturë - mund të thotë ndonjë “demokrat” e ishe i detyruar të zbatoje ligjet! Po kush ka thënë që në demokraci nuk ka ligje!? Përkundrazi, kur flasim për shtet ligjor, ligjet duhet të jenë shumë më të rrepta. Pavarësisht nga mangësitë, atëhere vetë drejtuesit kryesor të shtetit ishin shembull rigoroz në zbatimin e ligjit, duke ndëshkuar ashpër nepotizmin, korrupsionin edhe kur ishte fjala për njeriun e tyre më të afërt. Kam lexuar kohët e fundit në kujtimet e një ish zyrtari të lartë të monizmit, se si kishte vepruar Hysni Kapo, që ishte në majë të piramidës shtetërore, kur i kishin arrestuar nipin, akuzuar për trafik të paligjshëm . Shkon Ministri i Brendshëm dhe e pyet Hysniun: “Po me këtë tëndin çdo të bëjmë?” Duke nënkuptuar që të bëhej ndonjë lëshim. Hysniu, që i kishte të gjitha mundësitë për ta mbrojtur, ia prêt shkurt: “në burg si gjithë të tjerët, siç janë ligjet e shtetit!” Ja ky është zbatim i ligjit. Prandaj më mirë se sa të bëhet zhurmë kot e të ngrihen pyetje gjoja prej të shqetësuari se “pse ndodhin fenomene të tilla”, të merren masat në kohën e duhur dhe të forcohen ligjet e të vihemi të tërë në mbrojtje të tij. Çdo masë ka vlerë kur merret në kohën dhe momentin e duhur. “ Çdokush mund të zemërohet, është e lehtë, - shprehej Aristoteli- por të zemërohesh me njeriun e duhur në momentin e duhur, me qëllimin e duhur, dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është në fuqinë e askujt dhe nuk është aspak e lehtë.”
Most read


Why is the truth about the non-liberalization of visas not being told?!

Deception and lies, the "weapons" of the protest of despair

The equinox of the apocalyptic barrenness of the "historical leader"

Albanian youth, the future without a future in the transition period

Unspoken congratulations for the 4th of July of an artist Prime Minister!

A certificate for politicians

They give young people the maturity of age, they get youthful energy!

July 7, 2022, call: "Look, open your eyes!"

The maturity of politics and the patience of the electorate

We come from war... and we will go to war!
