BREAKING NEWS

The mysterious death of 4 Russian tourists in the Carts of Kavaja, the file of the Prosecution is revealed: What was revealed from the film footage and the inspection of the pool

The mysterious death of 4 Russian tourists in the Carts of Kavaja, the file of
x
BREAKING NEWS

SPAK / Anti-drug super-operation The names of the arrested police officers are revealed, from the deputy commissioner to the chief inspector. CIA reveals details (NAMES)

SPAK / Anti-drug super-operation The names of the arrested police officers are
x
BREAKING NEWS

Why is Ilir Meta silent? Former head of SHISH Fatos Klosi tells why the president is worried: He is in a difficult position, it is expected ...

Why is Ilir Meta silent? Former head of SHISH Fatos Klosi tells why the
x
BREAKING NEWS

The mayor of Vlora is raped, the first suspicions arise, a 57-year-old man is handcuffed (DETAILS)

The mayor of Vlora is raped, the first suspicions arise, a 57-year-old man is
x
BREAKING NEWS

Behind the scenes as vetting will imprison the authorities, after the discovery of corrupt assets immediately begins criminal prosecution, 223 politicians in the magnifying glass of SPAK

Behind the scenes as vetting will imprison the authorities, after the discovery
x
BREAKING NEWS

Fierce fight in PD, Basha, determined that Berisha's battle is lost, accuses the supporters of the former prime minister of getting rich when they were in power

Fierce fight in PD, Basha, determined that Berisha's battle is lost,
x
BREAKING NEWS

Albania's integration into the EU, Ambassador Yuri Kim comes out with the important reaction: To start negotiations without delay!

Albania's integration into the EU, Ambassador Yuri Kim comes out with the
x

Opinion / Editorial

Albania pensioners are watching the solemn promise of the Prime Minister

Albania pensioners are watching the solemn promise of the Prime Minister

Pensionistët janë pjesa më e papaguar e shoqërisë shqiptare. Edhe pse secili me kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin e ekonomisë dhe përballjen me vështirësitë, duke punuar gati një gjysmë shekulli në frontet më të vështira, shumë prej tyre lanë rininë dhe jetën në ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, hidrocentraleve të mëdha, përmes një teknologjie të prapambetur, duke zëvendësuar makineritë e rënda me punët e krahut. Ia dolën të shënojnë arritje të jashtëzakonshme dhe të vlerësuara nga brezat pasardhës. Gjatë tërë periudhës së punës, ata që sot janë me librezë pensioni kanë derdhur sigurimet shoqërore e shëndetësore, duke kontribuar në skemën e sigurimeve për të garantuar fondet e nevojshme që shoqëria të kishte mundësinë të përballonte pagesën e pensionistëve, të cilët gëzojnë të drejtën në tërë botën atë të marrjes së një page të arsyeshme për të përballuar nevojat e tyre më jetike për t`u veshur, ushqyer dhe siguruar medikamentet për shëndetin e tyre. Të gjitha qeveritë gjatë fushatave elektorale dhe partitë që synojnë të vijnë në pushtet duke pasur parasysh peshën e madhe të votës së pensionistëve, kanë premtuar pensione më të larta dhe shumë liderë partish kanë guxuar shifra astronomike, të pamundura për ekonominë e financat tona. Në kërkim të votës së pensionistëve lideri i PD, Lulzim Basha dhe LSI, Kryemadhi, premtuan qiejt për tërë pensionistët gati krijuan iluzionin se me ardhjen e partisë që drejtonin në qeveri merrte fund pensioni lëmoshës, jo vetëm për pensionet e ish-kooperativave, pensionet e fshatit, po tërë armatën e stërmadhe të pensionistëve, të cilët edhe pse kontributorët më të mëdhenj të kësaj shoqërie paguhen në diet. gati në masë të papërfillshme sa për mbijetesë. Këtë fakt e njohin të gjithë. Ka pensionistë që pas dyzetë viteve punë të marrin, 15000 lek, gati njëqind euro. Jo pak prej tyre pas rraskapitjes për të siguruar dokumentacionin e domosdoshëm, duke vuajtur nëpër labirintet e zyrave shtetërore po më shumë në kompanitë private dhe organizatat jo qeveritare nuk ia mbërrijnë të marrin dokumentat që të provojnë se ka qënë në marrdhënie pune dhe një pjesë të pagës e ka përdorur për të paguar pensionin e paraardhësve, të cilët kanë përfituar nga puna dhe djersa e atyre që kanë punuar pas tyre. Qeveria socialiste ndërmori disa masa për të lehtësuar sigurimin e dokumentave zyrtare të pagës dhe vjetërsisë të atyre që aplikojnë për pension pleqërie. Kjo skemë funksionon jo e plot. Qindra aplikantëve për pensione aplikantëve iu duhet të përfundojnë në dyert e drejtësisë për ta fituar të drejtën gjyqësishtë. Realisht shumica nuk e ka luksin e sigurimit të dokumentacionit normalisht siç është përcaktuar në ligj. Atyre iu duhet të bredhin nëpër zyra, ku jo rrallë herë ikin të brengosur nga mosgjetja e dokumentave bazë. Është për të ardhur keq që me dokumentat e periudhës së fundit të jetës, kontributorëve të dhjetëravjeçarëve iu duhet të lodhen, telendisen e djersinë dhe në fund të mos gjejnë dokumentat e institucioneve shtetërore po më shumë e kompanive private e organizatave shoqërore. Diku mungojnë regjistrat e kuadrove. Pagesat e kryera për sigurimet shoqërore Duke bërë që pensionisti kandidat të marri dhenë për një provë apo dokument pa të cilin asnjë degë e sigurimeve shoqërore nuk mund ta kapërcejë. Ky është paradoksi shqiptar që flet se institucionet e kontrollit mungojnë dhe specialistët e burimeve njerëzore përtypen nëpër zyra pa e vrarë mendjen se nuk kanë dokumentat që provojnë kryerjen e pagesës së sigurimeve shoqërore. Prova e fakte se ka punuar tërë jetën, ka derdhur kontribut e sigurimeve janë të dokumentuara në librezat e punës, po ato para kanë humbur në vrimat e zeza të sistemit të shtetit. Janë dhjetëra qytetarë për arsye moshe kërkojnë të plotësojnë dosjen për të marrë pensionin që iu takon në emër të ligjit. Ata kërkojnë ta marrin se as debatojnë dhe as pretendojnë për pensione të nivelit mesatar të vendeve të zhvilluara. Pensionistët tanë, janë të ndërgjegjshëm për këtë edhe pse kanë nevojë të marrin pensione dinjitoze dhe jo sa për evidencë. Po janë me qindra kandidatët për pension që pasi kërkojnë kontributet e sigurimeve shoqërore që u mbahet nga paga, përballen me absurdin: Nuk gjenden të dhëna për kontributet tuaja në sigurimet shoqërore. Kjo për periudhën pas vitit 1994. Këtu fillon loja dhe rropatja e pensionistëve në prag të marrjes së librezës së pensionit. Nga ky moment nis odiseja e gjyqeve, letrave, kërkesave dhe në përfundim një shkresë paçavure dërguar nga institucionet se ju nuk figuroni në listë pagesat e sigurimeve shoqërore, si të tillë nuk i përfitoni këto vite vjetërsi. E përkthyer, kjo do të thotë, vite kontributi më pak e për rrjedhojë pension edhe më të tkurrur. Jo vetëm kolegë të mi, po edhe unë që shkruaj këto radhë kur mu desh një dokument për pagesë vjetërsie për periudhën 1992 deri 1998 pra fiks gjashtë vjet edhe pse paga ka qenë e reduktuar pasi janë zbritur ndalesat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore sipas institucioneve në ISSH rezulton sigurime shoqërore të papaguara. Bëhet fjalë për Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë. Realisht çdo sindikatë ka detyrim ligjor të mbrojë interesat e punëmarrësve, ku pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore është prioriteti numër një. Po Kryetari i KSSH të Shqipërisë, Kol Nikolli në përgjigje të kërkesës për të vërtetuar pagesat e kontributeve, përgjigjet me logjikën e një sharlatani, duke deklaruar se nuk ka qenë i punësuar pranë kësaj sindikate kur libreza e punës e zeza mbi të bardhë flet ndryshe me firmë e vulë me funksion dhe periudhë të vërtetuar. Arsyeja e kësaj përgjigjeje të paligjshme? Kërkohet indirekt të mos njihet detyrimi ndaj një funksionari të zgjedhur e miratuar me frikën se do detyrohet të paguajë detyrimet! Po le të vijmë tek premtimi i Kryeministrit, Edi Rama për një rishikim spektakolar të nivelit të pensioneve në tërësi. Edi Rama, ua ka borxh pensionistëve shqiptarë një pension dinjitoz për të jetuar si qytetarë për mos t`iu dridhur dora kur blejnë ushqimet apo ilaçet. Programi i ri i qeverisë shpalosur në Kuvendin e Shqipërisë, përfshinë një gamë të gjerë objektivash, shumë prej të cilave strategjike, pasi kanë të bëjnë me të ardhmen e ekonomisë tonë, me mbrojtjen, bujqësinë, industrinë, portet e aeroportet, me pagat, e arsimin, me policinë dhe turizmin, mjedisin e mijëra detyrime që rrjedhin nga plotësimi i strategjive të zhvillimit. Për tërë këto, shqiptarët nuk janë indiferentë. Ata jetojnë në këto troje dhe e duan këtë vend ta shikojnë në majat e progresit. Po shtresa që jeton periudhën e fundit të jetës kërkon të trajtohet denjësisht, larg sloganeve dhe premtimeve në letër. Se vërtet u trajtuan shumë sektorë specifikë dhe shumë mirë u bë. Askush nuk thotë një gjysmë fjale pse minatorët u trajtuan të diferencuar apo metalurgët të cilëve u ka rënë bretku në frontet e nëntokës dhe nuk kanë parë diell me sy. Shumë mirë edhe për policët dhe oficerët e policisë. Askush nuk bëhet xheloz për këto shtresa. Po është paradoksale që mësuesit që kanë investuar një jetë të marrin një pension sa gjysma e pensionit të policit. Ata që kanë studiuar një jetë dhe janë gdhirë e errur nëpër kantiere të trajtohen me pensione minimale. Njihen vështirësitë e ekonomisë dhe problematikat e sistemit dhe skemës së pensioneve. Po ndaj është shteti të bëjë korrigjimet e nevojshme. Të siguroj ato skema që garantojnë nivele më të larta pensionesh për t`i trajtuar kategoritë e ndryshme të pensionistëve me më shumë dinjitet. Dihet se dalja në pension, është periudha fundore biologjike e njeriut. E tillë është jeta. Kështu ka qënë e kështu do të jetë. Dikush merr pension për një periudhë disa vite. Të tjerë me pak. Dikush pesë vjet e të tjerë shtatë vite pension. Ka jo pak, po pas dyzetë vjet punë të largohen nga kjo botë pa e nënshkruar fare librezën e pensionit. Jeta është e tillë dhe ky është fati i njeriut. Po shteti ka detyrimin e madh ligjor, shoqëror, moral që të garantojë dinjitetin e qytetarit pensionist që në fund të jetës të gëzojë dhe mos të mbajë shpresat se fëmijët do t`i mbajnë me të ardhura ekstra. Është detyra e shtetit shqiptar, e qeverisë, e shoqërisë që t`i kthejnë sytë nga shtresa më e keqpaguar deri sot, ajo e pensionistëve. Janë etërit dhe nënat tona. Edhe të deputetëve dhe ministrave. Atyre mund t`u duken qindarka një milion lekë, po pensionistëve iu duket miliarda edhe një mijë lek. Pensionistët presin që qeveria të zbatojë në muajt që vijnë ngritjen spektakolare të pensioneve, jo thjesht shtesa sa për një kile barbunje. Është kjo arsyeja që shoqëria shqiptare, memorizoi si lajmin më të guximshëm dhe premtimin më të madh se në të ardhmen e afërt, pensionistët do marrin sihariqin e madh. Atë të shtimit të dinjitetshëm të pensionit të pensionistëve. Pensionistët presin ditën që Edi Rama ta bëjë realitet këtë betim njerëzor për shtresën që çdo ditë plaket dhe mpaket! Pensionistët presin dhe kërkojnë të mbahet betimi juaj zoti Edi Rama! Kjo do provojë seriozitetin tuaj dhe sa shtetar i dhimbsur jeni!