BREAKING NEWS

Prime Minister Rama gives the coded message, warns of great change in Albania

Prime Minister Rama gives the coded message, warns of great change in Albania
x

Opinion / Editorial

Review of Territorial-Administrative Reform, a necessity

Review of Territorial-Administrative Reform, a necessity

To return the status of the Municipality to Orikum

Territorial-Administrative Reform, approved on 31.07.2014 by Law 115/2014 and designed to enter into force after the local elections of June 2015, is already 5 years old, a sufficient time to bear fruit and introducing local government on the path of developing and improving performance in the services it provides to the citizen. In other words, the Reform should have consolidated the process of decentralization and local financial autonomy. In fact, the Reform has not yet borne fruit and it remains unclear whether or not it will ever achieve them. This for several reasons and specifically:

1. The administrative-territorial reform did not flow from an extensive legal process and extended in time. The process of consultation and its adoption has been inverse, so not only have the links of an in-depth parliamentary and legal review, based on good European practices, been avoided, but territorial reform has been adopted as a separate link, as the beginning of a process, and has not been the result or product of a chain of legal, administrative, social and geocultural processes and reviews.

As stated by the well-known expert on decentralization in local government, Mr. Artur Kurti:

"Administrative-Territorial Reform is one of those reforms that definitely require the participation and consensus of all actors and can not be essential without the participation and consensus of the opposition. Local government has at its core the principle of "subsidiarity", ie. a government that is close to the citizens and co-governs with the citizens. The application of this principle is completely unfeasible with the current territorial division. The citizen in today's Municipality feels forgotten by the government. The large size of the territory makes it impossible to recognize and contact the elected representatives with its constituents. The knowledge of the territory by the mayors still remains very weak. "There is a focus on urban areas, while rural areas are out of the government's attention, resulting in major shortages of services and investment."

Demokracia vendore, që do të thotë mundësia e qytetarëve për t’u informuar, marrë pjesë dhe influencuar qeverisjen është dobësuar edhe më. Qytetarët e zonave rurale sot kanë zero informacion mbi aktivitetin e bashkisë dhe vendimet që merren. Gjithashtu, përcjellja e shqetësimeve të qytetarëve është bërë më e vështirë dhe zgjidhja e tyre e pamundur. Njësitë administrative janë shndërruar në struktura amorfe që nuk kanë asnjë kompetencë dhe nuk japin asnjë zgjidhje, duke e lënë kështu qytetarin rural në harresë të plotë. Ashtu siç është theksuar nga opozita, që në procesin e realizimit të reformës, ndarja e njëanshme territoriale sjell një deformim të nivelit të qeverisjes vendore dhe të vullnetit të zgjedhësve, pasi ka shumë raste ku zona pa lidhje gjeografike, historike dhe ekonomike iu janë atashuar Bashkive pa lidhje. Reforma duhet të rikonsiderohet mbi një parim, që është ai i shërbimit dhe aksesit sa më të mirë në dobi të qytetarit.

Në këtë kuptim, një miratim i tillë i reformës i ka venë bashkitë para faktit të kryer, pra para një realiteti të ri administrativo-territorial, pa qenë të mbuluara me akte ligjore. Kështu, në Shqipëri Komisioni për Reformën Administrative-Territoriale e zhvilloi veprimtarinë e tij në një afat kohor prej 3 muajsh. Në vendet e Europës, procesi ka zgjatur afërisht rreth 10-20 vjet dhe pikënisja e procesit ka qenë ngritja e një Komisioni mbi Strukturën Administrative, që kishte pikësëpari detyrën e analizimit nëse ishte e nevojshme apo jo një reformë territoriale, duke e analizuar në optikën e rritjes së efiçiencës së shërbimeve publike. Për shembull, në Danimarkë, në vitin 2004 u përgatitën fillimisht 50 akte ligjore të cilat iu nënshtruan dëgjesës publike, para miratimit të reformës në 2007.

Po ashtu rezulton se konfigurimi ri i kufijve administrativë në bashki nuk është bazuar në kritere të qarta dhe specifike, të tillë si kriteri i distancës minimale apo kriteri i popullsisë minimale që do të reflektonte qëllimin për aplikimin e ekonomisë së shkallës, duke krijuar për pasojë një asimetri të kufijve bashkiakë.

Konkretisht, në hartën e re administrative, në Veri kemi bashki të mëdha (amalgamim), ndërsa në Jug kemi bashki të fragmentarizuar. Për një ndarje të tillë nuk është bërë një analizë në nivel vendor, qoftë në aspekte të decentralizimit dhe asimetrisë demografike dhe ekonomike që ekziston jo vetëm mes bashkive të një rajoni, por edhe mes rajoneve të ndryshme të Shqipërisë. Një tjetër element që është anashkaluar është kriteri gjeo-kulturor. Në këtë aspekt, ndarja e re administrative ka sjellë një centralizim të decentralizimit pasi ka humbur përfaqësimi lokal i periferisë dhe nuk ka pasqyruar thelbin e një reformë administrative- territoriale, e cila ndërmerret për të reformuar shërbimet publike kah efiçiencës dhe efektivitetit.

2. Në aspektin e respektimit të parimit të autonomisë vendore, reforma administrativo-territoriale, pra një reformë për pushtetin vendor është bërë pa marrë parasysh vullnetin vendor të qytetarëve, përmes referendumit, duke shkelur Nenin 5 të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore “Mbrojtja e Kufijve territoriale të bashkësive vendore”. Në këtë konfigurim të ri, Bashkitë përballen me dy sfida kryesore:

Së pari, me një territor të ri e të panjohur që rezulton të jetë jashtë rrezes së zgjatimit administrativ të bashkive, për shkak të terrenit të thyer në zonat veriore (Shkodër) dhe zigzageve të kufijve administrative të Tiranës (banorët e ish-komunave të Tiranës kalojnë në territorin e Bashkisë Kamëz për të arritur në Bashkinë Tiranë).

Së dyti, dhe më e rëndësishmja më kompetenca të reja dhe problematike, për shkak se e fondet e akorduara nuk janë proporcionale me buxhetin që realisht i duhet bashkive për t’i ushtruar sipas standardeve gjashtë funksionet e reja. Niveli i transfertës së pakushtëzuar është pak a shumë i njëjti si para reformës territoriale-administrative, pra nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1% e PBB-së që është niveli më i ulët rajonal, kështu bashkitë nuk kanë mundësi reale që të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe të ushtrojnë kompetenca në diskrecion të plotë, siç parashikohet në Kartën Europiane të Autonomisë Vendore. Me implementimin e reformës administrative territoriale, raporti mes shpenzimeve kapitale dhe shpenzimeve korrente është i njëjtë me raportin e viteve 2010-2011, me ndryshime të papërfillshme – nga një analizë krahasimore, 61 bashkitë e reja të reformës administrative territoriale kanë të njëjtin raport shpenzime korrente – shpenzime kapitale me 300 komunat dhe 60 bashkitë e mëparshme. Rritja e shpenzimeve të personelit (në vitin 2017 ky zë shpenzimesh ishte dy herë më i lartë se në 2013) dhe atyre operative nuk pajtohet me objektivin madhor të reformës administrative-territoriale, rritjes së eficiencës operacionale dhe tkurrjes së kostove administrative. Niveli i rritjes së shpenzimeve kapitale nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së eficiencës së bashkive nga reforma administrative-territoriale, duke mos reflektuar kështu indikatorë të performancës së bashkive, por ndikohet në mënyrë selektive nga fondet e akorduara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve (FZHR), fonde të cilat kanë munguar ose kanë qenë minimale në disa bashki të vendit si, në Lezhë, Shkodër dhe Kamëz. Vetëm në v. 2017, në shumën totale prej 26.5 miliardë lekë të shpenzimeve kapitale (ku bëjnë pjesë dhe investimet publike) të NJQV, fondet e akorduara nga (FZHR) për këto njësi kapin shifrën prej 9 miliardë lekësh. Për pasojë, qeverisja qendrore vazhdon të mbajë një nivel të lartë kontrolli të aktiviteteve dhe zhvillimeve në nivel vendor, përkundër reformave decentralizuese, duke promovuar një rritje selektive të investimeve në disa bashki, por që nga ana statistikore raportohet si rezultat i zbatimit të reformës administrative-territoriale. Rrjeti i Asosacioneve të Autoriteteve Lokale të Europës Juglindore (NALAS) thekson se në Shqipëri, një pjesë e madhe e fondeve për bashkitë vijnë nga FZHR, e cila shkakton pasiguri në planifikimin buxhetor të bashkive dhe është instrument i patronazhit politik. Sipas raportit të NALAS, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që zbaton një sistem ku bashkive u kërkohet të konkurrojnë për të financuar funksionet e tyre ekskluzive. Gjithashtu veprimtaria e FZHR bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të Autonomisë Vendore, neni 9 i saj ku theksohet, se “grandet për autoritetet lokale nuk duhet të jenë të paracaktuara, për financimin e projekteve specifike”.

Për sa më lart, rishikimi i Reformës Territoriale-Administrative është sot një domosdoshmëri. Ky rishikim duhet bërë në përputhje me parimet e Kartës së Autonomisë Vendore, me konsensus politik e social, sikurse dhe me planifikime realiste për të garantuar autonominë financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarin.

Ilustrimi më tipik i gjithë mangësive të përmendura më lart, është ish-Bashkia Orikum. Aktualisht në përbërjen e Bashkisë Vlorë, janë përfshirë ish-bashkia Orikum, komunat Dukat dhe Tragjas, (pjesë e të cilave është edhe gadishulli i Karabarunit), si rezultat i zbatimit të Reformës Administrative-Territoriale të vitit 2014. Për me tepër që këto zona kanë veçoritë e tyre historike, etno-kulturore, etj, dhe në kushtet e perspektivës dhe zhvillimit të turizmit, ish bashkia Orikum duhet të funksionojë si një bashki më vete.

Sikurse shkruan edhe Prof. Dr. Ago Nezha, Kryetari i Shoqatës “Labëria”, në shkrimin e tij “Dukati është i djathtë”: “Historikisht Dukati ka qenë i djathtë, se ka trashëguar një pasuri përrallore si asnjë fshat tjetër në Shqipëri. Këtë privilegj ia ka dhënë natyra dhe pozita e veçantë gjeografike me një konfiguracion të veçantë, ku takohet fusha me malin dhe detin. Dukati ka një sipërfaqe 260 km2, që është baraz me 1/5 e rrethit të Vlorës ose 1/100 e Shqipërisë. Kjo sipërfaqe e pafund popullohej nga mbi 800 shtëpi, ku ka pasur edhe shumë emigrime në Kalabri, Pulje dhe Siçili. Në territorin e Dukatit shtrihen tre qytete dhe 100 fshatra. Qyteti i Orikut ( Orikumi i sotëm), i themeluar në shekullin e VI-të para Krishtit nga Eubeasit, kishte monedhën e vetë, me një amfiteatër me 400 vende, qytet strategjik ku u zhvillua dhe beteja mes Cezarit dhe Pompeut më 4 Janar të 48 të e.r. Për bukurinë e tij përrallore turqit e quajtën Pashaliman (Limani i Pashait). Qyteti i Kanalit dhe qyteti i Erikues (Erihoi i sotëm) janë krijuar pasi u shkatërrua Oriku nga tërmeti në shekullin e II-të para erës sonë. Një amfiteatër i bukur natyror, për ta pasur zili.”

So the geographical, cultural, historical, social characteristics, natural resources and pearls, make it imperative to administer this area as a separate municipality. Likewise, since the adoption of the administrative reform, Orikumi and its environs have been left in oblivion. With the coming to power of the Democratic Party, Orikumi will return to its inhabitants, with the status it deserves, that of the municipality.

These and other issues of the area will continue to be discussed and projected with intellectuals, wise and prudent men, professionals and residents of Orikum, Dukat, Tragjas, Radhima, etc. Similar issues appear in Delvina as well, but will be addressed in more detail in a second article dedicated to this area. (Www.bujarleskaj.com/)