BREAKING NEWS

Richard Grenell confirms the Rama-Berisha negotiations for the island of Sazan, here are the details of the agreement with Donald Trump's son-in-law

Richard Grenell confirms the Rama-Berisha negotiations for the island of Sazan,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dirty deals with Vucic and Grenell to revive the idea of ??splitting Kosovo, the German media explodes the "bomb", this is what is hidden behind the investment of Donald Trump's son-in-law in the island of Sazan

Edi Rama dirty deals with Vucic and Grenell to revive the idea of ??splitting
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha and Jamarbër Malltez are about to be released from prison, this is what Edi Rama's agreement with "Refoundation" contains, from the destruction of SPAK and the overthrow of the decriminalization law, to the establishment of the anti-reform...

Sali Berisha and Jamarbër Malltez are about to be released from prison,
x
BREAKING NEWS

Here is the story of the looting of the army's property, from President Bajram Begaj, to Xhaçka and Belinda Balluku, the serious criminal violations for the interests of the oligarchs, how the national security, the operationality of the Naval Force an...

Here is the story of the looting of the army's property, from President
x
BREAKING NEWS

Four assassinations and injuries in four days to the successful minister Taulant Balla, the police collect the cartridges of the executions

Four assassinations and injuries in four days to the successful minister Taulant
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: The Serbs infiltrated Albania in the years 92-'97 with the help of the "Berisha" government and were invested in destroying the country's economy, here is the 'hot' file that has been covered by the dust of oblivion and how SPAK can put...

Spartak Ngjela: The Serbs infiltrated Albania in the years 92-'97 with the
x
BREAKING NEWS

16 years since the "Gërdec" massacre, here are the shocking secrets of the death factory affair, 10 billion dollars were at stake, from the disappearance of witnesses, to Shkëlzen's threats to Luan Hoxha to shut up and the alibis of Berisha to hide the...

16 years since the "Gërdec" massacre, here are the shocking
x
BREAKING NEWS

From the breakdown of the secret conversations, to the scheme followed by the head of ARRSH to benefit millions of euros from his company that he declared sold, other details from the arrest of Evis Berberi and two businessmen are revealed, this is wha...

From the breakdown of the secret conversations, to the scheme followed by the
x

Opinion / Editorial

The "Rama" sect misuses the practice of normative acts

The "Rama" sect misuses the practice of normative acts

- Discussion regarding the Normative Act of the Council of Ministers no. 19, dated 29.12.2022 "On some changes in law no. 115/2021, "On the budget of 2022", as amended"

Normative Act of the Council of Ministers no. 19, dated 29.12.2022 "For some changes in law no. 115/2021, "On the budget of 2022", as amended, requires the allocation of an additional fund of 7.8 billion ALL (67 million euros), for immediate financial support for coping with war inflation for some categories of the population, within the framework of the closing of the 2022 financial year.

As a citizen and deputy, I support every initiative for real help for Albanian citizens and this is indisputable, in the light of the constant commitment I have had in this direction.

This act comes as a very late action of the government and shows its irresponsibility in the year of the highest prices of the last two decades and in relation to the concern we raised as the opposition, for the support of the needy classes.

The amount close to 8 billion lek should have been three times more for the categories of the population in need, i.e. 24 billion lek, since the vast majority of the 56 billion lek surplus of the ten months March-December 2022 comes from the unprecedented increase in prices.

I. Necessity and urgency, the basic missing prerequisites of this government's budget changes

In order to understand the basic prerequisites that must exist for issuing normative acts with the force of law, we must analyze and clarify what is contained in Article 101 of the Budget Law, based on the jurisprudence of the Constitutional Court of the Republic of Albania.

"High need turned into necessity and urgency" are defining, decisive elements in the changes that have value as legal acts on the state budget. They are prerequisites for issuing normative acts with the force of law. Consequently, they must have been proven to exist, before the moment of taking the initiative by the government to issue the normative act with the force of law.

Pyetja që shtrohet është: Çfarë ndryshoi si nevojë parësore dhe urgjencë për përgatitjen e këtij akti normativ, kur në çdo seancë parlamentare që kemi patur, kam kërkuar kanalizimin e te ardhurave shtese te buxhetit teresisht kushtuar shtresave në nevojë.

Veçanërisht kjo kërkesë është përsëritur edhe katër javë përpara këtij akti, konkretisht në 22 dhjetor 2022, kur propozova rishpërndarjen e 10 miliardë lekëve të ardhura sufiçit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2022, për shkak të rritjes së çmimeve, si më poshtë:

1.      3 miliardë lekë të shkojnë në financimin e Paketës së Tretë të Mbrojtjes Sociale, më gjithëpërfshirëse, me pagesa të drejtpërdrejta ndaj qytetarëve më vulnerabël, si pensionistëve kryefamiljarë, familjeve në asistencë sociale dhe studentëve, sikurse e ka kryer Kosova. Pensionet nuk duhet thjesht dhe vetëm të indeksohen me inflacionin vjetor, por të rriten realisht me 5 përqind për vitin 2023.

2.      3 miliardë lekë të shkojnë për vitin 2023 për pagesat e ish-pronarëve, për të zbutur sadopak padrejtësitë sociale në vend dhe për të nisur dëmshpërblimin real financiar të ish-pronarëve padrejtësisht të shpronësuar nga rregjimi komunist dhe të tallur keqazi me të drejtat e tyre të ligjshme e të shenjta të pronës, nga ligji shkatërrimtar me Nr. 2020.

3.      3 miliardë lekë të shkojnë për vitin 2023, për dëmshpërblimin e shtresës më të përvuajtur të vendit, ish të përndjekurve politikë, si një hap real për të shkurtuar, në kufijtë e arësyes dhe dinjitetit të tyre, afatin e përgjithshëm të shlyerjes së detyrimeve ndaj kësaj shtrese fatkeqe të popullsisë, si afat pesëvjeçar deri në vitin 2027, dhe jo 30 vjet, siç mendohet te vazhdohet me keto ritme qe keni.

4.      1 miliardë lekë të shpërndahen sipas propozimit të deputetit të PS Erjon Braçe, për të shlyer detyrimet tek familjet fermere(dhe jo 200 milionë lekë, siç keni parashikuar ju, pasi një fond i tillë është krejtësisht i pamjaftueshëm), me subvencione të drejtpërdrejta për prodhimin e tyre në arë dhe në serra.

Kjo urgjencë nuk lindi në javën e fundit të vitit 2022, por ishte thjesht një lëvizje për të kënaqur tekën e Liderit Global, për të bërë shou përpara vitit të ri, me një gjoja pako të madhe dhuratë.

Përballimi i emergjencës së çmimeve të ushqimeve bazë të jetës, të rritura, sipas INSTAT, me një mesatare 14 përqind për vitin që sapo kaloi, përbën një urgjencë dhe nevojë me të cilën qytetarët shqiptarë hasen çdo ditë të vitit dhe të ekzistencës së tyre. Mostrajtimi i kësaj urgjence jetësore me paketa ndihme të drejtpërdrejta dhe të njëpasnjëshme e në kohën e duhur, sikurse e kanë bërë jo vetëm shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe vendet përreth nesh dhe të krahasueshme me fuqinë tone blerëse, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe mosvlerësimi në kohë dhe me ndryshime të shpeshta të buxhetit me akte normative, të asaj që në dukje ngjan si ndihmë, e kthen realisht në cënim dhe risk të lartë për përdorimin me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë të fondeve buxhetore. Këto problematika i kam ngritur në mënyrë të vazhdueshme në Kuvend, më së fundmi dhe në shkrimin “Përse Qeveria nuk i zbaton rekomandimet e FMN-së?”, botuar në një të përditshme shqiptare.

 

II.                Aktet e shumta normative gërryejnë besueshmërinë e buxhetit

Është detyra ime si deputet, që çdo akt normativ që sjell ndryshimin e buxhetit të shtetit të miratuar, ta analizoj jo vetëm për atë që përfaqëson në dukje, por edhe në këndvështrimin e menaxhimit që i bëhet buxhetit, efekteve në ekonomi, në qeverisje, në angazhimet e marra me institucionet ndërkombëtare, etj.

Si më 9 dhjetor 2022, në Deklaratën e Bordit të Drejtuesve, ashtu edhe më herët, në tetor 2021, në misionin vlerësues në vendin tonë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar se “Duhet rritur cilësia dhe transparenca në shpenzimet dhe të ardhurat publike. Forcimi i besueshmërisë së buxhetit do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në treg dhe do të mbajë të ulura kostot e huamarrjes. Ndryshimet që lidhen me ligjin e buxhetit duhet të bëhet përmes procedurave normale të parlamentit. Përdorimi i akteve normative për të ndryshuar buxhetin brenda vitit duhet të ndërpritet”.

Ju asnjë nga këto këshilla të vyera të FMN-së nuk keni zbatuar deri më sot. Sa herë e keni ndryshuar buxhetin me akte normative vetëm gjatë vitit 2022? Nuk ka kaluar një muaj nga miratimi i buxhetit për vitin 2023 në Kuvend, dhe prapë ju po e ndryshoni buxhetin, në zëra që duhet të ishin planifikluar në buxhetin e vitit 2023.

Kjo që bëni ju është një politikë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e qeverisjes përmes akteve normativë. Përmes vendim-marrjesh të përkohshme katërmujore, krejt në të kundërt me udhëzimet e specialistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe me gjashtë parimet e mirëqeverisjes publike të OECD-së. Duke e çuar buxhetin e shqiptarëve në pikën më të ulët të besimit publik në 33 vitet e fundit!

Gjatë vitit fiskal 2022, buxheti i shtetit ka ndryshuar me 4 akte normative, konkretisht me:

- Aktin normativ nr.3 datë 12.03.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”

- Aktin Normativ nr. 12 datë 29.07.2022,

- Aktin Normativ Nr.17 datë 01.12.2022, si dhe me aktin mbi të cilin jemi duke diskutuar.

Lind pyetja, a tregojnë këto ndryshime kaq të shpeshta me akte normative, qëndrueshmërinë e buxhetit dhe përgjegjshmërinë e kësaj qeverie, kur vetëm 2 aktet e fundit janë brenda muajit dhjetor 2022, dhe vetëm një muaj pas miratimit të buxhetit për vitin 2023!?

Padiskutim që Jo! Në të kundërt, këto veprime dëshmojnë uljen e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë së buxhetit të shtetit dhe mungesën e thekshme të përgjegjshmërisë dhe të disiplinës financiare të kësaj qeverie.  

 

III.             Pse qeveria Rama e keqpërdor praktikën e akteve normative me fuqi ligjore

Arsyeja e vetme e përdorimit kaq dendur të aktit normativ për buxhetin është që qeveria të mos hyjë në debate parlamentare mbi gjendjen e ekonomisë dhe të mos ua shpjegojë qytetareve taksapagues se përse e ka ndërmarrë ndryshimin e buxhetit dhe përse ka dështuar në kryerjen e investimeve kapitale të planifikuara.

Ligjet normalisht duhet që të propozohen, të diskutohen në komisione parlamentare, të publikohen bashkë me relacionet përkatëse, si dhe  të konsultohen me publikun. Aktet normative nuk kanë nevojë për procedura të tilla. Ato propozohen nga qeveria dhe hyjnë menjëherë në fuqi. Diskutimi dhe miratimi në Kuvend pas kësaj, bëhen thjesht për efekt procedure.

Ju duhet të pohoni që të ardhurat tatimore shtesë prej mbi 5 miliardë lekë për vitin 2022, janë në shumicën e tyre dërrmuese rezultat i rritjes së çmimeve, dhe jo i përmirësimit të administrimit tatimor, apo i rritjes ekonomike, sikurse rrekeni me kot ta interpretoni. E si mund të jenë të ardhurat nga TVSH në rritje, në një periudhë kur konsumi ka rënë, për shkak të shtrenjtimit të jetesës së shqiptarëve, përveçse për shkak të çmimeve dhe rritura dhe inflacionit të lartë?

Akti Normativ Nr. 17 që miratuat pak kohë më parë, denoncon fuqishëm 25.2 miliardë lekë investime kapitale të pakryera, apo shpenzime të tjera, duke ia rënduar dhe mohuar mundësitë për zhvillim ekonomisë shqiptare. Ju një pjesë të mirë të këtyre fondeve, me atë akt i kanalizuat në investime të pastudjuara dhe të dyshimta. Dhatë 2 miliardë lekë për Korporatën Shqiptare të Investimeve, pa e bazuar këtë fond në një plan biznesi të mirëmenduar, në një kohë që këto fonde duhet të planifikoheshin në buxhetin e vitit 2023.

Dhatë 2 miliardë lekë për Aviacionin Civil, ndërkohë që kjo strukturë ka fondet e veta dhe të ardhurat e veta, si dhe nuk ndodhet në proces të kryerjes së një investimi madhor në infrastrukturën aeroportuale. Realizuat mobilizim vlerash të konsiderueshme monetare(1.2 miliardë leke) për një strukturë shtetërore si Albgaz, pa paraqitur asnjë garanci të investimeve konkrete të kompanive prestigjoze ndërkombëtare të fushës në procesin e gazifikimit të vendit, por vetëm nga një interesim paraprak dhe i padokumentuar mirë i tyre.

Aktet tuaja normative nuk reflektojnë, në asnjë zë të ndryshuar të buxhetit, (i) rënien e të ardhurave të disponueshme të familjeve, (ii) rënien e konsumit, (iii) ngadalësimin e prodhimit, (iv) mbylljen e bizneseve dhe rritjen dramatike të numrit të shqiptareve që emigrojnë. Këto akte nuk e orientojnë buxhetin e shtetit për nga qytetari, për nga nevojat parësore të tij dhe të ekonomisë shqiptare. Në këtë drejtim, ato përfaqësojnë një shpërdorim të mundësive të krijuara në buxhetin e shtetit, nga sufiçiti i të ardhurave buxhetore, për shkak të rritjes së çmimeve.

Në veçanti, rritja e paralajmëruar e kostos në sektorin e ushqimit, rritja e çmimeve të mallrave bujqësore dhe pengesat e transportit, kanë çuar në rritjen më të lartë vjetore të çmimeve të ushqimeve në mbi tre dekada dhe në rritjen më të lartë vjetore të çmimeve të ushqimeve që nga fillimi i viteve 1990!

Nga ana tjetër, akti normativ heq çdo pengesë ligjore, duke i hapur rrugë, madje krijuar një autostradem për rritjen e borxhit publik. Ai sjell rrezik për mosrespektimin e disiplinës financiare për administrimin fiskal, si në drejtim të burimeve, ashtu edhe në drejtim të shpenzimeve publike.

Prandaj dhe kësaj qeverie i interesojnë aktet normative dhe ndryshimet e shpeshta të buxhetit, që ajo i shet si “mbrojtje sociale”, por që realisht nuk ka asgjë më shumë se “mbrojtje e përfitimeve të veta okulte përgjatë gjithë vitit”, me kosto të rëndë në xhepat e qytetarëve shqiptarë.

xx

Në fund të ditës, qytetaret pyesin veten se çfarë janë 8,000 lekë ndihmë fund-viti, krahasuar me rritjen e çmimeve, veçanërisht të shportës së konsumit dhe me nivelin e pagave? Çfarë është kjo ndihmë që shitet si “bujare”, kur sufiçiti buxhetor në dhjetë muajt mars-dhjetor 2022, i kalon gjysëm miliardë eurot?

In truth, Albanian citizens know how important the 8,000 leksh "gift" of this irresponsible government is, in the huge "basket" of the whole year that the Government offers to the oligarchs it represents, through PPPs, concessions, luxury expenses , etc.

 

 

Note: This discussion could not be held, due to the violation of the Rules of the Assembly by the Speaker of the Assembly, Mrs. Nicholas was born