BREAKING NEWS

The German journalist mocks Rama: the best prime minister that Serbia has had since the time of Nikola Paši?

The German journalist mocks Rama: the best prime minister that Serbia has had
x
BREAKING NEWS

The British show handcuffs to Sali Berisha, Ambassador King Smith wants to start a criminal investigation against the corrupt, calls on the authorities to act on London's decisions

The British show handcuffs to Sali Berisha, Ambassador King Smith wants to start
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara reveals for the first time the scorching evidence that will sink Meta about the "CEZ-DIA" affair, here are the evidence that SPAK has in its hands, the role of Sali Berisha and Ismailaj's sudden move that could "blow up" the investigations

Romeo Kara reveals for the first time the scorching evidence that will sink Meta
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani confirms it, SPAK starts the investigation for the Zen tower in Berisha in the middle of Tirana, the prosecutor of the case is appointed, here is the evidence from the file that risks sinking high-ranking officials and well-known businessm...

Altin Dumani confirms it, SPAK starts the investigation for the Zen tower in
x
BREAKING NEWS

Corruption files fill the offices of SPAK, the USA is a threatening message to Albanian politics for the dark days that are knocking

Corruption files fill the offices of SPAK, the USA is a threatening message to
x
BREAKING NEWS

The meeting of "non-women" with the deserters of Lulzim Basha fails this week, Bardhi is happy with Berisha after the rejection of the post of Secretary of "Foltor"

The meeting of "non-women" with the deserters of Lulzim Basha fails
x
BREAKING NEWS

On October 3, Shkëlzen's fate will be decided, this is how the investigation of the "Gërdec" file for the son of Sali Berisha can take a big turn, the families of the victims request the testimony of 12 other witnesses, among them the Krushku of Fatmir...

On October 3, Shkëlzen's fate will be decided, this is how the
x
BREAKING NEWS

The name of betrayal is Edi Rama, this is how the Albanian prime minister is "stabbing Kosovo in the back", his voice in unison with the Serbs Vucic and Dacic

The name of betrayal is Edi Rama, this is how the Albanian prime minister is
x

Politike

Election complaints process, KRIIK: The proactive approach of the Central Election Commission in the identification and denunciation of election crime, essential for ensuring the integrity of elections and law enforcement in the country

Election complaints process, KRIIK: The proactive approach of the Central

Following the commitment to the overall monitoring of the institutional and political processes for the Elections for Local Government Bodies on May 14, 2023, the Coalition for Reforms, Integration and Consolidated Institutions (KRIIK) is monitoring and closely following the process of complaints and appeals in the Commission Central Elections and the Electoral College, for which a full report will be drawn up at the end of the process, as part of the Final Election Monitoring Report.

At the beginning of this Public Position, KRIIK emphasizes that  the process of complaints and appeals , especially that part of this process that comes after the day of the elections and that mainly deals with complaints and appeals related to the election results,  should go beyond the correction of simple errors that may have been committed from the point of view of administration .

     This very important process must aim and try in every circumstance to give and establish justice not only for the electoral subjects whose election results may have been affected, but first of all for the potential distortion of the will of the Albanian  voters .

In this process, otherwise known as the Electoral Justice Process, the bodies charged by law for examining and resolving complaints and appeals, specifically the Complaints and Sanctions Commission (KAS) as one of the Governing Bodies of the CEC and the Electoral College at the Court of Tirana Appeal, have and bear  the major responsibility of maintaining or restoring the confidence of citizens in the effectiveness and safety of the mechanisms created by the law  and in the entire Electoral Process itself.

KRIIK re-reminds these Electoral Justice Administration Bodies that confidence in their efficiency and the electoral process is inevitably linked to the further strengthening or weakening of citizens' confidence in the functionality and  usefulness of the law, as well as in the legitimacy of the bodies selected through this process .

The legitimacy of the electoral process has been constantly questioned in the country, with exceptions in a few processes, a doubt which has been particularly evident since the 2017 elections and onward when the opposition has repeatedly accused of massive manipulation of the will of the citizens.

Si rrjedhim i kësaj mungese të theksuar besimi, edhe klima politike në vend është polarizuar dukshëm, duke shpënë deri në heqjen dorë të mandateve të Kuvendit prej opozitës në vitin 2019 apo refuzimin e saj për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2019.

Pavarësisht kostove të mëdha politike e institucionale të shkaktuara në ecurinë demokratike të vendit, Marrëveshja Politike e 5 Qershorit 2020, amendimet e bëra si rrjedhim i saj dhe vullneti politik e ligjzbatues i treguar përgjatë proceseve zgjedhore 2021, 2022 e 2023, sërish nuk e forcuan këtë besim të munguar, përkundrazi.

Rikthimi i besimit në procesin zgjedhor aktualisht mbetet akoma edhe më shumë emergjent dhe i domosdoshëm

Në ndjekje të procesit të ankesave dhe apelimeve, KRIIK ka vërejtur me shumë shqetësim rastet që janë bërë edhe gjerësisht publike në Bashkitë Pukë[i] dhe Mallakastër[ii], ku është evidentuar manipulim i rezultateve zgjedhore dhe kalim i votave nga një subjekt zgjedhor tek një tjetër.

Në këtë situatë, KRIIK evidenton se manipulimi i rezultatit duket të ketë ndodhur në dakordësinë e plotë të komisionerëve zgjedhorë të emëruar nga parti të ndryshme.

Dakordësia e komisionerëve zgjedhorë në mbulimin e shkeljeve të evidentuara përballë aktorëve të tretë, apo, në rastin ekstrem, edhe në manipulimin e rezultatit zgjedhor është një shqetësim i ngritur nga KRIIK me forcë veçanërisht e në vazhdimësi prej vitit 2017, pas monitorimit të Zgjedhjeve për Kuvend të atij viti.

I gjithë sistemi i administrimit të zgjedhjeve nga komisionerë të emëruar nga partitë kryesore politike bazohet në parimin e balancimit politik. Ndërtuar kjo në premisën se të qënit administrues të drejtëpërdrejtë të procesit në të gjitha nivelet do të garantojë besimin e palëve në proces e në pranimin e rezultateve, si dhe në premisën e minimizimit të manipulimeve pasi, nga një pikëpamje pragmatike, palët janë drejtpërdrejt të interesuara për rezultatin dhe do të mbrojnë interesat e veta, duke prodhuar kështu një proces të shëndetshëm edhe për ecurinë e demokracisë në vend.

Përvoja e derisotme ka faktuar e prodhuar të kundërtën e forcimit të demokracisë dhe institucioneve demokratike në vend, pasi legjitimiteti i zgjedhjeve ka ardhur jo si pasojë e pranimit të verdiktit institucional të institucionit të çertifikimit të zgjedhjeve, sikurse është KQZ-ja, por si pasojë e pranimit, me hir apo pahir, të rezultatit prej forcave kryesore politike.

Administrimi i procesit nga komisionerët e emëruar nga partitë politike ka sjellë vazhdimisht pengesa dhe problematika jo të vogla në proces, duke nisur nga emërimi i tyre me vonesë, ndryshimi në momentin e fundit deri edhe në ditën e zgjedhjeve, ndjekja nga ana e komisionerëve të udhëzimeve të partive që i kanë emëruar së pari dhe më pas të administratës zgjedhore sipërore nga pikëpamja hierarkike, duke shpënë shpesh në zvarritje, tejzgjatje apo edhe bllokime të pajustifikueshme të numërimit të votave, e një sërë problematikash të tjera.

Duke patur në vëmendje të gjitha këto disavantazhe të administrimit politik të proceseve zgjedhore, të pasuruara së fundi me faktimin, për herë të parë në mënyrë ligjore e institucionale, e abuzimit të bërë me detyrën e përgjegjësinë e dhënë nga qytetarët shqiptarë në administrimin e vullnetin sovran të tyre,  arsyet për ta mbajtur ende në këmbë këtë mënyrë administrimi të zgjedhjeve nuk mund të përligjen më.

Në gjykimin e KRIIK është e domosdoshme që në mënyrë emergjente klasa politike vendimmarrëse të angazhohet urgjentisht për të vendosur në praktikë zbatimin e Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020 për administrim jo-politik të Zgjedhjeve të ardhshme Parlamentare 2025.

Ndërkohë, përsa i përket rastit të Bashkisë Pukë dhe Bashkisë Mallakastër të përmendur më sipër, KRIIK evidenton se, përgjatë procesit të shqyrtimit administrativ, KAS i ka qëndruar ngushtësisht objektit të ankimimit të kryer nga subjektet ankimuese duke anashkaluar qasjen dhe pamjen më të gjerë të problematikës se manipulimi i evidentuar në një qendër votimi mund të jetë i shtrirë në më tepër sesa një të tillë, dhe se ky manipulim i rezultatit prej komisionerëve nuk mund të ketë qenë i paqëllimshëm dhe as mund të trajtohet si një gabim njerëzor.

Përtej korrektimit të rezultatit në këto raste, në gjykimin e KRIIK, KAS do të duhej të kishte marrë një qasje më të thelluar duke gjetur dhe aplikuar interpretimin e duhur ligjor për të evidentuar shtrirjen e plotë të krimit zgjedhor të faktuar se është kryer dhe bërë më pas edhe korrektimin e plotë të tij,  duke urdhëruar hapjen e kutive dhe rinumërimin e, së paku, të tërë qendrave të votimit të numëruara nga i njëjti Grup i Numërimit të Votave në rastin e Bashkisë Pukë.

Një qasje e tillë vlerësohet se do t’i shërbente përmbushjes së detyrës dhe misionit të KQZ-së, në funksion të qëllimit madhor të sipërpërmendur, atë të rikthimit të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe ndaj mekanizmave që garantojnë integritetin e tij, ku një ndër më të rëndësishmit mbetet pikërisht drejtësia zgjedhore.

Në rastin e Bashkisë Mallakastër, në gjykimin e KRIIK, KAS do të duhet të shkonte edhe më tej dhe të ndërmerrte një proces akoma më të thelluar të hetimit dhe, mundësisht, të hapjes dhe rinumërimit të të gjithë qendrave të votimit për atë bashki.

Kjo pasi në këtë rast jo vetëm që është provuar ndryshimi i rezultatit nga ana e Grupit të Numërimit të Votave, por ekziston edhe një letër e KZAZ-së përkatëse e cila vë në dukje se KZAZ-ja kishte dijeni për këtë fakt[iii].

Lidhur me këtë rast, KRIIK gjykon gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve[iv] duhet të bëjë një sqarim publik se në cilin moment ka marrë dijeni për faktin e ndryshimit të rezultatit në një prej qendrave të votimit të Bashkisë Mallakastër, por edhe të hapave që mund të ketë ndërmarrë për të korrigjuar problemin[v].

Theksohet se problematika u vu në dukje si rrjedhojë e ankimimit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ndërkohë që,  nga sa u evidentua, KQZ-ja nuk duket se kishte në plan të niste një proces korrektimi kryesisht në lidhje me këtë çështje, në rastin kur nuk do të kishte ankimim nga subjekti zgjedhor, çka përbën në fakt një tjeter shqetësim.

Gjykohet se veprimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë situatë do të duhet të synojnë jo vetëm limitimin në maksimum të efektit të manipulimeve potenciale që mund të kenë ndodhur bazuar në këto indicie, por edhe të ndërmarrjes në mënyrë urgjente të hapave të duhur për të vendosur dhe çuar përpara drejtësisë personat përgjegjës.

Në këtë kuadër, KRIIK gjykon se KAS do të duhet të kishte një reagim ndryshe duke i dhënë peshën e duhur faktit të konstatuar të kryerjes së një vepre penale[vi], si dhe duke u shprehur e vënë në lëvizje edhe në mënyrë formale nëpërmjet vendimmarrjes[vii] Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për referimin e rasteve në Prokurori.

Nga monitorimi i deritanishëm, KRIIK vlerëson qasjen ndryshe, më pozitive e bashkëpunuese, të anëtarëve të KAS ndaj subjekteve zgjedhore ankimuese duke i orientuar dhe dhënë kohë ekstra për marrjen e provave, si dhe për shfrytëzimin për herë të parë të mekanizmit ligjor në dispozicion të dy anëtarëve për të kërkuar marrjen e provave në administrim të KQZ-së[viii], sipas nenit 136 të Kodit Zgjedhor, mekanizëm i cili nuk u pa i arsyeshëm të përdorej në rastet e Pukës dhe Mallakastrës, pavarësisht krimit zgjedhor të konstatuar.

Në përfundim të këtij Qëndrimi, KRIIK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të marrë në konsideratë tipologjinë e shkeljeve dhe problematikave të evidentuara nga procesi ankimor i deritanishëm, si dhe rekomandimet e paraqitura më parë nga KRIIK, për të përmirësuar mekanizmin e procesit të auditit post-zgjedhor, në mënyrë që të rrisë efikasitetin e tij dhe dërgojë përpara ligjit të gjithë komisionerët të cilët nuk iu janë përmbajtur zbatimit të kuadrit ligjor në administrimin e procesit.

Ky proces auditi post-zgjedhor i këqyrjes së materialit zgjedhor i cili pritet të zhvillohet pas çertifikimit të rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve, pavarësisht se gjetjet e dala prej tij nuk do të kenë efekt në rezultatin e zgjedhjeve,  nevojitet të parapërgatitet dhe kryhet me gjithë seriozitetin dhe rëndësinë që meriton procesi i respektimit të ligjit dhe administrimit me përgjegjshmëri i vullnetit të sovranit prej komisionerëve zgjedhorë të angazhuar.

Gjithashtu, KRIIK u bën thirrje partive politike që t’i japin këtij procesi rëndësinë e duhur duke shprehur qartë vullnetin e tyre dhe inkurajuar KQZ-në për çuarjen përpara drejtësisë të kujtdo komisioneri zgjedhor që ka kryer shkelje pavarësisht përkatësisë politike, inkurajim i cili mungoi përgjatë kryerjes së procesit të auditit post-zgjedhor të Zgjedhjeve Parlamentare 2021.

Përpara aktorëve politikë dhe Kuvendit të Shqipërisë shtrohet sërish në mënyrë emergjente nevoja për të nisur sa më shpejt një proces reformimi të thellë dhe gjithëpërfshirës të kuadrit ligjor për zgjedhjet, me një fokus të veçantë në plotësimin e aspiratës së Marrëveshjes Politike të 5 qershorit 2020 dhe zbatimin e saj për depolitizimin e administratës zgjedhore.

[i]Në seancën e KAS të datës 24 maj 2023, ku u shqyrtuan bashkërisht kërkesat ankimore nr. 63, me ankues Partinë Aleanca Demokristiane e Shqipërisë dhe objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 260, datë 16.05.2023 të KZAZ nr. 07, Bashkia Pukë, “Për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet e Këshillit Bashkiak Pukë”, duke kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme”, si dhe kërkesa ankimore nr. 70, me ankues Partinë Aleanca Progresiste LZHK dhe objekt “Kërkesë për rinumërimin e kutive të Këshillit Bashkiak nr. 0408, 0415, 0422, 0424, 0425, 0430. Ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit të Këshillit Bashkiak Pukë, sipas rezultatit të rinumërimit”.        Pas shqyrtimit të provave të depozituara nga pala ankuese KAS vendosi të këqyrë fletët e votimit në kutitë e votimit për këshill bashkiak në Bashkinë Pukë, nr. 0422/00, 0425/00, 0415/00, 0415/01, 0430/00.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultoi se në QV 0425/00 në Bashkinë Pukë, 64 vota të vlefshme të cilat në tabelën përmbledhëse të rezultatit i ishin shënuar Subjektit PDIU, në fakt i përkisnin Subjektit Partia Republikane.

Ndërsa nga këqyrja e kutive të tjera rezultuan ndryshime të vogla midis tabelës përmbledhëse të rezultateve dhe atyre çka faktikisht ndodheshin në kuti.      Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës nr. 63 dhe nr. 70, si edhe korrigjimin e tabelës përmbledhëse të Rezultatit për Këshillin e Bashkisë Pukë, sipas gjetjeve të dala nga këqyrja e fletëve të votimit të bërë nga KAS.

[ii] Në seancën e KAS të datës 30 maj 2023 u shqyrtua kërkesa ankimore më nr. 78, me ankues Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet me objekt “Kundërshtimin e Tabelës së rezultateve për QV nr. 3239/00, të GNV nr. 01, datë 16.05.2023 të KZAZ-së nr. 62, Mallakastër”.     Pala ankuese paraqiti në KAS si prova materiale foto të printuara nga filmimet e procesit të numërimit, të cilat faktonin se 63 vota të Subjektit PDIU në këtë Qendër Votimi nuk janë të pasqyruara në tabelën përmbledhëse të rezultateve. Gjithashtu ankuesi paraqiti në KAS edhe 2 shkresa të dërguara në KQZ nga anëtarët e GNV nr.1 dhe KZAZ nr. 62 Bashkia Mallakastër, të cilët informonin KQZ-në se kishin kryer parregullsi në procesin e numërimit të asaj qendër votimi.     Pas administrimit të provave KAS vendosi të këqyrë fletët e votimit për këshill bashkiak në QV nr. 3239/00, Bashkia Mallakastër.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultoi se në QV nr. 3239/00 në Bashkinë Mallakastër, 63 vota të subjektit PDIU në tabelën përmbledhëse të rezultatit i ishin përllogaritur Subjektit Partia Socialiste (pra për PS nga 161 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 98 vota, dhe për PDIU nga 0 vota në TPR të miratuar nga KZAZ, u gjetën 63 vota).      Pas përfundimit të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës dhe korrigjimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për Këshillin e Bashkisë Mallakastër, sipas gjetjeve të dala nga këqyrja e fletëve të votimit të bërë nga KAS.

[iii] GNV nr. 1 në KZAZ nr. 62 Bashkia Mallakastër i ka drejtuar kësaj KZAZ-je kërkesën nr. 74 prot. datë 16.05.2023, sipas të cilës 3 anëtarë të kësaj GNV-je pretendojnë se kanë bërë një parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave për Këshillin Bashkiak Mallakastër, në QV nr. 3239, për shkak të lodhjes, duke i kërkuar KZAZ-së të rishikojë vlerësimin e kryer dhe të bëjë korrigjimin e gabimit njerëzor. Sipas tyre: “Në procesin e numërimit të votave për këtë QV grupi ynë i ka konstatuar votat në favor të subjektit PDIU duke i lexuar me zë të lartë, por për shkak të gabimit njerëzor këto vota nuk janë pasqyruara drejt”.   

Gjithashtu KZAZ nr. 62 Bashkia Mallakastër, pas marrjes së kësaj kërkese i është drejtuar KQZ-së më shkresën nr. 75 datë 16.05.2023, ku evidenton se ka marrë shkresën e mësipërme nga GNV nr. 1 pranë kësaj KZAZ-je me objektin përkatës. KZAZ arsyeton se “KZAZ nr. 62 Mallakastër, në përfundim të procesit të numërimit të votave për kandidatët e këshillit bashkiak e ka përfshirë këtë rezultat në tabelën përmbledhëse përfundimtare për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, të cilën e disponon tanimë edhe KQZ. Ndodhur në këto kushte, pas miratimit të rezultatit final me tabelën përfundimtare dhe përcjelljen e këtyre të dhënave në sistemin elektronik.  KZAZ nr. 62 nuk e ka tagrin ligjor të ndërhyjë për rishikimin e rezultatit dhe rihapjen e kutisë. Lidhur me sa më sipër i kërkojmë KQZ-së trajtimin e kërkesës së GNV-së për korrigjimin e rezultatit zgjedhor për QV nr. 3239 dhe pasqyrimin e drejtë të vullnetit të shprehur”.

[iv] Nga komunikimi verbal i KRIIK me administratën e KQZ-së, është pohuar se kjo problematikë është përcjellë në KQZ fillimisht me telefon, dhe pas kërkesës së kësaj të fundit, kërkesa është depozituar edhe zyrtarisht. Komunikimi është kryer dhe depozituar pas dorëzimit të materialeve zgjedhore në KQZ, pra eventualisht data 16.05.2023 që mbajnë shkresat zyrtare, edhe mund të mos jetë data reale kur ato janë përpiluar. 

[v] Pavarësisht depozitimit të kësaj kërkese KQZ nuk ka ndërmarrë asnjë hap për korrigjimin e gabimit apo trajtimin e kësaj kërkese të ardhur nga KZAZ nr. 62, qoftë në pikëpamje të korrigjimit të gabimit, por edhe në pikëpamjen e konstatimit të një vepre penale të kryer e cila duhet të referohet në organet ligjzbatuese.

[vi] Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë Neni 326 “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” “Falsifikimi, shpërndarja ose përdorimi i fletëve të votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qëllim ndryshmin e rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet paraqitjes në to të të dhënave, që dihen se janë të pasakta, zëvendësimi i të saktave me të rreme ose nëpërmjet futjes në kuti të fletëve të votimit në mënyrë të paligjshme dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Po kjo vepër kur kryhet nga personat që kanë për detyrë të administrojnë procesin zgjedhor, ose ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit të zgjedhjeve apo ka sjellë pavlefshmërinë e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.”

[vii] Lidhur me shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 78 datë 22.05.2023 të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, KAS vendosi:     Pranimin e kërkesës ankimore me nr. 78 datë 22.05.2023 Partia Për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.  Ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për Këshillin Bashkiak, për kutinë e votimit 3239 sipas rezultatit të ri të dalë nga rinumërimi ku subjekti PDIU nga 0 do të ketë 63 vota dhe subjekti PS nga 161 vota do të ketë 98 vota.

[viii] Në seancën e datës 31 maj 2023, në kuadër ankimimit  të subjektit zgjedhor Koalicioni Bashkë Fitojmë, pas rrëzimit me shumicë votash nga trupa e KAS të ankimimit, dy anëtarët e tij shfrytëzuan mekanizmin ligjor të kërkesës për të kërkuar paraqitjen në cilësinë e provës të të gjitha kutive të qendrave të votimit për zgjedhjet për kryetar bashkie për KZAZ nr. 43, Bashkia Rrogozhinë dhe vlerësimin e të gjithë fletëve të votimit.

Konkretisht, kërkesa ankimore nr. 80 datë 23.05.2023, me ankues subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 531, datë 18.05.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkia Rrogozhinë dhe Miratimi i Tabelës së re Përmbledhëse pas Rinumërimit dhe Rivlerësimit të votave në të gjithë qendrat e votimit të zonës zgjedhore, Bashkia Rrogozhinë”, me shumicë votash u rrëzua nga KAS.

Pursuant to Article 136, point 3 of the Electoral Code for the needs of the administrative examination of appeal request no. 80, KAS members, Mr. Elvis Cefa and Mr. Ledio Braho asked the CEC to present as evidence all the boxes of the voting centers for the mayoral elections for CEZ no. 43, Rrogozhin Municipality and evaluation of all ballots.

Tirana, on  June 2,  2023