BREAKING NEWS

The Kremlin takes the drastic decision, 'imprisons' Putin's collaborators inside Russia, the strong reason is revealed

The Kremlin takes the drastic decision, 'imprisons' Putin's
x
BREAKING NEWS

"For the first time we have a communication..."/ The journalist divulges details from the meeting in Brussels between the deputies of Albania and those of the EP

"For the first time we have a communication..."/ The journalist
x
BREAKING NEWS

"Two bullets in the chest, one in the head", according to the autopsy of the pregnant woman who was killed by her husband before giving birth

"Two bullets in the chest, one in the head", according to the autopsy
x
BREAKING NEWS

EU summit and the Western Balkans, President Vu?i? takes the drastic decision, the reason and details are clarified

EU summit and the Western Balkans, President Vu?i? takes the drastic decision,
x
BREAKING NEWS

December 6 summit/ Berisha makes serious accusations against Rama: He is the blackest representative of the Albanian mafia, we will show the European leaders that...

December 6 summit/ Berisha makes serious accusations against Rama: He is the
x
BREAKING NEWS

The Serbian writer surprises with the statement: Serbia has nowhere to go, it will recognize Kosovo, here are the goals of the government

The Serbian writer surprises with the statement: Serbia has nowhere to go, it
x
BREAKING NEWS

Police 'flash' action in Librazhd, a significant amount of drugs ready for sale is seized, the last details of the operation are disclosed

Police 'flash' action in Librazhd, a significant amount of drugs ready
x
BREAKING NEWS

Could the baby of the 35-year-old woman who was killed before maternity be saved? The gynecologist reveals the truth

Could the baby of the 35-year-old woman who was killed before maternity be
x

Sport

The icon of Albanian football, Sulejman Maliqati, is sent to his last apartment

The icon of Albanian football, Sulejman Maliqati, is sent to his last apartment

Komuniteti i futbollit shqiptar dhe veçanërisht ai i Durrësit ka përcjellë sot për në banesën e fundit legjendën Sulejman Maliqati, ish-portierin e famshëm të Kombëtares, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 94-vjeçare. Në homazhet e organizuara sot në Durrës në nderim të ikonës së futbollit ka marrë pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si edhe personalitete të futbollit nga Durrësi dhe i gjithë vendi. Pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para arkivolit, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-portierit të njohur, Presidenti Duka tha në një prononcim për median se futbolli humbi një nga figurat më emblematike dhe se Maliqati ka shkruar historinë me atë që ka dhënë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. “Sot është një ditë zie për komunitetin e futbollit shqiptar, kemi humbur një figurë emblematike të futbollit, por kemi humbur edhe të fundit nga brezi i tij, Sulejman Maliqatin, me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar, ish-portieri i talentuar që ka mbrojtur portën e ekipit Kombëtar, Besës, Partizanit. Ka kontribuar gjithë jetën e tij në fushat e futbollit, deri në ditët e fundit madje, kur ka ndjekur ekipin e Teutës. Sula si figurë e ka shkruar historinë me atë që ka dhënë në fushën e lojës, me sjelljen e tij, sepse përveçse një futbollist i talentuar ka qenë edhe një mik i shkëlqyer. Sidomos për ne që e kemi pasur me afër”, tha presidenti i FSHF-së, duke vlerësuar edhe rolin e Maliqatit si një qytetar model. “Maliqati është ndarë fizikisht nga ne, por do të jetojë në memorien e të gjithëve si ‘Macja e Zezë’ siç është etiketuar për pritjet e tij në shumë ndeshje që ka shpëtuar ekipin kombëtar. Në këtë ditë, i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë komunitetit të futbollit, familjarëve të tij dhe qytetarëve durrsakë, të cilët e kanë njohur dhe e kanë pasur mik të afërt”, shtoi Duka.