
He shot the child in the eye with a pistol, the images of the fight that brought two victims to Kavaja emerge

Is Alibeaj harming the Democratic Party? The analyst comments on the situation before the elections: Berisha has the upper hand, but he comes out lost because...

The well-known analyst shows the "coup" with which he can take the stamp and logo of the DP from Alibeaj: This is who is Berisha's savior

Kreshnik Spahiu makes a strong statement: This is why Berisha will leave the party

Journalist Hoxha predicts what will happen to the DP candidate, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu shows the strong reason: This is why candidates leave Alibeaj

The race for Tirana on May 14, the analyst reveals the secrets of Këlliç's campaign

Kreshnik Spahiu speaks with names: These two powerful politicians will join a party after May 14

Teodor Vaso: I'll tell you some problems and truths of football without a mask, after De Biazi another football is played

Written by Adriatik BALLA 18 Mars 2023
Albanian football has many problems. They start from infrastructure, poor work with young people, lack of financial support, incompetence of leaders, and often from weak and unoriented organization. The national team will soon be tested in the European qualifiers with a Brazilian coach in charge, while the championship is producing less and less quality elements for the representative team. The clubs have terrible fluctuations, while the position of the Albanian coach is so unstable that there are no words to describe it. The absence of some traditional clubs has led to a decrease in the quality of football, especially in the south of the country, while the complication of management with municipalities, presidents and often anonymous staff, has always had denominators clashing and throwing the blame elsewhere, enough to make it the club/s to get into a dead end. In this situation, Albanian football seems severely "infected" by problems, the main one being the unstable figure of the coach and the lack of vision for a stable football and stable clubs. Speaking about these concepts, the icon of Albanian football, Teodor Vaso, this Spartan of the match of the century against Germany in December 1967, makes a careful analysis, away from dogmas and pointing the finger at the wound. Today, the clubs in the south of the country do not produce players for the national team, whereas decades ago, 70 legendary footballers came out of these cities. this spartan of the match of the century against Germany in December 1967, makes a careful analysis, away from dogmas and pointing the finger at the wound. Today, the clubs in the south of the country do not produce players for the national team, whereas decades ago, 70 legendary footballers came out of these cities. this spartan of the match of the century against Germany in December 1967, makes a careful analysis, away from dogmas and pointing the finger at the wound. Today, the clubs in the south of the country do not produce players for the national team, whereas decades ago, 70 legendary footballers came out of these cities.
- Football all over the world develops with time, including our country. But we still have some phenomena that are disturbing, among them violence and other negative phenomena that create a bad image. Let's start with the Partizani-Tirana derby, played a few days ago. That match was designed to be the postcard of Albanian football, but witnessed acts of violence and interruption of the match that brought a rather serious image. In your opinion, how much does this match affect the image of the clubs and Albanian football itself?
- Një ndeshje e tillë është një ngjarje që mbart historikisht vlera të jashtëzakonshme e komplekse. Duhet theksuar se këto dy skuadra jo vetëm kanë pasur vlera të larta sportive në futbollin shqiptar, por merreshin shembuj nga ekipet e tjera dhe për pjesëmarrje në skuadrën kombëtare. Tradicionalisht, në rrugë e sipër, në kuadër të rivalitetit sportiv, kishin marrëdhënie të shkëlqyera shoqërore. Shumë lojtarë të Tiranës kanë veshur fanellën e Partizanit për 3-4 vjet nga ku bëhej kalimi edhe në përfaqësuese. E kam njohur nga afër këtë bashkëjetesë se kam qenë lojtar i të dy skuadrave. Disa lojtarë të 17 Nëntorit kaluan tek Partizani, si Spahiu, Pano, Frashëri, Teliti, Osman Mema etj. Ndodhia famëkeqe e fundit ndërmjet dy ekipeve është dhe do të mbetet një njollë e zezë në historinë e tyre. Tifozët duhet të kenë të qartë se fitorja dhe vlera e ekipeve dhe patriotizmi sportiv nuk kanë të bëjë aspak me “luftën” trimërore nëpërmjet bombardimeve me mjete piroteknike. Dashuria për një ekip nuk është goditja dhe baltosja e emrit të tyre, shkatërrimi i impiantit etj. Dikur tifozët anglezë, me vandalizmin e tyre, bënë shkatërrime e plagosje që u shoqëruan me penalitete të rënda, ku ekipeve të tyre u mohohej pjesëmarrja në Europë. Këto ngjarje përsëriten edhe tek ne, me dy klube të lavdishme të futbollit shqiptar.
- Sa e ka dëmtuar futbollin shqiptar aktualisht mungesa e klubeve të traditës?
- Futbolli në Shqipëri është bazuar pjesërisht në dy drejtime plot mangësi, ku prioritetin e kanë pasur vazhdimisht ekipet e kryeqytetit. Megjithatë, janë disa qytete të traditës në jug të vendit që i kanë dhënë futbollit shqiptar shumë legjenda. Është një progres që nuk mund të fshihet e të mohohet, sepse kanë dalë futbollistë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë nga këto ekipe. Tradita futbollistike është Vlora, Elbasani, Kavaja, Gjirokastra, Korça e më pak të tjerat. Sot shteti nuk merret më me klubet, bazuar në kategoritë e klubeve. Sot quhen bashki, dikur komitetet ekzekutive. Si kudo sporti funksionon e zhvillohet në bazë të investimeve nga presidentët, bashkitë, pjesërisht nga shteti, apo donatorët dhe sponsorizimet e ndryshme. Sot fuqia financiare e bashkisë së Durrësit është shumë herë më e mëdha se ajo e Kavajës. Dikur Besa kishte financim të njëjtë me Lokomotivën (sot Teuta). Pra, shteti i mëparshëm i kishte të barabarta këto gjëra, kishte të njëjtin financim. Sot financon më shumë ai që ka potencial financiar më të madh. Se di si do të menaxhohet situata për të dalë nga kjo gjendje. Sot kemi një Egnatia, që me një president rivalizon me skuadrat e elitës. Pra jemi në një situatë krejt tjetër. Nëse duam të dalim në një përfundim të vërtetë, duhet të njohim mirë faktin se nga jugu i vendit kanë dalë mbi 70 lojtarë të ekipit kombëtar (1945- 2000, se pas kësaj periudhe s’kam të dhëna), që janë legjenda të futbollit tonë, qoftë në nivel klubesh dhe në ekipin përfaqësues. Nga Vlora 21 lojtarë, Elbasani 13, Kavaja 8, Lushnja 5, Korça 5, Berati 5, Gjirokastra 4, Fieri 3. Kemi të bëjmë me një kontigjent të jashtëzakonshëm që është prodhuar e grumbullohej. Ka dhe lojtarë të tjerë të këtyre qyteteve që kanë qenë të nivelit të përfaqësueses por që nuk kanë mundur të luajnë. Një faktor subjektiv ka qenë krijimi i formacionit të Kombëtares me lojtarë të klubeve të kryeqytetit dhe disa lojtarë nga kontigjenti i mëparshëm s’kanë luajtur sepse kjo dihet. A nuk është shqetësuese kjo? Që nga këto qytete nuk kemi më prodhim futbollistësh cilësorë? Ky problem nuk ka karakter politiko-shtetëror, sepse klubet tani nuk e kanë trajtimin shtetëror. Duhet thënë se këta qytete kanë nxjerrë talente si Teliti, Bakalli, Z.Gjinali, Bajaziti, Topi, M.Haxhiu, V.Ruci, P.Ruci, Taho, Kushta, M.Gjika, K.Çipi, G.Çipi, E.Ibershimi, F.Jorgaqi, Lleshi, Ferko, Bushi, Daiu, Shtini, T.Samsuri, ?eço, Dembo, Rraklli, Maliqati, Mirashi, Majaci, Braho, Gurma, Peqini, A.Bano, U.Xhafa, A.Arbri, Pilika, Xhambazi, Dinella, J.Kaçi, Vaso, Zaho, Hodo, S.Prenga, E.Memushaj, Gjondeda dhe shumë lojtarë të tjerë që u aktivizuan më pak me përfaqësuesen e Shqipërisë. Pra, këta qytete nuk prodhojnë më talente të këtij niveli. Prandaj është shqetësim shumë i madh për të gjithë ne dhe sportdashësit shqiptarë në tërësi që këta qytete nuk prodhojnë më lojtarë të kësaj cilësie.
- Ndryshimi i trajnerit të Kombëtares ka sjellë jo pak pikëpyetje. Duket se këtë herë kemi një trajner që është jashtë shkollës italiane. A mundet një trajner të bëjë diferencën në krye të ekipit përfaqësues?
- Shtetet që kanë financa të fuqishme si Kina, SHBA, Rusia, India etj, paguajnë miliona dollarë për të marrë trajnerët më të mirë të botës që të dalin kampionë bote, ose të Europës, Azisë etj. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrsesi. Kjo ka të bëjë me mënyrën e të konceptuarit të pozitës së trajnerit. Sa cilësi të lartë arrin një ekip futbolli është në raport me disa faktorë: me zhvillimin ekonomiko-shoqëror, vendin apo klubet, tradita sportive, masiviteti cilësor i lojtarëve që formojnë 11-shin e klubeve apo të shteteve etj. “Duhen më shumë lojtarë cilësorë, fusha futbolli dhe shumë trajnerë të kualifikuar, ekipe shkencore e shëndetësore në shërbim të ekipeve të futbollit me të cilët do të konkurrojë Franca për të dalë kampione”, - i thanë presidentit francez Shirak kur bëri pyetjen: Pse Franca nuk ka dalë asnjëherë kampione bote? Pra, edhe ne, në qoftë se do të kërkojmë një çështje cilësie edhe me ekipin kombëtar, çështja e trajnerit është çështje, por ai në radhë të parë ka probleme të tjera madhore. Sepse ndryshimi i trajnerit, p.sh tek ne, me përjashtim të kohës së De Biazit nuk kemi pasur (gjetur) atë që kërkojmë. Atëherë, si duhet ta kuptojmë vlerën e trajnerit? Ato ekipe që kanë vlera të përafërta blejnë Mesin, Ronaldon, Mbape, Nejmar, dhe lojtarë të tjerë me emër dhe bëjnë diferencë e dalin kampionë. Diferencën e bën lojtari që blen e jo trajnerët. Trajnerët bëjnë diferencën kur ekipet janë në parametra të përafërta me njëri-tjetrin. Atëherë duhet që me të ardhur një trajner i aftë, mund të konkurrojë edhe të bëjë diferencën falë aftësive të tij. Në këto kondita vlerat e trajnerit rriten (diku te 10-15%), sepse mund të bëjë kombinacione të elementëve, ndërton më mirë se të tjerët 11-shin e formacionit, drejtimin e ekipit në lojë e sipër, si dhe me lojtarë që duhet të blihen nëse merret parasysh kërkesa e tij ndaj klubit. Nuk mund të bëhet bukë gruri me miell misri. Duhen lojtarë nga ata që bëjnë golin dhe ata që pasojnë për të bërë gol. Trajneri zgjedhin më të mirët për këtë mision. Nuk janë kompjuter, çdo vlerë e tyre del nga formimi tekniko-profesional, një gërshetim i të gjithë faktorëve e të vlerave të lojtarëve.
- Ndryshimi i trajnerëve shqiptarë është një problem jo i vogël. Pse është kaq e paqëndrueshme pozita e trajnerit shqiptar?
- Kemi të bëjmë me një çështje dhe një problem që kurdoherë ka qenë shqetësues. Dua ta gjej këtë fenomen duke e krahasuar me shtetet e tjera, por s’mund ta gjej askund. Statistikat tregojnë bindshëm që disa emërtesa përkatëse në afrimin dhe emërimin e trajnerëve janë sjellë nga shkolla tekniko-profesionale pa sens logjik e shkencor. Duhet kuptuar se nuk ka fjalë tjetër përcaktuese për amullinë që shfaqet në emërimin apo largimin e kontigjentit të trajnerëve me vend e pa vend. Rezultatet e gjetura janë produkt i cilësisë së realizimit të disa punëve, të faktorëve që janë dhe nuk janë cilësi e zgjidhjes së tyre. Fillimi i periudhës përgatitore, ndikon cilësisht nga sasia e javëve në dispozicion. Ky faktor lidhet me shpenzimet që kërkohen për kohën e përgatitjes. Por pikërisht këtë kohë në shumë raste e ka në dorë financa e presidentëve. Këta të fundit duhet që t’i japin kohën e duhur periudhës përgatitore të trajnerëve. Sepse në Shqipëri ndodh që shumë ekipe t’i nisin me shumë vonesë dhe kjo është çështje që kërkon përgatitjen e ekipit dhe sigurisë së trajnerit. Çështja e dytë është merkatoja. Largimi dhe blerja e lojtarëve lidhet me shpenzimet që duhet të bëjnë presidentët. Objektivi që kërkohet nga emërtesa në këtë temë mund të ketë emërues të përbashkët me trajnerin (kur bëhet fjalë për të zgjedhur lojtarët). Ndryshimet në përbërjen e ekipit gjatë aktivitetit varen prapë nga financa e emërtesave, ku rolin kryesor e ka presidenti. Por këto probleme e çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në aftësimin dhe vijueshmërinë e ekipit janë faktorë determinantë që i japin apo i ulin vlerat punës së trajnerëve. Sepse këtu çdo gjë sa i takon rezultatit matet me aftësitë e trajnerit, duke harruar të gjitha këto probleme të mësipërme që varen nga emërtesat, sidomos në mënyrë të veçantë nga pikëpamja ekonomiko-financiare. Por varet në të njëjtën kohë edhe nga ndërhyrjet e presidentëve dhe/ose emërtesave për të zgjedhur lojtarë apo ndërhyrë në vijueshmërinë e ekipit. Kështu, duke pasur parasysh një problematikë të kësaj natyre, ku skuadra nuk funksionon normalisht, shumë klube dhe emërtesa e zgjidhin situatën duke ndryshuar trajnerët. Pronarët nuk e kuptojnë se kjo gjë nuk është zgjidhja, madje ndodh e kundërta. Nuk mund të ketë një zhvillim normal të një ekipi pa pasur rrugën e duhur profesionalisht, për ta përgatitur dhe për ta hedhur atë në luftë me ekipet e tjera, të cilët mund të kenë grup më cilësor në këtë kohë që flasim. Pra dalja në dyluftim zbulon dobësinë e këtyre ekipeve. Rrjedhimisht, një pjesë e emërtesave me një veprim të tillë justifikojnë veten duke ia kaluar përgjegjësinë e rezultateve trajnerëve.
- Kontrata me trajnerët e huaj ka diferencë me atë të teknikëve shqiptarë. Të huajt duken më të mbrojtur, apo jo?
- Kontratat me trajnerët e huaj janë përgjegjësi tjetër, që kushtëzon kohëzgjatjen e tyre. Trajnerët e huaj në formimin e tyre kanë parametra të tjerë nga shkollimi, njohja futbollistike e shumë ekipeve të jashtme nga ku mund të marrin edhe lojtarë të kampionateve të ndryshme, veçanërisht të skuadrave në nivelet e futbollit shqiptar. Me përjashtim të disa trajnerëve tanë cilësorë, kontigjentet e tjera të trajnerëve shkollimin paraprak dhe më tej atë tekniko-profesional e kanë jo në nivelin e trajnerëve të huaj. Për kaq sa folëm, në lidhje me trajtesën që i bëhet pozicionit të trajnerit shqiptar, flas nga ana organizative e klubeve, nuk gjendet gjëkundi një shembull i dytë me kaq lëvizje të vazhdueshme në kohë shumë të shkurtra e në kohë të papërshtatshme të lëvizjes së trajnerëve shqiptarë. Unë shpalos këtu pikëpamjet e mia sepse dua që futbolli shqiptar të ketë të ardhme, të jetë cilësor e konkurrues. Ndihem shpesh i keqardhur se si analizat e mia dhe qëndrimi im, që bazohet në shkencën e futbollit, shihet si opozitarizëm. Të bësh oponencë është gjë e shëndetshme, ndihmuese, e jo kundërshti ndaj institucioneve. Oponenca në trajtimin e këtyre çështjeve është parë si frymë pozitive edhe në diktaturë, ku mua mu kërkua një material kritik që në vitin 1973 e të botuar në “Sporti Popullor” në atë kohë. Kjo analizë duhet parë në një formë që të ndikojë në përmirësimin e situatës. Në mënyrë që pozita e trajnerit të jetë më e fortë dhe që vetë stafet teknike të jenë profesionalisht më lart.
Most read


Kylian Mbappe has decided, this is when he will transfer to Real Madrid

Superior Category, Partizan against Teuta, Vllaznia challenges Bylis

Don't miss it, (VIDEO)/ He lost 1 million euros with just one hand, Neymar's reaction is 'to laugh and cry'

Barcelona makes the unexpected decision for Messi

The highest paid players in France, dominated by Paris Saint-Germain's attacking trio

Discipline removes the spectators from Flamurtari, the protests affected the match with Dinamo

After two decades, Partizani and Tirana play head to head for the title

(PHOTO) Shocks the followers/ What is happening with Sergio Aguero? He suffers a heart attack during the live broadcast and then...

The Cup of Albania/AFF makes the decision, here's what will be determined during the draw process

The Swedish striker will turn 42 years old in a few months, but the Italian club strongly believes in him, especially for the role of leader, so they will renew his contract
