BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Dritëhijet e politikës së vjetër

Dritëhijet e politikës së vjetër

Ditët kalojnë dhe politika e vjetër, bëhet edhe më e vjetër. Në 30 vite, kemi dëgjuar dhe ridëgjuar po të njëjtat premtime. Koha ka treguar se pas marrjes së votës është harruar ajo që është thënë, janë anashkaluar problemet e mëdha. Në vendin tonë u ngrit me shpejtësi “institucioni i harresës”, ku cilido nuk e ka për gjë të premtojë pa u shqetësuar aspak për votimet e radhës. Kësaj pashpirtësie i shtohet dhe kategoria e kolltukofagëve që pasi dalin fitues harrojnë të takohen me ata që i votuan. Kam parë në këto vite fytyra të ngrysura teksa numëroheshin votat dhe të tjerë të ekzaltuar nga ecuria pozitive e numërimit. Shumë që bënin tifo për një vend pune, dhe të tjerë kokulur që prisnin humbjen. Këto pamje të cilat vlejnë për një skenar filmi na kanë shoqëruar ndër vite. Në arenën politikëbërse gjithnjë dhe më shumë qarkullojnë zërat për ndryshim, prurje të reja dhe largime të mundshme nga kampet politike. E gjithë kjo lojë ka si prapavijë largimin e vëmendjes së opinionit publik nga shqetësimet e ditës, apo dhe nga ajo që do të vijë nesër. Rrugëtimi për një jetë më të mirë është penguar nga kjo klasë politike, e cila sa më shumë premton, aq më e pabesueshme bëhet. Nëse thellohesh dhe hulumton se çfarë ka ndodhur në vitet e para të pluralizmit politik në vend, me largimet nga partitë dhe fraksionet pak a shumë kemi të njëjtën situatë, me të vetmin ndryshim, koncepti i të bërit politikë është shumë më i avancuar, në të njëjtën kohë dhe metodat që po përdoren janë shumë herë më të sofistikuara. Këtij realiteti i shtohet dhe qëndrimi i palëkundur i politikanëve me mendësi të vjetra, të cilët presin shkëndijën e parë të konfliktit për t’u aktivizuar, ndoshta dhe për të dalë në vijën e parë të betejës. Si mjeshtër të manipulimit dhe të ndryshimit fals, vazhdojnë të hedhin hije dyshimi mbi cilindo që do të kundërshtojë, apo që kërkon të bëhet pjesa denoncuese e veprimeve abuzive. Fabrikohen akuza nga më të çuditshme, bëhen fajtorë të pafajshmit dhe në fund e gjithë kjo situatë për t’u larguar sa më shumë nga vendimet e përbashkëta në interes të shoqërisë. Presionit të shtuar ndërkombëtar për të bërë reforma që vendi të ecë në rrugën e duhur drejt integrimit, i bashkëngjitet situata e rëndë politike, lufta shumëplanëshe dhe pa alternativë konkrete. Zëri i atyre që mendojnë ndryshe, nuk dëgjohet, sepse gjithçka duhet të jetë në linjën dhe në funksion të kreut, kushdo që del kundër nuk ka se si të mbështetet. Sot po formatohet një linjë krejt ndryshe duke i paraqitur politikanët udhëheqës si “shenjtorët” e radhës apo duke thurur kultin e individit për to, me qëllimin e vetëm për të demonstruar se në këtë vend vetëm kjo kastë politike di të bëjë politikë dhe se vetëm me ta ne do të arrijmë të anëtarësohemi në familjen e madhe europiane. Kësaj vorbulle, ku askush nuk mund të përcaktojë qartë se cilat do të jenë qëndrimet në perspektivë i janë bashkuar me apo pa dashje dhe një pjesë e elitës intelektuale të vendit. Me qëndrimet e tyre, pro dhe kundër, në disa raste ata kanë shërbyer si mburojë për veprimet e njerëzve të veshur me pushtetin politik. Lufta brenda llojit e cilësuar si më e rrezikshmja dhe shkatërrimtarja e të gjitha proceseve politiko – ekonomike, vazhdon të dominojë. Ne po vuajmë pasojat e kësaj lufte të pamëshirshme për karrige dhe pushtet të pakufizuar. Është stopuar oponenca, e cila është e domosdoshme në një shoqëri demokratike.