Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Njerëz të humbur”, gjendet Aida Shtino: Kam marrë kërcënime

Postuar: 11/02/2018 - 18:39

Aida Shtino, për herë të parë pas 3 vitesh, jep një intervistë për një televizion shqiptar.

Në një rrëfim të gjatë për “Pasdite në Top Channel”, prezantuesja e njohur e emisionit “Njerëz të humbur” ka treguar detaje mbi jetën personale dhe se me çfarë po merret aktualisht.

“Kjo periudhë 3-vjeçare ishte pushim, analizë me veten time dhe një lloj reflektimi”, shprehet Shtino.

Kthimin në Shqipëri pas 13 vitesh në Greqi, gazetarja e kujton kështu: “Sapo ishte zhvilluar ndeshje Shqipëri-Greqi, ku ne fituam dhe andej u acaruan marrëdhëniet. Djali më erdhi nga shkolla duke qarë një ditë e më tha që e kishin ngacmuar ngaqë ishte shqiptar. Aty diskutuam dhe menduam të ktheheshim. E nisa karrierën te Telenorba, në emisionin “Ku je”. E nisa pas kuintave, me organizimin e emisionit, por vajza që e prezantonte e la emisionin dhe më provuan mua”.

Aida thekson se “historitë e njerëzve në atë emision më kanë bërë njeri më të mirë”, por kujton se ka pasur edhe kërcënime.

“Kam marrë kërcënime, sidomos kur kërkonim vajza të humbura, pasi hasnim në rrjete trafikantësh. Një herë, në zyrë më kishte ardhur një letër ku shkruhej se vajza që kërkonim ndodhej në adresën e shtëpisë sime. Aty u alarmova dhe kam njoftuar policinë”, kujton Shtino.

Duke folur për divorcin, Aida thotë se e përjetoi shumë keq.

“Si person publik, isha në qendër të vëmendjes. Atë periudhë mbylla telefonin se nuk pushonte së rëni, kërkonin të gjithë intervista. U përfshiva komplet në punë për të harruar situatën time”, u shpreh Aida.

Në lidhje me emisionin që e bëri të famshme, Aida Shtino theksoi: “Njerëz të humbur është si një fëmijë i rritur me shumë dashuri e përkushtim. Nuk doja që të ndërpritej dhe ndërprerja nuk është bërë për fajin tim. Aktualisht, po shkruaj një libër me historitë që kam dëgjuar. Jam në hapat e parë, por besoj se do të jetë një roman historik”

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 13:38

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku po shijon pushimet e tij në Itali me bashkëshorten Xhensila Myrtezaj.

Postuar: 19/02/2018 - 12:29

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi ka shprehur hapur simpatinë për këngëtaren Rita Ora.

Postuar: 19/02/2018 - 09:02

Gerta Hako është një nga moderatoret më të vjetra të radios dhe të televizionit shqiptar. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Oktapod”.

Postuar: 18/02/2018 - 17:13

Pas dasmës madhështore të Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut tashmë flitet vetëm për “shtatzëninë” e këngëtares.

Postuar: 18/02/2018 - 10:10

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ishte dje në Kosovë me rastin e festimeve për 10 vjetorin e shpalljes se Pavaresisë.

Postuar: 16/02/2018 - 09:44

Edhe një ditë na ndan nga 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Postuar: 14/02/2018 - 11:56

Dakota Johnson dhe Chris Martin u panë duke mbajtur duart derisa po shkonin për të festuar ditëlindjen e 60-të të Ellen DeGeneres, në festën e saj gjatë fundjavës.