BREAKING NEWS

Motër e vëlla u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë në Rrëshen, reagon Policia dhe jep detajet e para

Motër e vëlla u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë
x

Gossip

5 viktima dhe 21 të plagosur në koncertin e tij dhe të Dhurata Dorës, reperi merr vendimin që nuk pritej 

5 viktima dhe 21 të plagosur në koncertin e tij dhe të Dhurata

Pak ditë më parë, në një koncert të reperit Soolking në Algjeri ku ishte e ftuar edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, humbën jetën pesë persona dhe rreth 21 të tjerë u plagosën si pasojë e prishjes së një barele të stadiumit.

Ndërkohë, pas ngjarjes tragjike, ka reaguar reperi, i cili ka shprehur keqardhje dhe trishtim për këtë rast që ndodhi në koncertin e tij.

Mirëpo,  përveç kësaj, ai ka vendosur  t’i fshijë të gjitha postimet nga llogaria e tij duke lënë vetëm shkrimin ngushëllues dhe një fotografi të zezë në profil.

“Është një trishtim që na ka pushtuar të gjithëve në njoftimin e kësaj tragjedie. Të gjithë jemi të shkatërruar dhe të tronditur, por e dimë se nuk është asgjë para dhimbjes që familjet dhe të afërmit e viktimave mund të ndiejnë.

As unë dhe artistët që më shoqëronin në skenë nuk ishim të vetëdijshëm për këtë tragjedi dhe pasojat e saj të dhimbshme para dhe gjatë koncertit, gjë që shpjegon faktin që ne vazhduam performancën tonë. Askush nga ne nuk do të kishte dalë në skenë me këtë lajm fatal.

Ne ndajmë hidhërimin me familjet e viktimave dhe i lutemi Zotit të mëshirshëm t’i mirëpresë ata në parajsën e tij të gjerë”, ka shkruar Soolking.