BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë, policia jep detajet e para

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia
x

Gossip

“A është turp të jesh e virgjër?”, Ina e ‘Përputhen’ tërheq vëmendjen me atë çfarë thotë publikisht: Vajza nuk iu bën më ‘cool’ ...

“A është turp të jesh e virgjër?”, Ina e

Në emisionin “Shqipëria Live” ditën e sotme në fokus ishte pyetja “A është turp të jesh e virgjër mbi 20 vjeç?”.

E ftuar në emision ishte Ina Kollcaku, psikologe, e cila u shpreh se nuk është aspak turp që të jesh mbi 20 vjeç dhe të jesh e virgjër.

“Virgjëria është diçka personale dhe zgjedhje e individit. Kur nuk je gati të kryesh marrëdhënie, mos e bëj. Apo e kundërta. Ndershmëria nuk lidhet te virgjëria. Unë mund të jem e virgjër, por mund të vras”, tha ajo.

Ina u shpreh se tani nëpër shkolla ka grupe vajzash që janë më të zhvilluara dhe që bullizojnë ato më pak të forta. “Në kohën time ishte në modë kur ishe e virgjër, ndërsa tani janë ndryshe gjërat. Por aspak nuk është turp që të jesh e virgjër mbi 20 vjeç dhe nuk të bën më cool kur ke humbur virgjërinë. Vajza bëni atë që ndjeni”, tha ajo.