BREAKING NEWS

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP për analizat e COVID-19, privati nuk mund të kryejë teste

Epidemiologu rrëzon Spitalin Amerikan: OBSH ka licencuar vetëm ISHP
x

Gossip

“A jemi të përgatitur?”, revoltohet Rozana Radi dhe ngre alarmin për virusin vdekjeprurës: Kërkova një maskë të perfeksionuar, por...(Reagimi i plotë)

“A jemi të përgatitur?”, revoltohet Rozana Radi dhe ngre

Këngëtarja Rozana Radi duke komentuar koronavirusin shtron pyetjen: A jemi të përgatitur për të përballuar një epidemi të këtyre përmasave?

Postimi i Rozana Radit.

“Nuk është vetëm aeroporti i Tiranës! Janë të gjitha pikat kufitare ku duhet të shtohet kontrolli shëndetësor. Është porti i Durrësit ku udhëtarët konfirmojnë që nuk ka kontrolle të rrepta për këtë epidemi. Pyetja është: A jemi të përgatitur për të përballuar një epidemi të këtyre përmasave?”- shkruan Rozana Radi në profilin e saj në rrjete sociale.

Ndërsa bashkëngjitur këtij postimi, këngëtarja shton më tej: “Kërkova një maskë më të perfeksionuar se ajo që mund të vemë për një grip të thjeshtë por nuk e gjeta!

Kush mund të më japë një info më të detajuar se a i kemi ne aksesorët që përdoren në raste të tilla virusesh ? (Nuk flas për maska letre këtu )”.

Situata me koronavirusin është kthyer në alarm edhe në Shqipëri. Vdekja e 6 personave dhe infektimi i mbi 220 të tjerëve në Itali ka ngjallur frikë në vendin tonë, ku janë forcuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ministrja dhe qeveria kanë siguruar qytetarët se nuk ka vend për panik, ndërkohë që shkolla “Udha e Shkronjave” u mbyll vetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

“A jemi të përgatitur?”, revoltohet Rozana Radi dhe ngre