BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Gossip

A ka marrë ofertë Rezart Veleshnja nga Erion Veliaj? Aktori flet për herë të parë

A ka marrë ofertë Rezart Veleshnja nga Erion Veliaj? Aktori flet

Ditët e fundit është përfolur që aktori Rezart Veleshnja ka marrë ofertë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për t’u bërë pjesë e ekipit të tij.

Ku dyshim erdhu kur aktori publikoi dhe një foto në Instagram me Veliajn duke shkruar: “Pema me kokrra gjuhet…Miqtë e vjetër nuk harrohen e gjejnë kohën për t’u takuar!”

I pyetur mëngjesin e sotëm në “Wake Up” se cilat janë planet e tij në politikë, Rezarti u përgjigj:

 “Ne kemi pak a shumë të njëjtën moshë dhe foton unë e kam hedhur vetë, sepse e kam shok, por duke qenë se e kam shok më ke parë pranë ndonjë fushatë?

E kam mik Erion Veliaj dhe nuk kam thënë asnjëherë që Erioni ka bërë këtë apo atë. Po të më bënin ofertë për kryetar bashkie unë nuk do pranoja.

Nga familja që vij nuk e bëj dot, unë jam aktor. Sa të kem jetë s’kam për të qenë kurrë pjesë e një drejtimi të një administrate politike, sepse nuk di ta bëj, unë kam mbaruar për aktrim”.