Gossip

“A ke besim tek unë? Mbylli sytë...”, moderatorja e ‘Top Channel’ komenton puthjen që bëri aq shumë buje dhe tregon çfarë ndodhi me Ledrin

“A ke besim tek unë? Mbylli sytë...”, moderatorja e

Gjatë emisionit live moderatorja Fjoralba Ponari i kërkoi Ledrit t'i bënte një gjest për të treguar se është djalë romantik. Ledri i tha me shaka: A ki besim tek unë? Mbylli sytë...

Më pas ai shkoi nga prapa e përqafoi dhe e puthi në faqe. Moderatorja u habit disi, por e gjitha kaloi me sportivitet. Kaq u desh dhe rrjeti vërshoi me reagime.

Të shumta kanë qenë mesazhet dhe komentet drejtuar moderatores Ponari. Në një mini-intervistë që ajo zhvilloi në Instastory, dikush e ka pyetur "puthe mirë Ledri eee?

Ajo ia ka kthyer: Po të kthej të njejtën përgjigje që i ktheva një msg në dm. Jeta do ishte më e lehtë për të gjithë ne, sikur të bënit dhe ju diferencën mes shoët dhe jetës reale!

“A ke besim tek unë? Mbylli sytë...”, moderatorja e