BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Gossip

Abortoi në moshën 18-vjeçare, Miss-i shqiptar rrëfen torturat e periudhës së trishtë: Mjekët më thanë...

Abortoi në moshën 18-vjeçare, Miss-i shqiptar rrëfen

Shoqëruesja e parë e Miss Universe Albania 2020, Françeska Mustafa foli si për jetën e saj profesionale, ashtu dhe atë private.

Françeska tha se ajo dhe bashkëshorti kishin pasur dëshirë që të vegjël për t’u bërë prindër. Ajo kishte ngelur shtatzënë që në moshën 18-vjeçare, mirëpo fëmija kishte dështuar në muajin e tretë.

Kjo e kishte shtyrë çiftin për të bërë një fëmijë tjetër, Priamin, i cili sot është 3-vjeç dhe prindërit i kanë dedikuar jetën.

"19 vjeç unë kam mbetur shtatzënë, sapo mbusha 20 linda. Lindi Priam i cili tani është 3 vjeç. Ka qenë dëshira e të dyve, e imja dhe e Mateos, bashkëshortit. Ne kishim dëshirë që të vegjël të bëheshim me një bebe.

Unë kam dashur vetë të impenjohem për rritjen dhe shëndetin e Priamit. Unë dy vite që kur ka lindur Priami kam ndejtur duke iu përkushtuar atij. Kam dashur të jem prezente në jetën e tij derisa të arrinte këtë moshë. E kam zgjedhur vetë dhe e kam shijuar shumë. Më ka privuar nga disa gjëra, por e kam zgjedhur vetë ta bëj.

Nuk kam asnjë peng sepse kam tim shoq që më ka sjellë në jetë gjithmonë atë që unë kam dashur. Dëshirën për tu bërë nënë e kam patur më të hershme dhe shumë pak njerëz e dinë këtë. Unë kam patur një shtatzëni para Priamit, kam qenë në moshën 18 vjeç. Unë mbeta shtatzënë dhe e kishim shumë merak atë fëmijë dhe mezi e prisnim, por ai fëmijë nuk ishte ngjizur ashtu siç duhej dhe dështoi në muajin e tretë. Kur unë vajta të bëja vizitën për të dëgjuar rrahjet e zemrës që mezi e prisja, nuk i kemi dëgjuar.

Ata thanë që fëmija duhet hequr, por unë nuk e bëra abortin. Ecja gjithmonë me shpresë, por fëmija pas dy javësh u shpërbë vetë dhe aty lindi akoma më shumë dëshira për të bërë një fëmijë tjetër. Neve na mbeti shumë peng, e kemi vuajtur shumë atë pjesë sepse aborti ndodhi një ditë para fejesës sonë, por e kalova mirë sepse kam pasur pranë njerëzit që i kam dashur”, tregoi ajo në emisionin "Rudina".

Më të lexuarat