Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Absolutisht që jo!”: Victoria Beckham ia ka ndaluar rreptësisht të bijës këtë

Postuar: 18/10/2018 - 16:28

Të kesh një mama fashioniste dhe të “çmendur” pas modës duket sikur është ëndrra e shumë vajzave, por 7- vjeçarja Harper Beckham zbuloi se ajo nuk mund të veshë çfarë të dojë kur vjen fjala tek moda.

“Page Six” raporton se Victoria nuk e lejon Harper të veshë veshjet e saj të vjetra kur ishte pjesë e Spice Girls dhe arsyeja është se ato janë shumë të zbuluara.

“Më duhet të them se isha e habitur nga veshjet dhe sa të zbuluara kanë qënë. Unë dilja me pak rroba veshur” – tha Beckham për Cindi Leive, ish – redaktore e “Glamour”.

Këto veshje përfshinin disa kostume lëkure të ngushtë dhe disa fustane të ngushta Gucci. Megjithëse këto veshje janë perfekte për kohën kur ishin, nuk i shkojnë fare përshtat Harper-it, është shprehur Victoria.

Beckham  zbuloi për “Vogue” se ajo ende ka mjaft prej atyre veshjeve dhe Harper ka dëshirë t’i provojë. Beckham tha për Leive se vajza e saj kishte kërkuar t’i provonte rrobat e saj të vjetra, por ajo nuk e kishte lejuar.  “Ato mikro-minifunde duhet të qëndrojnë aty ku duhet, në të kaluarën”- tha Beckham.

“Unë i them që nuk duhet t’i veshë në asnjë mënyrë dhe ajo më thotë ‘ Wow mami, ti ke veshur funde shumë të shkrurtra” – tha Beckham.

“Po Harper unë i kam veshur, por ti nuk ke për t’i veshur! Është fjalia klasike ‘bëj si them unë mos bëj si bëj unë’ “- shtoi Victoria.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 16:47

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, është e martuar me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalin me të cilin ka edhe një vajzë që quhet Hera.

Postuar: 24/06/2019 - 14:51

Aktori i njohur Bes Kallaku e ka nisur karrierën e tij në një moshë shumë të vogël dhe udhëtonte

Postuar: 24/06/2019 - 10:41

Blogerja e njohur Lori Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale

Postuar: 24/06/2019 - 08:19

Rikthehen sërish teoritë konspirative se Michael Jackson është ende gjallë dhe madje ka shkuar në

Postuar: 24/06/2019 - 08:06

Sot është një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe këngët e saj janë kthyer në hite, por