BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Gossip

Agron Llakaj merr sërish drejtimin e ‘Portokallisë’? Flet vet aktori i njohur dhe zbardh gjithçka: Nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti!

Agron Llakaj merr sërish drejtimin e ‘Portokallisë’? Flet

Aktori Agron Llakaj ka folur për zërat që po qarkullojnë se ai do të marrë sërish drejtimin e ‘Portokallisë’.

Llakaj tha se nuk e mendon më rikthimin në skenën e programit të humorit “Portokalli”.

Të paktën kështu është shprehur aktori në një prononcim për “revistawho.com”, për të cilën thotë se kapitulli i tij me “Top Channel” është vendosur në një kornizë përjetësisht.

Aktori i njohur i “AlPazar”, shpreh mirënjohjen për “Portokalli”-në, duke e quajtur “akademia e parë e humorit shqiptar” dhe thotë se nuk do të donte kurrë një mbyllje të saj.

“Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”, thotë Llakaj.

E megjithatë ai nuk e mohon në asnjë moment ftesën nga drejtuesit e “Top Channel” për t’u rikthyer dhe thotë gjithashtu se ka oferta për t’u larguar nga “Vizion Plus” me të dyja projektet e tij televizive.

“Sa i takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për “Al Pazar”, por edhe për “Fake Off”, që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur do vendos! Por do të shtoja, njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike dhe s’do të dijë njeri as ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, përfundon Llakaj.

Mos ndoshta do e shohim në një televizion tjetër në sezonin e ri?