BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Gossip

“Agron Llakës nuk ia harroj kurrë”, Bes Kallaku bën rrëfimin prekës për jetën e tij dhe surprizon me atë që tregon për aktorin e madh

“Agron Llakës nuk ia harroj kurrë”, Bes Kallaku bën

Aktori Bes Kallaku ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, ku i shprehu publikisht mirënjohjen e tij të madhe aktorit Agron Llakaj.

Besi tregoi se Agroni ka qenë i pari person që e ka ndihmuar, që e ka futur në shtëpi dhe i ka dhënë bukë. Besi tha se ndoshta as nuk ia ka shpërblyer siç e meriton.

“Qysh në Portokalli, qysh në daljen time të parë, nuk kam patur askënd. Unë kam patur as kushëri në Tiranë. E gjithë pjesa tjetër mbrapa, ka qenë audicion në Portokalli. Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij. Mbase nuk ja kam shpërblyer aq sa duhet. Për mua e rëndësishme është që përveç dhënies së dorës, është dhënia e bukës. Ajo më trishton më tepër tek dikush që nuk është falenderues nga dikush që të ka dhënë bukën”, tha aktori.