BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Gossip

“Ajo më la jashtëqitjen e saj në shtratin tonë martesor”, aktori i njohur tregon arsyet që e çuan drejt divorcit me bashkëshorten e tij dhe i shokon të gjithë me detajet

“Ajo më la jashtëqitjen e saj në shtratin tonë

Një detaj tronditës sjell aktori Johnny Depp teksa ka treguar momentin kur vendosi të ndahej përfundimisht nga Amber Heard.

Ai tha se pasi gjeti jashtëqitjet e saj në shtratin e tyre martesor, vendosi të divorcohej njëherë e mirë.

Në një deklaratë të shkruar, aktori kishte deklaruar se Heard ose ndoshta një nga miqtë e saj, ishte përgjegjës për incidentin, por pretendoi se ajo i hodhi poshtë akuzat duke e cilësuar atë thjesht si  “një shaka të padëmshme”.

“Ajo më la jashtëqitjen e saj në shtratin tonë

Kjo për aktorin, ishte goditja e fundit në martesën e tyre, e cila tashmë kishte marrë tatëpjetën.

Legjenda e Hollivudit, 57 vjeç, ka hedhur në gjyq gazetën The Sun për etiketimin e tij si një “burrë që rreh gra” dhe i quajti ato akuza “të sëmura dhe plotësisht të pavërteta” në Gjykatën e Lartë në Londër.

Ai doli në gjykatë për të mohuar dhunën ndaj Heard, si një seri tregimesh të pavërteta të gazetave dhe tha se ishte e pakonceptueshme që ai të godiste ndonjëherë një grua.

Por zbulimi më i bujshëm nga Depp ishte momenti kur ai vendosi të divorcohej nga Heard, pasi ajo kishte lënë jashtqëqitjen në shtratin e tyre.

Depp përmendi gjithashtu një incident tjetër, në të cilin ajo vazhdimisht e grushtonte atë në fytyrë në një avion privat në vitin 2014.

Nga ana tjetër, avokatët e aktores e përshkruan Depp si një dhunues, i cili vazhdimisht e sulmonte atë kur ishte i dehur ose i droguar.