
Postuar: 12/09/2018 - 14:22
Ish-aktori i “Disney Channel”, David Henrie, ka kërkuar falje pasi u arrestua në aeroportin e Los Anxhelos për posedim të një arme.Në një deklaratë në rrjetet sociale, 29-vjeçari tha se armën e kishte marrë “pa ndonjë qëllim“.Ai tha se ndihej “i turpëruar dhe i sikletosur” dhe falënderoi policinë e Los Angeles dhe stafin e sigurisë së aeroportit, shkruan “BBC”.Henrie u bë i famshëm në serialin televiziv “Wizards of Waverly Place” sëbashku me këngëtaren Selena Gomez.Fituesi i çmimit “Emmy” ka realizuar më shumë se 100 episode në “Disney”, nga viti 2007 në vitin 2012.Aktori është i njohur edhe për një numër filmash dhe rolesh episodike në filma si “How I Met Your Mother” dhe “Arrested Development”.
Arma e tij, e raportuar si pistoletë 9 mm, ishte e mbushur kur u gjet në valixhen e tij në terminalin 2 të aeroportit, rreth orës 09.05, ditën e hënë.Ndonëse ajo ishte armë me leje, Henrie nuk mund ta kalonte atë fshehurazi në aeroport, tha një zëdhënës i policisë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/