
Postuar: 13/11/2018 - 19:05
Visjan Ukcenaj ka fituar zemrat e të gjithëve me rolin e tij si një qytetar nga Laçi në emisionin e humorit "Apartamenti 2XL".
Ukcenaj dhe bashkëshortja e tij Jona Xhelilaj janë bërë prindër për herë të parë, pasi erdhi në jetë një djalë të cilin e quajtën Divin.
Ditën e sotme, aktori ka publikuar për herë të parë foton e djalit.
Në foto shihet Jona e cila mban në krahë Divinin, ndërsa Visjani e ka cilësuar këtë foto dite.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/