BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Gossip

Aktorja e njohur preket nga koronavirusi, lëshon thirrje e fortë për të gjithë: Merreni seriozisht këtë!

Aktorja e njohur preket nga koronavirusi, lëshon thirrje e fortë

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, ku numri i të prekurve ka arritur në shifra të larta, ku virus nuk pyet nëse je i famshëm apo jo, nëse je i pasur apo i varfër.

Olga Kurylenko, e njohur edhe si “Bond Girl” ka konfirmuar se ajo është prekur nga koronavirusi dhe është në izolim.

Aktorja 40-vjeçare, u tha ndjekësve në rrjetet sociale dhe fansave se ishte sëmurë me ethe dhe se ishte në izolim që prej javës së kaluar.

Ajo shkruajti: “E mbyllur në shtëpi pasi dola pozitive ne testet ndaj koronavirus. Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore.”

Aktorja shtoi gjithashtu: “Kujdesuni për veten tuaj dhe merreni seriozisht këtë!”

Olga ka pasur nënshtetësi franceze që nga viti 2001 dhe raportet ruse thanë që ajo ka jetuar në Londër për rreth një dekadë, por ajo nuk tregoi se ku po i kalon ditet e saj në karantinë.