Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Akuzat e frikshme për vajzën revoltojnë keq Xhensila Myrtezajn, zbuloni çfarë i kanë thënë

Postuar: 15/03/2019 - 22:26

Vetëm dy ditë më parë kur Facebook-u dhe Instagram-i pësuan një defekt, interneti u çmend dhe njerëzit nuk dinin se çfarë të bënin me kohën që iu kishte mbetur e lirë.

Kaq i rëndësishëm është celulari dhe mediat sociale, sa nëse dikush nuk publikon në të detaje nga jeta personale atëherë ti do të gjesh medoemos arsyen apo “të fshehtën”.
 
I tillë është edhe rasti i një ndjekëseje të Xhensila Myrtezajt, e cila me një aludim që shkon në ekstrem, shkruan se ka gjetur sekretin e jetës së këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Bes Kallaku. Dhe ajo prek në pikën më të brishtë të çiftit, te vajza e tyre Ajka, për të cilën shkruan me bindje se ka probleme me zhvillimin!
 
Si reagoi Xhensila? Ashtu siç do të reagonte çdo nënë, e revoltuar për këto fjalë të pahijshme që cenojnë familjen e saj.
 
“Vajza ime gëzon shëndet të plotë, e na gëzon çdo ditë. Është dritë dielli pa asnjë mangësi. Ta them unë pse nuk e nxjerr vajzën, është aq e pastër aq e kulluar sa që nuk duan ta bëjnë pis”, thuhet ndër të tjera në komentin e këngëtares.
 
Xhensila është vetëm një nga prindit që ka zgjedhur të mos postojë foto të fëmijës së saj, ndërsa të njëjtën gjë po bëjnë dhe Arbana Osmani, Alketa Vejsiu, Soni Malaj apo edhe Lorik Cana. Në fakt ky fenomen prek të famshmit në të gjithë botën.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 21:34

Eli Fara ka treguar se është një amvisë e vërtetë dhe një grua nikoqie.

Postuar: 25/03/2019 - 18:51

Këngëtarja Olta Boka e ftuar në emisionin ‘Rudina' ka pranuar se është fejuar me djalin

Postuar: 25/03/2019 - 17:41

Kejvina Kthella është larguar nga emisioni ‘Xing me Ermalin’ duke deklaruar se shumë

Postuar: 25/03/2019 - 17:30

Arbana Osmani me anë të postimi në Instagram ka dhënë një këshillë për të githa femrat të cilat d

Postuar: 25/03/2019 - 14:56

Masakra, vrasje, vuajtje, lot, arratisje dhe përdhunime!

Postuar: 25/03/2019 - 14:48

Këngëtarja Ronela Hajati është një ndër artistet më të komentuara në showbizin shqiptar.

Postuar: 25/03/2019 - 13:26

Siç dihet që pas martesës së bujshme, Princ Harry dhe Meghan Markle kanë qenë shumë të komentuar