BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Gossip

Akuzat për ngacmim seksual dhe përdhunim, gjykata mori vendimin për producentin e njohur kinematografik

Akuzat për ngacmim seksual dhe përdhunim, gjykata mori vendimin

Gjykata Penale në Manhata mori vendimin për procesin ndaj ish-producentit kinematografik Harvey Weinstein; u shpall fajtor për agresion seksual të shkallës së parë ndaj ish-asistentes Miriam Haley dhe për përdhunim të shkallës së tretë të Jessica Mann, aspirante aktore. Për jurinë, Weinstein ka përdhunuar dhe aktoren Annabella Sciorra.

Ish-producenti duhet të përballet me pesë akuza për ngacmim dhe përdhunim. Ai u deklarua i pafajshëm në fillim të procesit.

Më 22 shkurt, juria, në ditën e katërt të diskutimeve, kishin bërë të ditur që ata kishin arritur një bllokim për dy akuzat më të rënda kundër ish-producentit dhe unanimitet për akuza të tjera të vogla.

Gjyqtari Jason Burke i kishte thënë që të merrte një aktgjykim unanim për të gjitha akuzat. Gjyqi filloi në fillim të janarit, ish-producenti pritet të përballet me një dënim të përjetshëm nëse juria e konsideron fajtor.