BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Gossip

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë djali me emrin e veçantë/ Këngëtarja publikon foton e parë dhe bën dedikimin emocionues

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër për herë

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë bërë sot prindër për herë të dytë të një djali që e kanë pagëzuar me një emër tepër të veçantë, Duam.

Lajmin e bukur e ka dhënë vet Miriami nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetet sociale të shoqëruar me foton e parë të vogëlushit.

Postimi i plotë:

Mire se erdhe ne jete Duam.

Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan.

Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni.

Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone.

Mire se vjen ne familje biri jone.

Te DUAM.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bëhen prindër për herë

Më të lexuarat