Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Gossip

Albërije Hadërgjonaj feston ditëlindjen, nuk keni për ta besuar sa vjeç bën sot këngëtarja

Albërije Hadërgjonaj feston ditëlindjen, nuk keni për ta

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Albërije Hadërgjonaj, feston sot ditëlindjen.

Ndër personat e parë që e ka uruar këngëtaren ka qenë vajza e saj Anxhelina, e cila në një postim në InstaStory na ka shkrirë zemrat të gjithëve me fjalët drejtuar të ëmës.

“Gëzuar ditëlindjen mamasë time të mrekullueshme! Vetëmohueses, më të dashurës dhe më të bukurës si brenda dhe jashtë! Të dua me gjithë zemër dhe shpirt!”- shkruante Anxhelina për të ëmën.

Megjithëse s’duket fare për moshën që ka, po ju tregojmë se këngëtarja është sot 45 vjeç dhe e dimë që është shumë e vështirë për t’u besuar, për shkak të freskisë së saj në pamje.

Albërija ka lindur më 15 shtator të vitit 1975.

Së fundmi, këngëtarja bëri bujë të madhe në media pasi ndërpreu kontratën me “Arkiva Shqip”, veprim që pasoi me deklarata thumbuese nga të dyja palët. Albërija sqaroi se në momentin që nuk ka dashur të bashkëpunojë më me këtë kompani, kjo e fundit ka dashur t’i fshijë të gjithë historikun e karrierës.

Albërije Hadërgjonaj feston ditëlindjen, nuk keni për ta

Më të lexuarat