BREAKING NEWS

Në luftë të përditshme me COVID-19, kryeministri Rama jep lajmin e mirë nga spitali Infektiv

Në luftë të përditshme me COVID-19, kryeministri Rama jep
x

Gossip

Alketa Vejsiut po i pëlqen Italia, prezantuesja zbulon veprimin e radhës në ekranin e “Mediaset”

Alketa Vejsiut po i pëlqen Italia, prezantuesja zbulon veprimin e

Ishte një arritje e madhe për një prezantuese shqiptare të ngjitej në skenën e Sanremos dhe Alketa Vejsiu ia arriti, pavarësisht urimeve që mori dhe diskutimeve që krijoi.

Por, me sa duket, Alketës i ka shijuar skena italaine. Pas disa intervistave në dy programe të suksesshme në shtetin fqinj përtej Adriatikut, prezantuesja shqiptare do të dalë në një tjetër rrjet.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Vejsiu publikoi një video, ku shfaqet prezantuesja italiane Silvia Toffanin, ndëra prezanton siglën e emisionit të saj “Verissimo”, ku një ndër të ftuarat është edhe Alketa.

Krah videos prezantuesja shqiptare shkruan: “Faleminderit, Silvia Toffanin për ftesën. Je shumë e zonja, e bukur, e ëmbël, di të dëgjosh. Ishe fantastike”!

“Verissimo” shfaqet të shtunave në ekranin e “Canale 5” dhe intervista me Alketa Vejsiun do të jetë rreth orës 16:00.