BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Gossip

Angela Martin flet për herë të parë për arrestimin e burrit: Ne nuk ishim në arrati dhe as nuk jemi

Angela Martin flet për herë të parë për arrestimin e

Rreth një muaj më parë përfundoi nën pranga bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini, miliarderi rumun, Dragos Savulescu.

Mediat raportuan që ai u arrestua në Greqi, pas disa publikimeve që bëri në rrjete sociale modelja nga Shkodra.

Mes shumë aludimeve e lajmeve që rrodhën për të, Angela së fundmi ka thyer heshtjen duke treguar se si qëndron e vërteta në lidhje me këtë.

Ajo sqaron se asgjë nga këto që qarkulluan në internet nuk ishin të vërteta dhe se çdo gjë u bë në mënyrë ligjore.

“Është koha të tregoj të vërtetën pasi ngjarja është bërë shumë e madhe dhe njerëzit duhet të dinë vetëm të vërtetën. E para, Dragos është bashkëshorti im dhe unë jam gruaja e tij, jo e dashura. E dyta, më Mykonos ne nuk ishim në arrati. Ne nuk ishim duke u fshehur nga asgjë e as nga askush. Kjo ishte arsyeja që ne erdhëm në Greqi legalisht me aeroplan, për punë dhe për pushim, bashkë me një grup miqsh. Përpara Greqisë, ne ishim dy javë në Kanë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe unë postova në Instagram dhe e etiketova vendin se ku ishim. Ju mund ta shikoni në Instagram. Përpara se në Kanë ne ishim për punë në Zvicër dhe postuam po ashtu nga aty, duke treguar lokacionin”, ka shkruar ajo.

“Kështu, si përfundim. Nuk është fshehur asgjë dhe nuk ishte një postim që u publikua gabimisht në Mykonos pasi ne nuk ishim në arrati dhe as nuk jemi. Situata që sapo kaluam ka vetëm një shpjegim; Në mënyrë të paligjshme, autoritetet rumune, edhe pse u njoftuan zyrtarisht nga qershori nga autoritetet italiane se dënimi i burrit tim është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën parasysh një situatë të tillë ligjore dhe, pavarësisht nga Garancia Evropiane e lëshuar në shkurt 2019, e cila e ka ekzekutuar në Itali në vitin 2020. Kjo do të thotë që Rumania nuk dëshiron të njohë dënimin e drejtësisë italiane. Me fjalë të tjera, një vend ish-komunist plot abuzime në drejtësinë e tyre dhe me një drejtësi kaq deficitare ka guximin të mos njohë një dënim ligjor nga Italia vetëm sepse nuk i pëlqen dhe është kundër interesit të tyre abuziv”, vazhdoi më tej modelja.

Në një tjetër video të ndarë në Instagram, Martini shtoi: “Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që DASHURIA është superfuqia më e madhe. Kjo na bën gati të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për tre vjet për të, por pas një abuzimi tjetër kaq të madh që sapo ndodhi. Mjaft është mjaft. Unë mendoj se të gjithë kanë të drejtë të thonë të vërtetën dhe duhet të luftojnë për drejtësinë e vërtetë! Gjithashtu, ne jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi”.

Më të lexuarat