BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Gossip

Arbana Osmani ndihet e vetmuar? Moderatorja e ‘Top Channel’ publikon mesazhin që po i fut të gjithë në dyshime

Arbana Osmani ndihet e vetmuar? Moderatorja e ‘Top Channel’ publikon

Arbana Osmani është tepër aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj të shumtë, detaje nga jeta e saj private.

Mirëpo, postimi i fundit i moderatores ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

“Psikologjia thotë se personi që përpiqet të bëjë këdo të lumtur, shpesh përfundon duke u ndjerë më i vetmuari.”- është shprehja që Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj që me siguri kanë pyetur veten ç’kuptim ka kjo për moderatoren.

Sigurisht që Arbana mund t’i referohet vetes së saj dhe mendja na shkon tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, ku mundohet të bëjë të lumtur qindra shqiptarë.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë thjesht një shprehje që i ka pëlqyer dhe të mos ketë aspak lidhje me jetën e saj personale.

Në fakt, moderatorja duhet të jetë tashmë në kulmin e lumturisë, pasi është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Ajo dhe Eduart Grishaj po presin një fëmijë së bashku dhe aludohet se bebushi është djalë.

Arbana Osmani ndihet e vetmuar? Moderatorja e ‘Top Channel’ publikon