BREAKING NEWS

Ilir Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të hiqen në këtë shtet se janë numëruar gabim

Ilir Alimehmeti: Mijëra vdekje të shënuara me COVID do të
x

Gossip

“Arbana Osmani u tmerrua kur dola unë si prezantuese”, këngëtarja e njohur befason me ato që tregon për moderatoren e ‘Top Channel’: Iu kanë vënë stërkëmbëshin vajzave të talentuara!

“Arbana Osmani u tmerrua kur dola unë si prezantuese”,

Këngëtarja dhe sopranoja Evis Mula ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn.

Teksa ka prezantuar projektet e reja, Mula ka kujtuar me nostalgji kohët e vjetra plot 16 vite më parë, kur ka drejtuar programin e famshëm “Top Fest”.

Sopranoja shprehet se kur mori vesh për të, moderatorja Arbana Osmani “u tmerrua”.

“Arbana Osmani u tmerrua atëherë se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij superinvestimi. Kisha ardhur për një program, “Top Select”. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”- u shpreh Evis Mula.

“E paske içik me Arbanën”- i tha Ori Nebiaj këngëtares, e cila nuk vonoi të vlerësonte arritjet e moderatores.

“Ajo është gazetare shumë e mirë dhe më vjen mirë që ka arritur aty ku ka arritur. Më vjen pak keq, sepse ka pasur dhe shumë vajza të talentuara pas meje që kanë gjetur mënyrën për t’ia vënë stërkëmbëshin. Arbana duhet thjesht të pranoj se atë kohë ka patur shumë të rinj të mirë dhe shumë më të aftë, që nuk dihet se ç’ndodhi që u shkëputën më vonë.”- tha Mula.

Gjatë bisedës në studio, këngëtarja tha edhe “gatimet ia kemi lënë Arbanës”, ndërsa Isli i sugjeroi t’i bënte një telefonatë moderatores për të sqaruar pakënaqësitë e të kaluarës, pasi po bëhej e pahijshme të flitej rreth Arbanës kur ajo nuk ishte prezente.