
Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ardit Gjebreas i del situata nga kontrolli, si asnjëherë më parë kërkon menjëherë ndjesë: Nuk më ka ndodhur që prej 9 vitesh (VIDEO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Janar 2021

Moderatorit Ardit Gjebrea i ka ndodhur një situatë e pazakontë në rubrikën “Shihemi në Gjyq”
Klitoni dhe Hairi ishin për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7 vitesh. Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro.
Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Toka ka dalë me probleme dhe Hairi ia ka shitur pavarësisht këtyre problemeve.
Klitoni i kërkon lekët e tij dhe me të drejtë, por Hairi thotë se i ka ngrënë të gjithë lekët dhe nuk ka çfarë t’i japë, madje thotë që t’i harrojë ato lekë.
Në fund Arditi nuk përmbahet dhe ia plas së qeshurës. "Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë", tha Gjebrea.
Pjesë nga emisioni në Tv Klan
Eni Çobani: Ore pse i more 10 mijë Euro? Ti të pakten ia kishe marrë gjysmat, si ia more të gjitha?
Hairi: Hë pse ia mora të gjitha? Po kishte para ai, pa mi dha. Kishe para kishe se punove Gjermani e kishte. Ti kisha kërkuar unë, ti të më thuash mua na…
Eni Çobani: Uaa, si borxh i doje?
Hairi: Nuk ke turp të më sillje mua këtu burrin 77 vjeç me nipër, mbesa, çupa me dhëndëruq dhe të më sjellësh ti këtu. Për çfarë më sjell mua këtu që të më bjerë të fiktë, jam me diabet. Jazëk të qoftë.
Ardit Gjebrea: I thotë edhe jazëk (qesh).
Klitoni: Po ti qenke mashtrues, ke gënjyer mbesën tënde, pastaj mua.
Hairi: Thuaj çfarë të duash, unë nuk jam mashtrues, mashtrues je ti dhe maskarenj.
Kliton: Edhe lekët na i more edhe qenkemi maskarenj?
Hairi: Klitonit nuk kam se çfarë i bëj tani, ai nuk ka para fare.
Eni Çobani: Ua po pse, ku i çove?
Hairi: Nuk kam, çfarë t’i jap jetën? Kisha nevojë, hëngra i thonë 7-8 vite
Klitoni: Mos do ca të tjera të të jap?
Hairi: Ke ca ti, të më japësh para? Unë s’kam.
Klitoni: I dashke ë?
Hairi: Nuk kam para unë për t’ja larë borxhin Klitonit.
Eni Çobani: I ke marrë 10 mijë euro dhe ia ke lënë belanë këtij.
Hairi: Me paratë e tij unë mbylla hallet e mia.
Eni Çobani: Pra i mbylle hallet, po hallet e tij kush i lan?
Hairi: Tani hallet e tij i mbyll ajo toka që është në vend, burri luan, toka nuk luan. Sa ka ngrënë ajo tokë dhe do hajë.
Moderatori Ardit Gjebrea gjatë debatit nuk ka mbajtur as të qeshurën për mënyrën se si Hairi po fliste dhe i kërkon falje publikut sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej 9 vitesh në “Shihemi në Gjyq”.
Ardit Gjebrea: Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë.
Më të lexuarat


U tha se pati konflikte me drejtuesit, flet Eneda Tarifa zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga “Portokalli”

Lediana mposht Antonelën për Mevlanin, konkurrentja bën veprimin që nuk e priste askush

Pse e zgjodhe Antonelën? Lediana përballet me Mevlanin pas ‘zënkës’ në prapaskenë: S’dua të jem në një treshe, ndaje …

“Ku ka zë nuk është pa gjë”, Fifi thyen heshtjen, zbulon raportin që ka me Fationin e ‘Përputhen’

Shqipja është e lidhur me Fationin? Ana befason me deklaratën: Jashtë emisionit e ka …

“Kam histori që me të vërtet trondit”, Ana e ‘Përputhen’ i befason të gjithë me atë që thotë: Do qanit e do...

“Ti akuzohesh për imoralitet, të mbajnë me lekë”/ Gazetari nuk i lë gjë pa thënë, shpërthen Xhensila Pere: Të të vijë turp! Unë e pamoralshme, ti je... (VIDEO)

Plas keq sherri në ‘Top Channel’/ Gazetari e akuzon se ka çrregullime mendore, Ana e ‘Përputhen’ shpërthen e revoltuar dhe bën veprimin që nuk pritej (REPLIKAT)

Rita ora pëson incidentin e papritur, nëna e saj i jep këshillën tipike shqiptare: Lyeju pak me kos! (FOTO)

“Më ke shpëtuar jetën”/ Mori letrën emocionuese, Gaz Paja shpërthen në lot në mes të emisionit (VIDEO)
