Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arjan Çani zgjedh moderatoren e njohur për të prezantuar 'Zonë e lirë'

Postuar: 21/09/2018 - 20:46

Arian Çani ka nisur një sezon tjetër dhe çdo të premte, për disa orë rresht mban të mbërthyer publikun me "Zonën", në të cilën javë pas jave ka të ftuar personazhe nga fusha të ndryshme të jetës dhe të artit.

Por a ka menduar ndonjëherë ta sjellë si risi në programin e tij një bashkëprezantuese? Ajo që mban gjithmonë emrin Sophie është asistentja që e ndihmon Çanin me të ftuarit, ndërsa të gjithë pjesën tjetër të programit, gazetari dhe moderatori e menaxhon vetë duke ia dalë mbanë me sukses. Po sikur të ketë një kolege në krah?
 
Këtë të shtunë, një ditë pas programit të dytë për këtë sezon, Çani do të jetë i ftuar në Pop Culture për të rrëfyer disa sekrete televizive, për të ndarë me publikun një profil tjetër pak më privat, por edhe për të zbuluar “marrëzitë” që ndodhin në botën e televizionit.
 
Ndërsa nuk i lë batutat përballë Dojna Memës, i përgjigjet edhe pyetjes pikante të saj, me shumë mirësjellje: “Nëse do ishe i detyruar të bashkëprezantoje me dikë tjetër, kë do zgjidhje?” – e pyet moderatorja dhe Çani, pa u menduar fare, ia kthen: “Ty… Sinqerisht!” E pabindur, Dojna e pyet nëse do të vijë në Top, me këtë që thotë, por Çani, nuk bie aq lehtë pre e provokimeve të saj...
 
“Një tmerr i vërtetë…” – thonë ata të dy njëzëri, por nuk dihet nëse i referohen “ardhjes” së Çanit në Top (montazhi i videos). Intervista, e cila pritet të transmetohet nesër në ekran, do të zbulojë edhe sekrete të tjera nga Çani, madje edhe gjëra për të cilat ai nuk ka folur asnjëherë më parë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 14:02

Jeta nuk ka qenë fare e thjeshtë për të. Modelja mjaft e njohur Gisele Bündchen ka treguar të gjitha problemet që ka hasur në jetën e saj në lidhje me shëndetin mendor, klaustrofobinë dhe varësinë.

Postuar: 23/10/2018 - 12:58

 Një ndër aktorët e humorit më të ndjekur është dhe aktori që u bë i njohur në spektakl

Postuar: 23/10/2018 - 12:42

Prezantuesja e emisionit të mëngjesit në ‘Wake up’ në Top Channel , Ori Nebiaj ka rea

Postuar: 23/10/2018 - 12:32

Albërie Hadërgjonaj mbahet jo vetëm si një nga këngëtaret më të mira të tregut muzikor shqiptar,

Postuar: 23/10/2018 - 11:45

Alketa Vejsiu ka ngacmuar Kledi Kadiun se sa puthje ka shkëmbyer ai në karrierën e tij: “Eh

Postuar: 23/10/2018 - 11:44

Luana Vjollca është një nga moderatoret shqiptare më të ta dashura.

Postuar: 23/10/2018 - 11:19

Sot është një ditë feste për familjen e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës.