BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Gossip

Armina Mevlani publikon foton familjare si rrallëherë dhe i bën të atit urimin më emocionues për ditëlindje

Armina Mevlani publikon foton familjare si rrallëherë dhe i bën

Ditën e sotme babai i blogeres Armina Mevlani, Arbeni, feston ditëlindjen e tij.

Në ditën speciale të ditëlindjes, blogerja gjeti rastin t’i shprehë nga zemra disa fjalë babait, për të cilin do të mbetet gjithmonë “Armina e tij e vogël”.Siç blogerja thotë, babai e ka mësuar atë ta shohë botën ndryshe, të ndjejë gjithçka më shumë dhe të jetë e lirë.

Për këtë arsye, Armina i është falenderuese për njeriun që ai e ka bërë sot.

“My family and my treasure . Ba ti sot ke ditelindjen tende dhe sme besohet sa shpejte vitet kalojne , por di te them qe ti je si vera ,me kohen je bere edhe me i bukur ,edhe me me shije ,edhe me i mire . Ti dhe mami per mua keni qene dhe jeni gjithcka si femije i vetem qe jam,ndaj ju dua me shume sa fjalet mund te pershkruajne. Ti ba me mesove sesi te kem sy te shoh gjerat ndryshe,ti shoh me art brenda,ti shijoj me pasion,ti ndjej me dashuri. Me bere te shoh gjithcka si art, me mbushe me dijet e tua dhe librat me te bukur qe kam lexuar ,ato libra qe sot me kane bere kjo qe jam. Me mesove te jetoj e lire,te mos kem frike…me dhe besim …me le te jem vetvetja e mos fshihem pas askujt. Sot ne pervjetorin vjetorin tend te ditelindjes lutem te te kem sa me gjate prane ,lutem qe te ti shoh syte e bukur vetem te qeshur. Do ngrejme dolli per ty ashtu sic i pershkruan autori yne i preferuar Remark Te dua shume . Gezuar diten e lindjes ba. Pergjithmone do te jem armina jote e vogel.”- janë fjalët e blogeres krahas fotos së ëmbël familjare.