BREAKING NEWS

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i republikës”, Frrok Çupi del sërish me deklaratën e fortë: Në Shqipëri fundërrinat...

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i
x

Gossip

Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë parakohe aktori dhe producenti i njohur shqiptar

Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë parakohe aktori dhe producenti

Sot është bërë e ditur se pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë aktori dhe producenti i njohur kosovar, Selatin Ademi, bëjnë me dije mediat e Kosovës.

Ademi ishte i njohur për rolet e tij në filmat si ”Cheaters” dhe ”Dhurata e Zotit”.

Lajmin për vdekjen e aktorit e ka bërë të ditur vëllai i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka informuar miqtë dhe familjarët e të ndjerit.

“Njoftoj shokët dhe dashamirët se pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë vëllau ynë”, thuhet në statusin e vëllait të të ndjerit.