BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Gossip

Artistja e njohur Justina Aliaj bën rrëfimin ndryshe, tregon ‘pengjet’ e saj: Nuk kam realizuar as 5% të ëndrrës sime, kjo është një e vërtetë e hidhur!

Artistja e njohur Justina Aliaj bën rrëfimin ndryshe, tregon

Justina Aliaj, artistja që gjithmonë i rikthehet skenës shqiptare sado larg që të shkojë. Ajo e cila nuk e la kurrë skenën, artin dhe jeton cdo ditë për të, pavarësisht shenjave e plagëve që mori pikërisht për të krijuar dhe performuar si një artiste shumëdimensionale. Në një intervistë në emisionin” Rreze Dielli” artistja u shpreh se nuk ka arritur që gjatë jetës së saj të realizojë as 5% të ëndrrave të thurura:

“Ëndrrat që kam patur kanë qenë shumë të bukura, kanë qenë fëminore, kanë qenë të realizueshme sepse askush nuk na ndalonte ne atë rrugicën tonë me lujt kush i bën pozat më të bukura. Ndërsa si realizim për gjithë jetën apo deri këtu ku kam ardhur, jo as 5%. Kështu që duhet të them të vërtetën, është shumë e hidhur të mos arrij të realizoj as sot. Sepse sot është një nocion tjetër që më pengon, gjithmonë dicka të pengon. Të them që kjo është një fatkeqësi, të kesh një vullkan në shpirt që do ta shprehësh…”  u shpreh ajo duke treguar se si iu prenë ëndrrat në mes nga sistemi I kohës” .

A ka pasur raste që nuk e ka dashur një rol? Për Justinën pavarësisht të gjithave ka rëndësi arti prandaj dhe në raste të tilla ajo di se si ta suportojë rolin e saj:

“Ka pasur raste që nuk e kam dashur një rol por unë bëjë një autosugjestion në vetvete, i bindem se do ta luaj dhe në fund përfundoj dhe them ndonëse nuk është ashtu, bindem dhe them “ ky është roli më i bukur në botë” dhe unë do ta loz këtë dhe i bëj yzmetin, dhe punoj, dhe e zbërthej, themi ne ‘ e bëj fije kadaifi” u shpreh ajo.

Dashuria e madhe për aktrimin e bëri që të jetojë me cdo rol të realizuar:

“Unë jam jo sikur po e luaj rolin, ta bëj me “ sikur” unë e jetoj personazhin. Teoria e Stanislavksi-tështë kjo, mbreti ishte me të qënurit në rol, kurse Stanislaski ishte me të jetuarit, unë jam për këtë”, përfundoi ajo.