BREAKING NEWS

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente policisë: Kush është zyrtari i lartë i Drejtësisë i përfshirë në dosje, Dvorani apo... (EMRI)

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente
x

Gossip

Artjola Toska humbi të atin para koncertit, Arbana Osmani i shkruan mesazhin e ndjerë këngëtares së dashur

 Artjola Toska humbi të atin para koncertit, Arbana Osmani i shkruan

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Artjola Toska ka humbur sot babain e saj.Pak orë para se të mbahej koncerti i Bashkisë së Tiranës ku ajo ishte e ftuar, i ati i saj ndërroi jetë pas një sëmundjeje nga e cila vuante prej kohësh.Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Arbana Osmani ka shkruar një mesazh të ndjerë për këngëtaren, e cila këtë të shtunë është pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Arbana thotë se të shtunën, këngëtarja do të shfaqet e lumtur, por me zemër të thyer.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e babait, mikeshës dhe artistes me zemër të madhe. Pak ditë më parë regjistruam bashkë programin ku Artjola zgjodhi të ishte e pranishme për t’i dhënë dikujt një mesazh shprese ndërsa babi i saj ishte shumë sëmurë. Të shtunën do ta shihni në ekran të buzëqeshur por unë e di që zemra e saj dhemb ashtu siç ndodh shpesh me artistët që para publikut që i do, fshehin lëndimet personale dhe janë gati të argëtojnë dhe të çojnë misionin e tyre deri në fund. Faleminderit Artjola, je e rrallë”, shkruan moderatorja.

Artjola Toska humbi të atin para koncertit, Arbana Osmani i shkruan