BREAKING NEWS

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat zbulon cilat janë 3 nga vendimet që mund të merren në tubimin e 2 Marsit nga Ilir Meta

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat
x

Aktualitet

Atentati i mbrëmshëm në Tiranë/ Dëshmojnë miqtë e viktimës: Një person i gjatë e thirri jashtë lokalit

Atentati i mbrëmshëm në Tiranë/ Dëshmojnë

Viktima Vilson Tafçiu, me origjinë nga Dibra, ndodhej në Tiranë për të varrosur gjyshen, e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Tafçiu mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit, pasi iu bë atentat nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ka marrë në pyetje personat që ndodheshin në tavolinë me Vilson Tafçiun, 28-vjeçarin që u vra sot me armë zjarri në zonën e Astirit në kryeqytet. Ata kanë deklaruar se një person i gjatë e ka thirrur viktimën dhe e ka qëlluar me armë jashtë lokalit. Noka ka marrë tre plumba në pjesën e gjoksit çka i kanë shkaktuar atij vdekjen.

Pista e parë në të cilën po hetohet lidhet me të kaluarën e tij. Sipas mediave informative, viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte dy mbiemra, Noka dhe Tafçiu.