Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Baba për herë të parë, moderatorit të njohur të “Top Channel” pas lindjes së të bijës i ndodh ajo që nuk e kishte imagjinuar kurrë

Postuar: 24/05/2019 - 10:03

Një vit më parë, moderatori i njohur Eno Popi u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Atena solli në jetë vogëlushen Liv, e cila është bërë kryefjala e çdo dite të çiftit.

Në një intervistë për "Who", gazetari ka rrëfyer se jo çdo gjë ka qenë e lehtë pas ardhjes në jetë të së bijës. Në fakt, edhe për meshkujt ekziston depresioni pas lindjes dhe në fakt Eno e ka kaluar diçka të tillë.

“Për mua, që nga ai çast jeta është bërë më e komplikuar, por me plot dashuri. Nuk mohoj dot që edhe emocionalisht kam përjetuar ulje-ngritje të forta, deri ekzistenciale. A jam një baba që po bëj gjithçka mirë? Ka ditë që nga pagjumësia, bota duket sikur më kthehet kundër por gjithçka zhbëhet nga e qeshura, përqafimi, belbëzimet apo hapat e parë. Kisha dëgjuar vazhdimisht nga ata që e kanë përjetuar prindërimin më përpara, se fëmija të ul egoizmin në tokë, dhe në fakt kështu ndodh.”

“Përshtatjen fillestare e kam patur jo pa trauma të vogla. Nuk e di a ka një depresion post edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak. Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re."- ka rrëfyer Eno.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 19:35

Marrëdhënia e saj me djalin e ish- kryeministrit Berisha është kthyer sërish në qendër të vëmendjes sot, kur një komentues e akuzoi se bën pushime të shtrenjta me paratë e vjehrrit.

Postuar: 25/06/2019 - 11:09

Aktori i humorit shumë i dashur për të gjithë Bes Kallaku, në rrjetin social ka postuar një video

Postuar: 25/06/2019 - 11:07

Moderatori i njohur  Alban Dudushi është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqi

Postuar: 25/06/2019 - 09:30

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ishte e ftuar së fundmi në "E diel

Postuar: 24/06/2019 - 16:47

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, është e martuar me nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Erma