Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Babai vdiq kur isha 9 muaj. Mamaja donte të hidhej nga dritarja me mua në krahë”, moderatori i njohur tregon historinë e dhimbshme

Postuar: 18/10/2018 - 14:00

“Mamaja mund të ishte hedhur nga dritarja, me mua në krahët e saj”, kjo ka qenë një nga deklarat më shokuese që ka bërë një ndër prezantuesit në të njohur. Carlo Conti “zhvishet” gjatë intervistës me Maurizio Costanzo në Canale 5 në mbrëmjen e vonë, sot , 18 tetor. Kush ja rrëfeu, ishte pikërisht nëna e tij, e ngelur vetëm pas vdekjes së babait të tij.

“Ajo më tha se pas funeralit, kur u kthye dhe nuk kishte më asnjë të afërm, të gjithë u zhdukën dhe ajo e gjeti veten me këtë fëmijë 18 muajsh”.

Nëna është një grua e fortë, thotë Conti, e cila “ka përveshur mëngët duke filluar nga zeroja, kurrë nuk më ka lënë të ndiejë mungesën e babait”. Një grua që e rriti atë vetëm, në një fëmijëri të vështirë, ishte në gjendje të përcillte vlerat dhe parimet tek ai. Babai i tij, Giuseppe, u sëmurë kur prezantuesi toskan ishte vetëm 9 muaj dhe familja e tij dhe gjyshërit shitën gjithçka për të provuar kurën dhe paguar për trajtimin.

Conti tregon: “Kur mbetën vetëm sytë për të qarë, mjekët na thanë se nuk kishte mbetur asgjë për të bërë”.

Pastaj erdhi Francesca, dashuria e gjetur pas një periudhe të kaluar duke bërë “Don Giovannin”.

“Francesca është gjithçka. Është gjysma tjetër e imja, është familja ime, është nëna e Matteos … është dashuria. Miqtë e mi, Leonardo [Pieraçioni] dhe Giorgio [Panariello], kur thashë se isha duke u martuar mendonin se bëja shaka … ata më shihnin si Alberto Sordin e grupit”.

Një kujtesë që është gjithmonë e gjallë tek Conti është ajo e shokut dhe kolegut të tij Fabrizio Frizzi. Për fytyrën simbolike të Rai, prezantuesi i vdekur roman: “Ai është një nga miqtë e pakët të pranishëm në botën e argëtimit”.

Thuhet se “do korrësh atë që ke mbjell” dhe ai me siguri kishte mbjellë aq shumë ndjenjë, aq shumë dashuri, aq shumë ndershmëri (…) na lidhnin kaq shumë gjëra, kaq shumë momente, kemi ndarë së bashku shumë vështirësi, kemi ndihmuar njëri-tjetrin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 19:25

Ermal Mamaqi i ka habitur të gjithë me foton e postuar në rrjete sociale ku zbulon se i ftuari i radhës në Xing do jetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Postuar: 15/11/2018 - 18:58

Shkëlzen Berisha nuk është shumë aktiv me publikime fotosh në rrjetin social Instagram, ama kur v

Postuar: 15/11/2018 - 17:32

Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani ka folur shumë herë në lidhje me prirjet e tij homoseksuale dh

Postuar: 15/11/2018 - 15:33

Ajo është dalluar që më herët për bukurinë dhe tiparet e rregullta.

Postuar: 15/11/2018 - 15:24

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më seksi në Shqipëri dhe ajo ndiqet nga thuajse të gjith

Postuar: 15/11/2018 - 15:23

Bashkëshorta e Mauro Icardi, Wanda Nara ka përfunduar sërish në faqet e para të mediave rozë.&nbs