BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Gossip

“Babain e kam humbur shumë herët”, gazetarja e njohur shqiptare përlotet në emision dhe tregon kush është mashkulli më i rëndësishëm i jetës së saj: Ai meriton një dekoratë nga Presidenti!

“Babain e kam humbur shumë herët”, gazetarja e njohur

Në puntatën e djeshme të emisionit ‘E ardhmja është vajzë”, ishin të ftuara gazetaret e ABC-së, të cilat folën ndër të tjera edhe për meshkujt më të rëndësishëm të jetës së tyre.

Gazetarja Xhensila Kodra ka folur për babain dhe partnerin e saj, duke zgjuar shumë emocione te shikuesit.

“Për tim atë do them vetëm dy fjali shumë shkurt. Ai është forca ime më e madhe dhe ashtu si ai që ka mbajtur familjen time të fortë, dua ta mbaj unë. Personi tjetër është im shoq, edhe pse nuk kemi shumë vite që njihemi ai është hija ime tashmë. Ai është e ardhmja, ashtu siç është emisioni është e ardhmja është vajzë, ashtu edhe unë e shoh të ardhmen krah tij”, tha ajo.

Më pas, gazetarja e Shëndetit, Ema Shazivari ka folur e përlotur për gjyshin e saj, i cili aktualisht nuk është mirë me shëndetin.

 “Gjyshi im më ka rritur ka bashkë me nënën. Ai është pak sëmurë këtë kohë. Quhet Hamza. Unë nuk jam shumë e mirë në të folur në të shprehur sidomos te njerëzit që e dua shumë. I them që e dua shumë”, u shpreh ajo.

Ndërsa gazetarja e politikës, Esiona Konomi ka zgjedhur bashkëshortin e saj si busullën e jetës.

“Për shkak të humbjes së hershme unë nuk kam shumë kujtime. Prandaj është im shoq, është busulla ime dhe meriton një dekorat nga presidenti i Republikës. Janë edhe disa burime që më sjellin shumë informacion, që nuk dua t’i përmend por më ndihmojnë gjithmonë. Nuk janë shumë, nuk e di nëse na ndjekin pasi janë shumë të angazhuar”, tregoi Konomi teksa u përlot.

“Babain e kam humbur shumë herët”, gazetarja e njohur