BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Gossip

“Bashkëshorti u tregua ‘i poshtër’”, moderatorja e njohur shqiptare rrëfen periudhën e vështirë të jetës së saj: U futa në dhomën time dhe qava një orë!

“Bashkëshorti u tregua ‘i poshtër’”,

Moderatorja Jonida Vokshi e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan‘ ka rrëfyer detaje për një ndër periudhat më delikate të jetës së saj. Ardhja në jetë e vogëlushes së saj Emi dhe fakti që u bë nënë për herë të parë, u shoqëruar edhe me situata delikate.

Frika e fëmijës aq të vogël në krahët e saj, frika e një qenieje aq të brishtë, shoqëruar pastaj me pikëpyetje të tjera, fare të zakonshme për nënat e reja, natyrisht kanë qenë të pranishme edhe te Jonida, e cila shpeshherë është ndier keq përballë sfidave të natyrshme të paslindjes.

Por Besniku, hileqar, “i poshtri”, siç e quante ajo, në fshehtësi lexonte se si duhet të mbahej fëmija kur kishte dhimbje barku, si duhej qetësuar kur qante shumë etj. etj. Këto “truke” të vogla që babi i ri kishte nisur t’i praktikonte sapo i mësoi, po e qetësonin Emim më shumë sesa e qetësonin me të ëmën.

E ndier keq nga kjo situatë, pse e sapolindura qetësohej me të atin dhe jo me të, Jonida kishte pasur raste edhe kur kishte qarë për më shumë se një orë në dhomën e saj… “Ngaqë Emi nuk qante me Besnikun dhe qante me mua dhe ngaqë të gjithë të afërmit kishin vënë re që Besniku e qetësonte, më bëri të ndihesha keq. U futa në dhomën time dhe qava një orë…” – u tha Jonida fëmijëve, por tani nuk ka më frikë, sepse është mësuar, madje mund edhe ta hedhë hopa e të kënaqet me të bijën njëlloj si i ati. Edhe më shumë, po të doni…

“Bashkëshorti u tregua ‘i poshtër’”,

Më të lexuarat