Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Befason modelja Angela Martini, tregon arsyen pse u martua me miliarderin e veshur e gjitha me të zeza

Postuar: 13/11/2019 - 20:26

Modelja e njohur Angela Martini është rikthyer në Shqipëri për të promovuar librin e saj të parë ‘Dashuri, shpresë, dritë’.E ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, ajo nuk ka nguruar të rrëfejë shumë sekrete që askush nuk i dinte më herët.

Bukuroshja ka treguar se si e mori vendimin për t’u martuar, mbi të gjitha jo si një nuse tradicionale, por e veshur me të zeza.Angela deklaroi se çifti nuk kishte diskutuar asnjëherë më parë për martesë, por thjesht u zgjuan dhe vendosën të bëjnë diçka jo tradicionale.

‘Kjo zgjedhje ishte sepse ne kemi vendos në të njëjtën ditë me u martuar. S’kemi qenë të përgatitur, s’kemi qenë të fejuar, apo të kemi folur më parë për martesën. Jemi çuar prej gjumit, kemi thënë “Çfarë bëjmë sot? A martohemi”? Ishim duke shkuar në Las Vegas. Është bërë tamam procedurë, por në Las Vegas ka më shumë shpejtësi’.

‘Burri im dhe unë nuk jemi shumë tradicionalë. Ne mendojmë se njerëzit bëjnë martesa të mëdha, por kjo nuk do të thotë dashuri e fortë. Ne kemi dashur të bëjmë diçka speciale dhe burri im ka thënë “kur shoh nuse nuk më pëlqen asnjë”. Thashë me vete, ça jam duke bërë duke u martuar me këtë. Tha: Unë e dua nusen që të jetë seksi edhe kur të vijnë tek unë t’i them ok që jam gati për këtë martesë”, tha Angela Martini, e cila së fundmi ka ardhur me një libër të ri të quajtur ‘, përfundoi modelja.

Kujtojmë që Martini prej dy vitesh është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Pas një lidhjeje disa vjeçare, çifti vendosi ta kurorëzonte dashurinë e tyre me një ceremoni në Las Vegas.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 19:54

Modelja shqiptaro-holandeze Amantia Van Holthe do të marrë pjesë në një agjenci mode në Tiranë.

Ajo ka lindur në 10 prill të 2002 në Den Haag të Hollandës, nga një baba hollandez dhe mamanë shqiptare.

Postuar: 14/12/2019 - 19:36

Humoristi i mirënjohur shkodran Gëzim Kruja ka mbushur ditën e djeshme 80 vjeç.

Postuar: 14/12/2019 - 17:51

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj ka dhuruar 3 mijë dollarë në “Fundjavë Ndryshe, për të nd

Postuar: 14/12/2019 - 15:53

Dikur ajo ishte një ndër këngëtaret më të dashura.

Postuar: 14/12/2019 - 14:33

Kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin, ka tërhequr vëmendjen në Samitin e BE-së.

Postuar: 14/12/2019 - 14:00

Lajmi se Rudina Dembacaj ka tashmë një histori të re dashurie me një biznesmen, ish-deputetin Mar