BREAKING NEWS

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të shëruar dhe 3651 të infektuar në 24 orë

Italia kalon 10 mijë të vdekur, 889 të vdekur, 1434 të
x

Gossip

Befason Rudina Dembacaj: Më kanë propozuar 2-3 herë për t`u bërë deputete

Befason Rudina Dembacaj: Më kanë propozuar 2-3 herë për t`u

Sot në rubrikën “Këndi i së vërtetës” aktorja e humorit Rudina Dembacaj iu përgjigj një serie pyetjesh duke filluar që nga fëmijëria e saj, marrëdhënien me prindërit, bullizmin, raportin mes programeve të humorit dhe skenës së teatrit, e deri tek qasja e saj me politikën.

“Jam me fat për nënën që kam, është treguar goxha autoritare me mua, por unw do jem pak më e butë ndërsa babai është idhulli im. S`kam bërë asgjë pa mbështetjen e tij” ka treguar e emocionuar aktorja.

Dikur në adoleshencën e saj, Rudina ka pasur një betejë të madhe ndaj mbipeshës, të cilën ajo e ka fituar dhe sot është më në formë se kurrë.
“Asokohe nuk e kam vuajtur fare bullizmin dhe pse isha shumë e shëndoshë” ka treguar më sportivitet ajo.

Sa i takon krahasimit programeve të humorit apo skenës së teatrit, ajo ka bërë një paralelizim mes një fast-food-i dhe restorantit të saj ku sigurisht ajo zgjedh këtë të fundit.

Suksesin e komedisë brilante “Boeing-Boeing” 40 % ajo ia atribuon regjisorit Kiço Londo, ndërsa 60% e ndan mes vetes dhe 5 kolegëve të saj, secili nga 10 %.

Por a e ka menduar ndonjëherë Dembacaj përfshirjen në politikë duke qenë se partneri i saj Mark Frroku, dikur ka qene pjesë e saj?

“Unë kam shumë dëshirë që ne të jemi një vend demokratik, një vend me zhvillim ekonomik më të madh, por nuk e shoh ende veten në politikë pavarësisht se më është propozuar 2-3 herë për t`u bërë deputete” ka përmbyllur rrëfimin e saj Rudina Dembacaj.