BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Gossip

“Bëni kujdes ndaj COVID-it”, aktori Gentian Zenelaj flet hapur dhe ka një mesazh për gjithë shqiptarët: Kam miq e shokë që...

“Bëni kujdes ndaj COVID-it”, aktori Gentian Zenelaj flet hapur

Aktori i humorit, Genatian Zenelaj iu ka dhënë  një mesazh të fortë gjithë shqiptarëve mbrëmjen e djeshme për situatën e pandemisë që po kalojmë.

“Nuk është kollaj të bësh humor duke parë frikë në sytë e njerëzve por jam i bindur që do e kalojmë” e nisi intervistën e tij Gent Zenelaj në emisionin “PolitikOn”.

Zenelaj iu bën thirrje qytetarëve ta marrin seriozisht virusin pasi shumë miq të tij rrezikuan shumë nga kjo pandemi. Jo për faj të virusit por për mungesë të kapaciteteve që Shqipëria ka për ta përballuar.

“Duke pasur kontakte me miq mjekë dhe miq pacientë do të thoja se njerëzit duhet ta marrin pak më seriozisht. Ndoshta dyfishin e seriozitetit që japin disa media serioze. Duhet realisht të kuptojnë që nuk është çështja nuk ka pandemi apo nuk ka infeksion. Çështja është tek kapacitetet që ka Shqipëria dhe mundësitë që ka ajo për ti ardhur në ndihmë njerëzve. Unë dyshoj shumë që Shqipëria ka kapacitete të mjaftueshme. Dhe do i lutesha njerëzve të bëjnë kujdes aq sa munden. Kam miq e shokë që pa asnjë sëmundje shoqëruese, apo as përdorues alkooli as cigareje kanë qenë të rrezikuar shumë. Prandaj duhet kujdes.”, u shpreh aktori.

Më të lexuarat